Elhaida Dani bën për vete italianët; kalon lehtësisht në fazën gjysmë finale të programit the Voice of Italy

- Ndërkohë që në Malmoe, në festivalin 'Eurosong', priten të këndojnë Lulgjuraj-Sejko, në programin 'the Voice of Italy' në Rai Due sapo u votua grupi i Riccardo Cocciante-s, dhe publiku zgjodhi sërish të çojë në fazën tjetër gjysmë finale këngëtaren shqiptare, Elhaida Dani. Elhaida këndoi një këngë të Lara Fabianit, kant-autores së famshme belgo-kanadeze që këndon në të gjitha gjuhët e notës; është fjala për këngën teknikisht shumë të vështirë me titull ‘Adagio’, të cilën ajo e këndoi në stilin e vet, dhe korri një sukses absolut fillimisht në studion gjigande të RAI-it. Spektatorët në teatër nuk pushonin ovacionet, gjë e rrallë në një kompeticion të tillë televiziv, ku kërkohet vetpërmbajtje e ekulibër për të mos ndikuar votimin e publikut të gjerë nëpërmjet telefonatave. Por të parët që u përndezën nga interpretimi i saj ishin katër trainerët, Piero Pelú, Noemi, Raffaela Carrá dhe Riccardo Cocciante, të cilët – dhe kjo është një gjë që nuk praktikohet në këtë fazë të garës – e komentuan njëri pas tjetrit. Raffaela Carrá u shpreh në ekstazë: në çdo shtëpi italiane janë thyer 4-5 llampadarë gjatë kohës që ka kënduar Elhaida.
Të enjten tjetër zhvillohen gjysmëfinalet, dhe Elhaida është një nga favoritet për ta fituar këtë garë muzikore, që është shndërruar në një nga programet televizive më të ndjekur në Itali.
Re.Pu.
Comments
bravo Elhaida, barvo
<p>bravo Elhaida, barvo Sejko-Lulgjuraj, na ngrohet shiprtin, Goooooo Albaniaaaaaaaaaa</p>
BIG
<p>BIG LIKEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEE ELHAIDA :)</p>
Hallall El Haides.
<p>Hallall El Haides.</p>
Add new comment