Unë jam shëmbëllim i deziluzionit të madh – thotë Myslym Pashai dhe tregon çfarë i ka ndodhur në Fier

Postuar në 16 Maj, 2013 10:11

Më ka ndodhur një ngjarje e rëndë kur ngrija strukturat e AK në Qarkun e Fierit. Një deputet i parlamentit të sotëm dhe që kandidon për parlamentin e ardhshëm u shfaq si fantazmë në Myzeqe dhe i mbërtheu për gryke drejtuesit “idealistë” të AK (Ja se si u shkri idealizmi!!!) Ideja ishte që Myslim Pasha të mos kandidojë në Fier, ta spostojmë ku të dojë, na duhet një intelektual fierak , që të ketë edhe para, ….” Ngjarja vijon për një natë të gjatë me marrje firmash dhe peticione… Peticioni udhëton për në qendër, jo hipur në kuaj por mbi krahë lakuriqësh nate, që fluturojnë pas valëve elektromagnetike : “valë të ligësisë politike shqiptare” Pastaj, kjo pazarlakuriqësh të natës, krijon skuadra të zeza, trysnish, se “votat do t’i shkojnë lakuriqit të Myzeqesë” prandaj “vendos se ç’do të bësh!…” Kjo rrëfenjë reale është e natyrshme në Shqipërinë e tregut të pushteteve, vjedhjes e shitblerjes së votës. Ngjarja është shumë e rëndë. Përjetimi im idealist ka qenë “shokues” Pas kësaj një deputet tjetër nga një “Zuskë e politikës’” erdhi në pazarin e Gjanicës së përmbytur dhe bleu një Kryetar të AK… për të dëshmuar se politika shqiptare është plot e për plot me lakuriqë të natës

Rrëfimi është i Myslym Pashait, shkëputur nga një intervistë e tij për të përditshmen DITA. “Pse vallë qenkam unë një figurë publike? Se kam shpëtuar Detin apo se dhashë Dorëheqje? – shpërthen ai në përgjigje të njëjrës nga pyetjet të cilën intervistuesi e nis me “ju jeni figurë publike…” etj. Dhe shton: “Kjo “dorëheqja “ iu ka pëlqyer një pjese që e trajton ikjen time në favor të njërës apo tjetër anë, kur dihet që edhe unë nuk mund t’i shpëtoj ndikimit të mendësisë së gatuar në Shqipëri, me të cilën ushqehemi çdo çast. Unë jam shëmbëllim i deziluzionit të madh…” a.n.

Intervista: http://gazetadita.al/16-maj-2013/

Comments

Submitted by Anonimi (not verified) on

Kolonel Pashaj (jo profesor, se profesor eshte zhgradim per nje oficer te larte) tregove burreri, ndershmeri dhe idealizem, tre gjera qe jane te rralla t'i gjesh tek shqiptaret sot.

Do ishte mire qe te kandidoheshe ne Kongres per kryetar te AK, jam i sigurte qe do fitosh. Per financat mos u shqeteso, shqiptaret e diaspores e hapin portofolin per nje Patriot si ti. Koha eshte e maskarenjve por AK-ja eshte e shqiptareve.

Submitted by Doku (not verified) on

Loxova artikulllin tek "Dita".

Me ra ne sy nje fjali, qe "analistet" dhe komentatoret shqiptare e harrojne gjithnje, te nisur nga vrulli histerik anti-AK qe per fat te keq po shtyhet me shume nga "rilindasi" Rama sesa nga Berisha.

Pashaj nuk harron te theskoje: "Mos prisni nga mua që shaj apo t’i përvishem Kreshnik Spahiut, se nuk është koha".

Submitted by voica (not verified) on

Muci, kjo gazete me pelqen me shume nga te gjitha pikerisht per natyren e saj, ndryshe nga korniza tradicionale ne strukture dhe stil.

Biles, cuditem kur rezultanten e "peshes" se gazetes disa e percaktojne nga numri i komentuesve ne të. Vertet TemA mund te kete shume me shume komentues, por tek artikujt e ResPublica-s nuk ke se si te besh koment-pasoje kjo e asaj qe permenda me lart, stilit dhe menyres se si e servir lajmin.

Por tek ky shkrim si dhe tek ai tjetri me "drejtora burgjesh", kam pershtypjen se nuk jane te tradites tuaj dhe "gjysmake".

Nuk dua te mendoj qe do behet fenomen.

(ja qe m'u duk shqetesuese, o Muc, megjithese konkretisht keto te dyja te sotshmet jane lajme pa ndonje peshe...)

Submitted by a.duka (not verified) on

Voica po pse fshihesh mi xhan? :) Ti ke emrin e bukur Robert :)

Intervista e Pashait eshte prekese. Per ata qe duan te lexojne deshperimin e njerezve qe sakrifikojne per Shqiperine, por Shqiperia i ve poshte.

Submitted by kokpalari i 21 ... (not verified) on

Muci mos degjo keta qe bejne sikur thone ndonje fjale te mire per sajtin, pastaj ngulin thumbet e tyre qe pale se ku i kane mbushur me helm. Tema ka tjeter profil, ResPublica tjeter profil nuk perjashtojne njera tjetren.  Do ishte bukur nese do sillnit ate pjesen e intervistes se Pashait te Dita per meditimin te vendi ku u vra Ziver Veizi. "Ka mbire bar i ri mbi gjakun" - thote. Te degjoje kush ka veshe

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.