Malaj i përgjigjet Gjikës: Merru me Bashkinë, e jo me partinë!

Postuar në 16 Maj, 2013 12:29

Arben Malaj nuk e ka vonuar përgjigjen ndaj Shpëtim Gjikës, i cili paradite bëri publike një deklaratë, ku i bënte apel të tërhiqej nga kandidimi i pavarur, pasi kështu i jepte një dorë Berishës. Gjika me këtë rast u bë pjesë e fushatës elektorale, gjë që më parë ishte verifikuar me Bashën në Tiranë.

Deklarata e Malajt ëhstë po aq e gjatë, dhe me po atë stil emfatik: “Unë ju kam shërbyer dhe do t’iu shërbej socialistëve dhe njerëzve të mrekullueshëm të vendit tim të dashur. I kam dhënë dhe do t’i jap pa fund Vlorës dhe jo vetëm Vlorës, dashuri dhe përkushtim, për një të ardhme më të mirë. Do ta bëj këtë pa asnjë frikë nga sulmet tuaja. Do ta bëj këtë pa asnjë joshje nga ofertat e pista. Do ta bëj si detyrim mirënjohës ndaj kudo dhe kurdoherë.”

Pastaj, ka vijuar herë duke saktësuar e herë duke denoncuar: “Në asnjë rast të angazhimit tim politik nuk kam votuar për Sali Berishën. Atij i shërbejnë ata që ndryshuan Kushtetutën dhe që bashkëpunuan për të rrëzuar socialistët…. Presioni juaj ndaj strukturave të PS-së për të penguar fushatën time modeste dhe pozitive është rritur ndjeshëm dhe në nivele të turpshme. PS-ja nuk është bashkia e Tiranës apo e Vlorës. Berisha merr më shumë vota nëqoftëse Shpëtimi nuk bën mirë punët e bashkisë ngaqë lodhet me kontrollin e partisë. Nëse Edi Rama nuk e dëgjoi Shpëtim se kush duhet të ishte në përfaqësimin e Vlorës dhe hoqi tre prej tyre, Vlora nuk do ta dëgjojë Gjikën se kush i shërben Berishës, aq më tepër që kjo në Vlorë dallohet lehtë që nga buza e detit.”

Re.Pu.

Comments

Submitted by AnonimTR (not verified) on

<p>Ou me vertet e ke? Tani duhet te te marrin leje ty se me cfare duhet te merren njerezit? Shume shpejt do shohim se kush je ti, dhe sa vota do arrish te blesh.</p>

Submitted by ILIRET (not verified) on

O Beno! Ke hyr ne skedinat e basteve.Behet deputet Arben Malaj apo jo?Me afer propabilitetit 1, nuk behet. Po lere o Beno.
Humbja do te jete jetesore per ty. E shikon kush e mbron kandidimin tend. Vetem te djathtet. Te gjitha sondazhet ne qarkun e Vlores tregojne se PS i ka votat e 2009, pa asnje renie. Per ty japin voten ne sondazhe, disa nga PD, vetem per forme presioni, sepse ne votimet e 23 qershorit nuk ke per ti kaluar 1 000 votat. Sidoqofte
dem ke per ti sjelle te majtes.
Mos kujto se socialistet jane dakort me vendimin e Edi Rames per moskandidimin tend. Por socialistet e zgjuar, perpara
kapriciove dhe inateve te Rames, vene perkushtimin e gjithe socialisteve shqiptare per largimin e regjimit gjysem diktatorial dhe gjysem feudal te Berishes.
Qendro ne kampin e majte, duke luftuar qofte edhe si ushtar i thjeshte. Lufta nuk mbaron me 23 Qershor. Jeta eshte nje lufte e gjate. Por me 23 qershor ti mund te dalesh perfundinisht jashte betejes. Eshte ne doren tende te jesh apo te mos jesh pjese e fitores te socialisteve.
E shikon sa te do Berisha sot. Ai qe cfare nuk ka thene per ty? Lere garen dhe jepi shansin te te shaje perseri. Edhe Edi Rama, nuk do te rrije jete e mot ne krye te PS. Nje
dite edhe ai do te largohet, sic u largua Nano. Ama, socialistet dhe PS do te jene aty. Rri edhe ti aty. Kontribuo dhe do te jesh i vleresuar. Koha e ndan te drejten.
Pra lerja fajin Edi Rames dhe mos e rrit torturen e popullit shqiptar me stresimin qe i ka sjelle qeverisja e Berishes.
Edhe nje gomar po te ishte sot ne krye te PS, do te merte votat e shqiptareve dhe do te fitonte ndaj Sali Berishes. Ky gomar pati fatin te jete Edi Rama. Keshtu qe ti mos u trego kokemushke.
Besoj se kete shenim timin nuk do ta marresh si nje fleterrufe. Keshtu qe besoj se thelle thelle, ty nuk te behet qejfi qe Edi Rama te humbe zgjedhjet. Ti nuk do ta doje kurre ne dore kete arme
shkaterrimtare….
Pershendetje…

Submitted by Meço Kapterri (not verified) on

<p>&nbsp;ky llakatundasi qe e mban veten per vlonjat safi po kopjon Nanon me fraza koti. po te pakten Nano nuk ishte kaq katnar sa Malaj</p><p>Do terhiqesh oBen do terhiqesh se s&#39;ke bythe per keto pune ti , po mos u bej legen fare si Kaqi zi</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.