Nënshtrimi, një tipar që tok me mercenarizmin, e bartim prej qindra vjetësh?

Postuar në 16 Maj, 2013 08:04

Dje u publikua një email mobilizues që u ish dërguar drejtorëve të shkollave të Fierit, me anë të të cilit u kërkohej këtyre të fundit të ngrinin në këmbë mësuesit e tyre, të dilnin për të pritur Berishën. Sot portalet online të gazetave Tema e Dita kanë botuar disa SMS ku një përfaqësues i stafit të kandidatit për Tiranën, Gazmir Dibra, me emrin Almir Gurakuqi kërkon t’i dorëzohen kartat e identitetit “Tuajat dhe të familjarëve” – shkruan.

Është e qartë që ka presione të ndryshme mbi zgjedhësit për të votuar Berishën në 23 qershor edhe nëse nuk e dëshirojnë një gjë të tillë. Por pse viktimat e këtyre këtyre presioneve binden? Një përgjigje e jep sot Mustafa Nano në një opinion botuar në të përditshmen SHQIP ku ndër të tjera shkruan:

“Frika se mos humbasin vendin e punës bën të vetën (këtë më thanë ata), por është dhe një skrupull a stepje e një lloji tjetër. Ka që e shpjegojnë dhe me një frikë abstrakte, me një frikë se mund të ndodhë shumë më tepër se sa humbja e vendit të punës por, sipas meje, ka një teprim në këtë mes. Ky shpjegim i fundit është një alibi që ata ia kanë gjetur vetes. Po, motivi kryesor, për të cilin ata nuk e ngrenë zërin, është frika se mos humbasin vendin e punës. Dhe nëse mund të flitet për një motiv tjetër, ky motiv do të ishte një dispozicion i tyre psiko-mental për të ulur shpinën, për t’u nënshtruar, për t’u konformuar me mainstream-in, e mbi të gjitha me autoritetin, e në mënyrë më specifike me pushtetin. Ky është një tipar që, tok me mercenarizmin, shqiptarët e bartin prej qindra vjetësh….” a.n.

Nano: http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/05/16/eshte-mobilizuar-sh...

SMS-të: http://www.gazetatema.net/web/2013/05/16/pd-u-mbledh-kartat-...

Comments

Submitted by Liku (not verified) on

Pikerisht pse karakterizohemi nga keto tipare (nenshtrimi dhe mercenarizmi), dhe nga shume tipare te tjerav te ndyra, Shqiperia eshte ne kete gjendje te tmerrshme, varferi, mjerim dhe plehra, ne vend te fundit per cdon gje. ketu duhet nje pune e madhe duke filluar qe nga edukimi i femijeve ne moshe te hereshme 2-3 vjec, edukim qe te kete si bosht kalitjen e pavaresise individuale, te kryerjes sets gjitha puneve (apo detyrave),  vete jo me ndihmen e te tjereve pastaj me edukate qytetare e brumosje me tipare e virtyte fisnikesh ...kjo do te rrise nje brez komplet ndryshe nga c'kemi pasur deri tani i cilinuk do te pajtohet kurre me genjeshtrat (si genjeshtrat e kriminelit Sali Berisha psh), dhe me njerezit e ligj qe perpiqen pai hyre asnje gjemb ne kembe te bejne presion mbi te tjeret; te vjedhin e shkaterrojne zgjedhjet...lere me pastaj kur njerezit e edukuar dhe te kulturuar do te degjone per bema si Mega vjedhjet ne ndertimin e rruges Durres-Kukes, apo Gerdecin, apo vrasjen ne mes te dites se 4 qytetareve qe protestuam kunder varferise e mjerimit berishian, apo shkaterrimit te ambjentit dhe te natyres...njerez te tille te edukuar me indipendence e vullnet per te punuar qe ne vegjeli nuk do t'a lejonin kriminelin Sali Berisha dhe banden e tij as edhe nje sekonde mbi kurrizin e tyre.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

"...Ky është një tipar që, tok me mercenarizmin, shqiptarët e bartin prej qindra (600) vjetësh….”.

Submitted by katarakti (not verified) on

"...Ky është një tipar që, tok me mercenarizmin, shqiptarët e bartin prej ... (6.000) vjetësh….”.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.