Shpëtim Gjika bën deklaratë kundër Malajt; dhe i bën kronologjinë e karrierës me votat e vlonjatëve

Në PS nuk e kanë gëlltitur dot gjestin e Arben Malajt. I fundit që e demonstron këtë është kreu i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika që ka bërë sot një deklaratë kundër Arben Malajt. Deklarata është e gjatë, në stil emfatik dhe me qëndrime të qarta e të forta. “Jemi KUNDËR (kundër është e shkruar me gërma kapitale nga vetë Gjika) veprimit politik të z. Arben Malaj për të kandiduar si kandidat i pavarur në qarkun e Vlorës në zgjedhjet politike që do të mbahen në 23 qershor”, thotë ai në krye të herës.
Më poshtë, ai “i kujton Malajt se është ende borxhli ndaj Vlorës e vlonjatëve, ndaj socialistëve vlonjatë sidomos”, e për të ilustruar idenë e vet bën kronologjinë e karrierës së Malajt me votat e vlonjatëve, që ka filluar në vitin 1992. “Qysh nga ai vit, me votën e socialistëve vlonjatë z. Malaj bëri përpara në karrierën e tij politike, në Kuvend e në Qeveri, në të gjitha qeveritë socialiste, në të gjitha grupet parlamentare socialiste”, nënvizohet në deklaratë.
Gjika ka një interpretim të vetin lidhur me këtë që po ndodh: “Si kandidimi i z. Malaj, i z. Prifti, ashtu edhe hedhja në prehrin e Berishës i Islamit etj, janë, për mendimin tonë, tentativa për t’i dhënë alibi Berishës që synon t’i vërsulet me babëzi votës popullore për ta tjetërsuar e për ta vjedhur, e për të thënë pastaj se nuk ishte ai që i vodhi, por ishte PS që humbi për shkak të gjoja përçarjes”.
Në fund thotë: “Ne e kemi të qartë se çdo votë që mund të marrësh ti, është votë pro Sali Berishës. Do t’ia bëjmë të qartë të gjithë popullit opozitar. Fatmirësisht jemi ende në fillim të fushatës dhe bateritë ende s’janë zbrazur. Vendi yt, Arben Malaj, është përkrah nesh, ashtu siç e do nderi yt e i familjes tënde. Presim ta zësh sa më parë e me modesti atë vend. Mëritë personale do të dimë t’i kapërcejmë, si në çdo familje të shëndoshë.”
Re.Pu.
Comments
Ah, na qenka Malaj sorra,
<p>Ah, na qenka Malaj sorra, tani qe vrate me sacme ujku sorren AKZ? Qelloni, qelloni, se duke vrare sorra do kuptoni qe me 23 Qershor nuk i'u dalin llogarite...</p>
Gjika nuk eshte vecse kravata
<p>Gjika nuk eshte vecse kravata me ngjyre qe kryetar Edi e lidh, e zgjidh, e ve dhe e heq kur te doje. Nuk ka peshen ky feudal lokal te gjykoje Malajn dhe kontributin e potencialin e tij politik ne keto vite. Se paku Malaj pati guximin tu drejtohej qytetareve per vote pasi Rama e shperfilli enkas, po ky gjikanonimi a e ka guximin te konkurroje i vetem e pa mbeshtetjen e grushtit te partise nen te ndenjura?!?!?!</p>
Bravo Gjika, ndaj të njëjtin
<p>Bravo Gjika, ndaj të njëjtin mendim me ty. Po Arben Malaj nuk është i përhershëm në PS, ai kamrr boll nga PS, ti kthehet profesionit në se nuk e ka harruar apo ai njeh vetëm profesionin e firmave piramidale. Si nuk i vjen turp që ju kërkon vlonjatëve votën. Po dhe sikur të jetë i ndershëm Malaj (ndonëse nuk është i tillë, shok i ngusht i Nano mafiozit), çfarë hallesh do tu zgjidh vlonjatëve Malaj si person. Malaj dhe Nano i premtuan Vlonjatëve që do ti kthenin parate e firmava piramidale, pse i harruan këto premtime. Mbushën xhepat e tyre, u kapardisën makinave, me shoqërues, bodygardë dhe avione, lukse etj. Si nuk të vjen turp o Arben fshatari, ik fshiu ose shko e beji fresk Saliut sikurse Kaçi i zi. </p>
Add new comment