Gallatë në KQZ: Gjobisin një parti, pasi ka diskriminuar burrat!!!!

Në fillim u mor si një lajthitje e ndonjë gazete, por tani është marrë vesh se lajmi është tamam ashtu si është shkruar. Një parti që merr pjesë në garën elektorale, Partia Popullore Kristian Demokrate, është gjobitur me 14 milionë lekë nga KQZ-ja. Arsyeja është shumë e thjeshtë. “Nuk kanë zbatuar detyrimet ligjore për kuotat gjinore”, thuhet në Gazetën Shqiptare. Nuk kanë vendosur kandidate femra aq sa kërkohet nga ligji? Jo, kanë vendosur shumë më tepër se sa e kërkon ligji. Saktësisht, kjo parti ka vënë në listën e kandidatëve për deputetë 126 femra e 31 meshkuj.
Në këto rrethana, KQZ-ja e “katër mosketierëve” ka marrë vendimin për t’i vënë një gjobë kësaj partie, ngaqë ka diskriminuar burrat. Dhe kjo nuk është shaka, është e vërtetë. Me fjalë të tjera, ligjin e diskriminimit pozitiv në favor të femrave, ligjin pra që bën të detyrueshëm një trajtim preferencial të një kategorie të shtypur apo të një pakice me synimin që këtyre të fundit t’u jepet një dinjitet që nuk e kanë pasur, KQZ-ja e interpreton në mënyrën e vet. Dhe kështu ka marrë në mbrojtje edhe kategorinë “e shtypur” të burrave!!!
M.N.
Comments
Eh mor Muc nuk eshte KQZ jone
<p>Eh mor Muc nuk eshte KQZ jone qe e interpreton keshtu ligjin, ne fakt eshte gjithe bota, perfshire dhe aty ku e ka origjinen ligji, Suedia dhe Norvegjia.</p><p>30% eshte limit si per grate edhe per burrat.</p>
Te jesh grua ne shqiperi
<p>Te jesh grua ne shqiperi eshte me te vertete e veshtire</p>
Add new comment