Ndjej keqardhje për PS, kur shikoj sa shumë ka ndryshuar Berisha - thotë Islami duke replikuar me Daden

“Sigurisht që, kur kolegët rreshtohen në llogoren e cila për 22 vjet e ka nëpërkëmbur Shqipërinë, e cila e ka dhunuar jo vetëm psikologjikisht, por dhe fizikisht, madje dhe vetë kandidatët e PD, ish deputetë të PS, padyshim që ndjejmë keqardhje. Por jam më shumë e dëshpëruar. E mendoja mbrëmë dhe nuk e di si ndjeheshin ata të dy kur hipën në tribunë, përkrah njeriut që i ka dhunuar, përkrah njeriut që ka dërguar SHIK-un në vitin 1996 dhe që ne e kemi shpëtuar nga duart e këtij shërbimi sekret ndonjërin prej kolegëve që ishin mbrëmë në atë tribunë të PD përkrah Berishës, pra nga duart e SHIK-ut që ishte aq i egër në ato vite të vështira. Por, në politikë, madje kudo në veprimtarinë njerëzore, individi mban përgjegjësi për hapat që hedh dhe hapat që nuk hedh. Kështu që përveç keqardhjes nuk kam asgjë tjetër”. Fjalët janë të deputetes së PS-së Arta Dade në një intervistë në të përditshmen Shqiptarja.Com.
Dade nuk ka përmendur emra por me sa duket Islami e ka gjetur vetë veten në fjalët e saj. Në një reagim në FB ai shkruan ndër të tjera:
“Ajo qe thote zonja Dade duhet te ngrinte ne kembe te gjithe anetaret e kryesise dhe te forumeve socialiste kur Rama vendosi te me perjashtonte pa marre parasysh fare ne konsiderate eksperiencen time perfshir edhe kete qe thote zonja Dade. Zonja Dade ne fakt ka qene kunder perjashtimit tim nga PS por ajo qe thote sot duhet ti ishte thene Rames me force ne sy sepse eshte argument kunder Rames dhe pro meje. Ndjej keqeardhje qe PS ka arritur te perjashtoje shume njerez me kontribute ne PS, por vecanerisht individe me titullin Profesor te arsimuar ne perendim, duke shperfillur jo vetem trurin e tij por edhe sakrificat e tyre e te familjeve te tyre. Dhe keqardhja per PS behet akoma me e madhe kur shikoj sesa shume ka ndryshuar Berisha i cili jo vetem ka reflektuar sic ka thene vete ndaj gabimeve te se kaluares duke i bere thirrje Rames te mos te njejtat gabime qe ai vete ka bere ne te kaluaren por me teper te vleresoje qendrimet prej shtetari, qendrimet per te luftuar dukurite negative te bojkotit, veprimeve te dhunshme dhe te bllokimit te integrimit. Ky eshte eshte jo vetem argument kunder Rames por edhe argument pro Berishes dhe vendimit tim. Une do te vazhdoj te jem shtetar, te punoj per vendin tim, per shqiptaret, per integrimin ne BE por edhe per ceshtjen kombetare...” a.n.
Comments
]censuruar] .... Berisha po

]censuruar] .... Berisha po te shperblen me nje post deputeti, pas kesaj do harrohesh si shume te tjere

Te rrime shtrember e te

Te rrime shtrember e te flasim drejte, te vetmit qe kane te drejte ti kerkojne llogari Kacit jane ata qe kundershtuan perjashtimin e tij nga Rama. Kush e pranoi atehere, nuk ka pse i kerkon llogari ketij se vendosi te zgjedhe nje rruge tjeter politike.

Po te mos ishte profesor i

Po te mos ishte profesor i shkencave ekzakte me specializime europiane, do t'i shprehja ngushellime mallakastrioce.

Megjithate boll o njerez te mire me ca individe qe shprehin mllefin duke shkuar per te fjetur me mullixhiun.

Por ti i je kundervene Edi
Por ti i je kundervene Edi Rames, dhe nuk e ke respektuar institucionin e kryetarit, vijen e partise. Nje shtetar duhet te respektoje rregullat, vendimmarrjen, debatin. Ti nuk e ke dashur Edin ne krye te partise, e ke urryer, je munduar ta demtosh. Por ne kete menyre nuk ke demtuar vetem ate por edhe PS. Jo vetem ne parti por kudo ka nje rregull: te gjithe Jane te rendesishem por asnje eshte i pazevendesueshem! Ti Kaci kurre nuk do ta gjesh veten ne pd dhe do te vjellesh tere jeten kete gabim qe ke bere.
po si ti bindej kryetarit kur

po si ti bindej kryetarit kur kryetari nuk i bindet statutit të partisë, kur kryetari uzurpon partinë ça kryetari është ai? ai përfaqëson thjesht edi ramën si piktor, pallosh kokainoman e çfarë tjjetër të doni ju, por vetëm krzetyrin legjitim të ps jo, që nga 2009 e këtej jo.

Mos o burre na ike ti nga PS

Mos o burre na ike ti nga PS dhe u be qameti. Keta te PS duhet ta ngacmojne me shume kete, se po i nxjerrin bojen Ka-qit dhe Berishes. Kujtojne se kane te trasheguar postin aty se po iken keta u be qameti. Njerezit skane buke te hane dhe keta na brockullisin dengla. O po ketu duhej nje Pinocet se duhet shkundur fort njehere se perndryshe nuk dalim nga bataku.

Po Rama kur do perjashtohet

Po Rama kur do perjashtohet nga PSja per gjithe deshtimet e tij ne krye te partise dhe opozites ne terersi? Cmerreni me nje milingone pa vere si Islami?

Ndryshimi i partise, thoshte
Ndryshimi i partise, thoshte nje analist kosovar, para nje jave eshte sikur te nderrosh fene.
Si ai qe ju tha fshatareve te nje fshati, te cilet nuk e pranonin si prift.- Nuk me doni prift ne fshatin tuaj, une shkoj hoxhe ne fshatin fqinje ... Ja keshtu puna e ketij Kacos...
në realitetin Shqiptar është

në realitetin Shqiptar është më mirë që nëse pretendon të përfaqësosh shtresat e verfa të jesh me PD duke parë faktin se siç na e thotë edhe Zaloshnja votohet nga shtresat më të varfra, pra që normalisht duhet të ishin me bindje të majta.

po ashtu nëse shikon PS e sotme është plotë me miliarderë e biznesmenë që vetëm të majtë e socialsitë nuk mund e nuk janë.

mba Koqo Kokdhimin ...

Kaqi Kaqi Kaqi

Kaqi Kaqi Kaqi

Berisha ka ndryshuar shume :

Berisha ka ndryshuar shume : eshte bere me trap se sa ka qene! Kaqi ka te drejte ...

Te shkosh te flesh me

Te shkosh te flesh me mullixhiun per inat te vjehrres nuk me duket nje veprim i nje intelektuali etj etj elozhe qe po i thurr vetes Z. Islami...perkundrazi, tregon nje shpirtvogelsi dhe driteshkurtesi. Ne fund te dites, gjithcka i mbetet atij si pergjegjesi individuale, por nuk mund tani te themi qe paska pasur te drejte mqs e deboi Rama nga partia. Se ne fund te fundit perse e nxorri nga partia? Cilat ishin arsyet? Sa mire qe i harroi bemat e Berishes kaq shpejt Z. Islami...nuk mund te perdorte te njejten force dhe te bashkepunonte me Ramen, fundja t'i bente opozite edhe brenda partise ne menyre konstruktive? Ne kete menyre edhe i qendronte i vertete vetvetes dhe forconte partine ku ishte, jo te shkonte dhe t'i minonte te gjitha perpjekjet dhe pastaj te pretendonte se e debuan... tamam kurvllik...

s'ka munci, ti vetëm të jesh

s'ka munci, ti vetëm të jesh vet Vilajeti no uejj no uejj!
po pse more, thotë femra "kurvllik"... sa poshtë u ka çuar Edi, u ke zvetënuar totalisht, saqë komentoni me nofka femrash.... ueee.

respublika lejojeni komentin tim... ;)

Eshte ngushelluese qe shumica

Eshte ngushelluese qe shumica e komenteve ketu, megjithese qarte kunder Berishes, mbajne distancen e duhur higjienike kunder Rames dhe pragmatizmave te tij qe me ndryshimin e kushtetutes e ketej. Ne qofte e bere kauza e rrezimit te Berishes, siç entuziazmon M.Nano ne shkrimin e tij, fakti qe ka po aq oponence ndaj Rames tregon qe pas 23 Qershorit ai ka veç dy alternativa: Ose te qeverise siç duhet, ose te pirdhet nje here e mire, se ndryshe nga Berisha, ai nuk i ka radhet e kompaktesuara sa per t'i lejuar te beje si t'i doje qejfi. Koalicioni qe do t'i mundesoje qeverisjen nuk do te kete me shume se 73 deputete, me nje faktor LSI qe do ta terheqe per hunde si t'i doje qejfi, perndryshe rrezim qeverie ne parlament dhe humbje e kryetarllekut te PS ne te njejten kohe. Skenari i fundit ka probabilitetin me te madh te ndodhe, duke pasur parasysh qurravecllekun qe beh hyqmin sot ne PS.

Add new comment