Qenkemi të gjithë një familje!

Postuar në 13 Maj, 2013 09:31

Sipas një studimi të ri gjenetik, nga Irlanda në Turqi, evropianët janë të gjithë të lidhur, duke ndarë së bashku një lidhje me paraardhësit që ishin gjallë vetëm një mijë vjet më parë, - shkruan në një artikull të së enjtes, International Herald Tribune. Studimi nga shkencëtarët e Kalifornisë është provë e mëtejshme se dallimet e vogla mes popujve të ndryshëm evropianë janë kryesisht artificiale dhe se ata janë të gjithë një familje e madhe - edhe pse jo domosdoshmërisht e lumtur. Madje edhe njerëzit që gjenden larg si në Britani të Madhe e Turqi, ndajnë të njëjtën pjesë gjenome (sekuencë gjenetike) të materialit në 20 për qind të rasteve”, pohojnë autorët.

Peter Ralph dhe Graham Coop nga Universiteti i Kalifornisë kanë përdorur të dhëna gjenome për 2 mijë e 257 evropianë, për të kryer studimin e parë të tillë të një kontinenti të tërë.

Në vitet e fundit, shkruan IHT, gjenetika është kombinuar me arkeologjinë dhe studimet gjuhësore si një mjet për të ndihmuar në përgjigjet në pyetjen e përjetshme se prej nga kemi ardhur.  Por bazuar në gjetjet e ADN-së të nxjerra nga skeletet e lashta, zbuloi muajin e kaluar se gjenetika moderne e Evropës është themeluar nga një valë e të sapoardhurve në kontinent 6 mijë e 500 vjet më parë, kohë kjo më e afërt sesa që mendohej. a.n.

 

Artikulli:

http://rendezvous.blogs.nytimes.com/2013/05/08/genetics-reveal-europe-is...

Studimi:

http://www.plosbiology.org/article/info%3Adoi%2F10.1371%2Fjournal.pbio.1...

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.