Nga hero i Bastijës në klloun i Pallatit Elizee?

Ai nuk dëshiron të festojë. Në përvjetorin e parë të ardhjes në pushtet, presidenti i Francës, Francois Hollande ndodhet në rënie të lirë. Lidhja midis tij dhe zgjedhësve është këputur. Tri të katërtat e francezëve e vlerësojnë negativisht politikën e tij. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë më parë - shkruan DW.
Numri i premtimeve të parealizuara është me të vërtetë i lartë. Taksat prej 75 përqind për të pasurit, e cila tërhoqi vëmendjen në të gjithë Evropën, u frenua nga një veto e Komisionit Kushtetues, duke përcuar pamjen e një qeverie diletante. Një republikë sociale e drejtë dhe një ofensivë e patrembur kundër krizës ekonomike, - ishin këto të gjitha ato që donte të arrinte socialisti me pamje miqësore. Por sot ai ka ngrirë në pavendosmëri, në spërkatën midis thirrjes për më shumë shtet social në krahun e tij të majtë dhe presionit për reforma të Evropës. Madje edhe imazhi i politikanit të pastër ia ka lënë vendin atij të administratorit të hutuar në krye të shtetit, i cili nuk qe në gjendje të ndalonte as që ministri i buxhetit, Jerome Cahuzac, që nuk kishte paguar taksa, të përbaltte qeverinë e tij "të pastër si drita". (a.n.)
http://www.dw.de/viti-i-shkuar-d%C3%ABm-i-fran%C3%A7ois-hollande/a-16805540
Comments
Nuk ka asgje per tu cuditur.
<p>Nuk ka asgje per tu cuditur. Hollande ishte shume i coroditur dhe ne fushate, fliste kuturu. Fitoi vetem sepse kriza ekonomike largoi nga pushteti gati te gjithe lideret e shteteve te medha, pavaresisht bindjeve politike. Po nderkohe qe duhet te merret me rritjen e kompetivitetit francez, ka ardhur ne pushtet me nje axhende s0cialiste-populiste qe problemin e Frances nuk e shihte te kompetiviteti i biznesit po te te pasurit apo Gjermania e "keqe". Check mate! </p>
Eh mor Fransua, i vetmi
<p> Eh mor Fransua, i vetmi ndryshim mes lindjes dhe perendimit eshte qe ne Lindje, gangsteret e pasur, jane ne balle te politikes, ne kamera, ndersa ne perendim ata jane pas kuintave, duke i dhene popullit imazhin e demokracise dhe nderkohe...</p><p> Megjithate uroj qe klasa e pasur te kuptoje qe nuk eshte mire si po shkon kjo pune.</p>
Add new comment