Baze: Nano sponsorizohet nga Berisha; ndërsa lista e deputetëve të PD-së është e sponsorizuar nga fëmijët e Berishës

Postuar në 08 Maj, 2013 05:51

“Berisha po investohet për krijimin e një poli ‘Nano’”, mendon Mero Baze, dhe këtë gjë e thotë në një intervistë të dhënë për Ditën. “Sponsori i vetëm i lëvizjes Nano prej vitit 2011 ka qenë Sali Berisha. Në këtë rast është konkret. Ai po përsërit veprimet e viteve 2007, 2009 dhe 2011. Fatos Nano me sa duket vuan nga Sindromi i Stokholmit. Ka rënë në dashuri me persekutorin e tij.”

Në të njëjtën intervistë, Baze jep një konsideratë dhe për kandidatët e PD-së, të cilët i sheh si të “sponsorizuar” nga fëmijët e Berishës. Ja ideja e tij: “Lista e PD-së është një fitore e fëmijëve të Berishës për të zhdukur nga PD çdokënd që nuk kanë pasur nën kontroll dhe i kanë hapur kështu rrugë marrjes së plotë të kontrollit mbi partinë. Kanë lënë jashtë liste emrat më të shquar të PD-së, intelektualët më të spikatur dhe e kanë mbushur listën me njerëz ordinerë që janë të punësuarit informalë të fëmijëve të Berishës. Ka ngelë jashtë liste Ilir Rusmali dhe ka hyrë shoferi i Shkëlzenit, që quhet prefekt në Tiranë, kanë lënë jashtë liste Mark Markun, student i Dhjetorit dhe kanë futur Kastriot Islamin që u ka mbyllur studentëve universitetin në vitin 1991, kanë hequr Jemin Gjanën dhe kanë futur një biznesmen lojërash fati… Është një spastrim i menduar për çdo figurë të PD-së që mund të bëjë rezistencë në emër të biografisë së tij politike. Janë lënë thjesht njerëzit që i kanë shërbyer djalit dhe vajzës së Berishës.”

Intervistën e plotë mund ta ndiqni në linkun http://www.gazetatema.net/web/2013/05/08/intervista-mero-baze-lista-e-pd-eshte-fitore-e-femijeve-te-berishes-levizjen-e-nanos-e-sponsorizon-kryeministri/

Re.Pu.

Comments

Submitted by bbb (not verified) on

Ja ka fut kot Mero. Don te justifiokoje palacolleqet e Rilindjes se 1 Prillit. Me Kokedhimat, Manajanet, Vasilet dhe horrat e Ed Rames jo Nanos por gjihte njerzve i hapet barku me palacolleqet qe ben Edi Rama? Pyes Meron se pse nuk pyet Rama strukturat per kandidatet per deputet? Mbi cbaze u vu Kokedhima ne Vlore???

Submitted by Gjergji (not verified) on

Mero dashka akoma Jemin Gjanen, qe e ka kthyer partine ne zyre punesimi per familjen e tij. Mos ia fut kot, o Mero. Ti shikon mllefet e tua, por ne e kemi me deputetet e PD-se, qe nuk bejne asgje per ne njerezit e thjeshte.

Submitted by Albi (not verified) on

Vemje ngeli tere jeten ky njeri, nga kelysh i Berishes ne klysh te Rames.

Submitted by Mergimtari i larget (not verified) on

Nano ai eshte, po ai qe ka qene.

Askush te mos bej te habiturin: individi qe i ofruan nje Parti dhe e perdori si sponsorizuese te kazinose se tij.

Edhe kur njerezit e tij (dhe ata afer PD-se se asaj kohe -si Prec Zogaj etj) e mbeshteten.

Por rasti i Malajt s'ka te bej me lojra nen investimin e Berishes. kete s'e beson askush. Malaj eshte safi socialist,

per te mos thene edhe ca me i ngurte akoma!

Ka njerez qe nuk votojne kurre per te Majten shqiptare, por qe gezohen sinqerisht qe Rama po e lehteson PS-ne

nga e shkuara, ketu mund te perfshihet edhe largimi i Malajt, por kjo s'ka lidhje fare me Berishen.

Dhe, mos o Zot, te keqardhet kush per Jemin Gjanen, qe thjesht aty e ka Berisha: edhe ne mes te nates ngrihet per te!

Sa per  Rusmajlin, eshte gjeja me e mire qe ka bere, por kam frike se e ka bere pa dashje! Se,

ku t'i gjej tere ata polic Sala, ta ruaj Ilir Rusmajlin nga ish viktimat e babait te tij?!

Submitted by dritan (not verified) on

Nano eshte vertet ai qe ka qene gjithmone dhe kjo ne fakt eshte VLERE .... cfare t'i bejme te tjereve qe dhjesin aty ku kane ngrene dhe hane aty ku kane dhjere

Submitted by Anonim (not verified) on

nanoja sa here del ne skene kur vijne zgjedhjet me kujton shen Lazarin ne bibel, qe kthehej nga te vdekurit nder te gjallet.

nje dinozaur pa aq sa nje kerme ne politiken shqipetare nuk e kuptoj pse okupon akoma elektrone ne hapesiren mediatike.

s' e kam rastisur ndonje here ne shqiperi se do ia terheq veshin e fut nje shpulle per te zezat qe i ka sjelle gjithe shqiptareve.

Submitted by bbb (not verified) on

Edhe dicka Mero... Po Anastas Angjeli dhe Bashkim Fino, qe njihen si nanoiste te klasit te pare dhe ish bashkpunetore te ngushte te Nanos, perse kandidohen nga Ed Rama?

Submitted by ervin (not verified) on

Me heqjen e Gjanes Sala hodhi ne kosh nje shami letre ne te cilen kishte 5 legjislatura qe shfrynte hundet kurse PS me moskandidimin e Malajt Ps derdhi ne nevojtore nje vere te cmuar  qe kishte 17 vite qe stazhionohej neper butet e partise ne menyre te paster dhe pa hilera por gjithesesi uturake te tipit Tahiri & Veliaj jane nje pasuri e madhe opozitare aq opozitare sa edhe pas 23 Qershorit nuk do te mundin ta shkundin nga supet e tyre etiketimin e opozitarit.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.