Socialistët ‘vip’ reagojnë ndaj listës së kandidatëve; mbizotëron solidariteti “për kauzën”

Postuar në 08 Maj, 2013 04:20

Debati politik është zhvendosur në facebook, ku gjatë dy ditëve të fundit janë vënë re një numër reagimesh ndaj listave. Ja disa reagime socialistësh ‘vip’, të vënë apo të hequr nga listat:

Elisa Spiropali: “Nuk jam në politikë për ta kaluar kohën duke pritur të më heqin a vënë emrin nëpër lista. Prezenca ime në politikë, në krahun e majtë të politikës, në krahun e progresit, në Partinë Socialiste, buron nga vetedija ime dhe s’ka lidhje me pritje, kulisa apo lista”.

Ilir Gjoni: “Më lejoni të them se ende nuk i di arsyet e mospërfshirjes sime në listat e kandidimit, ose më mirë të them nuk pata kënaqësinë t’i dëgjoj prej gojës së kryetarit”.

Dhe pak më poshtë: “Më thanë që kryetari e paskësh çështje personale me mua. Kjo ma lehtëson shumë punën, pasi qyqari nuk e di se fisi e miqësia ime nga veriu në jug mund ta mbysin vetëm me pështymë, pavarësisht gjatësisë së tij”.

Erjon Braçe: “Faleminderit të gjithë juve që u shqetësuat për mua, për ne, për çështjen, juve që më pyetët, që më dëgjuat, që më këshilluat…. Ju ishit fuqia.”

Keti Bazhdari: “Parlamenti do të ishte një fushëbetejë e mirë për ta bërë zërin të dëgjueshëm … [por] mendoj dhe besoj se gjithçka nis me fitoren e partisë socialiste më 23 qershor”.

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

<p>Kam ndjesi te perziera per kete Spiropalin; e perziera me vjen kryesisht nga do shkrime te saj me model Shkurte Pal Vate, do pamflete bolshvike te cilat edhe Leon Trotsky do i kishte hedhur ne kosh pa medyshje.</p>

Submitted by Albi (not verified) on

Fodulle komplet eshte, flet me nje pathos patetik qe dhe Vilajeti nuk e perdor me.

Poooooor, ka fitu nje zgjedhje brenda partise. Biles zgjedhja e saj eshte dhe me e besueshme se e vete Rames ndaj Maqo Byrekut. Vetem per hir te kesaj meritokracie duhet te ishte ne liste.

Submitted by Antipatikja. (not verified) on

<p>Me beri pershtypje komenti i atij legenit Ilir Gjoni. Nuk e kuptoj dot, keta njerez e mendojne se jane te perjetshem dhe te pazevendesueshem ?. Ndersa sa per fisin e miqesine, mendoj se Edi &nbsp;vetem me nje pike shurre te mbyt ty dhe gjithe cka ke permendur. Idiot. Mendoni kush na ka perfaqesuar ne parlament.</p>

Submitted by bbb (not verified) on

<p>Kjo vajza eshte shembelltyra femroere e kokeboshit Edi Rama. Arrogante, prepotente dhe kokeboshe. Rilindase tipike...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.