Panorama publikon debatin në Kryesinë e PS-së; Malaj dhe Isaraj nuk kanë qenë në listën e Ramës

Panorama ka publikuar një pjesë të bisedës së nxehtë që është zhvilluar mbrëmë në selinë e PS-së midis Edi Ramës e Arben Malajt pak përpara se ky i fundit të dilte nga salla e të njoftonte para gazetarëve se do ta mbante frymën tek KQZ-ja për të regjistruar kandidimin si i pavarur në qarkun e Vlorës. Nervozizmi i Malajt është lidhur fillimisht me pakënaqësinë e tij për vendin në listë, por e vërteta është se Malaj nuk ka qenë fare në listën e Ramës.
Malaj (që sot pritet të japë një konferencë për gazetarët) ka kërkuar të dijë arsyet pse është lënë jashtë listës, dhe përgjigja e Ramës ka qenë: “Jam koherent… kam thënë se ata që do të punojnë kundër strategjisë sonë nuk do të jenë pjesë e ekipit tonë…. Nuk ka pasur asnjë rezervë nga autoritet lokale të partisë… është një vendim që rrjedh nga qëndrimet e tua në kontrast me qëndrimin zyrtar të PS-së”.
Emri tjetër që nuk është preferuar si kandidat ka qenë ai i Arben Isarajt, dhe Panorama e citon atë të ketë thënë në të njëjtën mbledhje: “Nuk jam dakord me listën, por nuk do të shkoj në një parti tjetër; do të mbështes partinë time… Më 1925 Zogu i hoqi gjyshit pensionin, më 1957 Enveri më hoqi babain nga puna, në 2013 ti që ke lidhje me Zogun e me Hoxhën po më heq mua nga lista. Po bën atë që ke në dorë.”
Re.Pu.
Comments
E kuptoj zhgenjimin e

E kuptoj zhgenjimin e Isarajit, por fjalite e tij per Zogun dhe Hoxhen ne lidhje me Ramen me duken jashte kontekstit logjik, duhet te kete qene nje emocion i castit. Megjithate Rama ben mire te mos e permende me fjalen "Rilindje" nese nuk do te humbase me shume pike para shqiptareve. Rilindje me Ilir Meten, Fidel Yllin, Koco Kokedhimen, po me ke do te tallet ky aman?

Ore unë nuk kuptoj si ka

Ore unë nuk kuptoj si ka akoma njerëz sot që i bëjnë apologji këtij trapit që po i q* nënën PS.

Renditi çik bëmat e këtij drogaxhiut e shife, me kujdes se ua kalon të gjithëve, për nga skandalet detyruar paaftësisë.

Kokainomani do na bëhet kryeministër... kuje kuje

ore aninim antiberishits, te

ore aninim antiberishits, te qenke berishist 100 karadsh...pse flet kot ku e ke pare ti qe rama eshte ashtu si thua ne koment...rri urte o salist se edhe gojen e paske te ndyre si saliu, duket qe je nje kokerr idioti e injoranti qe nuk e kae idene se cfare flet. Turp te kesh qe shpif. te rente mbi koke gjithe kjo ligesi qe shpreh ne komentet e tua. do s'do ti Rama eshte 2000 vite drite larg teje dhe saliut tend vicidolas

Per informacion, gjyshi i Edi

Per informacion, gjyshi i Edi Rames ka qene shofer i Mbretit Zog, madje Spiro Koleka (prandaj ka dale dhe thashethemi qe eshte i biri i Zogut), fisi i Rames ka qene dhe ne kohe te Zogut dhe ne kohe te Enverit ngrohte. Nga ata qe ne cdo e kane mire.

Po bej edhe une nje pohim qe
Po bej edhe une nje pohim qe mund te quhet blasfemi dhe t'u shkoje perkunder bindjeve qe kam shfaqur ne kete website: Eleminimi i Malajt ishte nje gabim fatal qe duhej bere. Strategjikisht pa dyshim qe eshte nje gabim i trashe, dhe fatura per kete do i shkoje Rilindjes se Qelbesirave, por nga pikepamja e perfaqesimit Malaj ishte nje limon i shtrydhur dhe i konsumuar me kohe. Duhet te mesohemi me urgjencen me te cilen ata qe i shohim ne televizione prej 20 vitesh dhe qe kane marre ne qafe kete popull, duhet thjesht te pirdhen, pa pyetur perse. Nese Malaj ishte vertet ne hall per fatin e PS duhej ta ngrinte zerin kur ajo u pushtua nga maskarenjte, dhe jo pasi mori vesh lenien jashte liste. Atyre qe u dhimbset zeri kunder brenda PS le te mendojne qe ai s'ka qene mirefilltazi i tille; eshte munduar te manovroje qe te mos e eleminojne, por jo se i ka plasur shume kur ka pare pisllekun te instalohet ne parti. Prandaj edhe per Malajn, Shekspiri do te thoshte: te forte e paske pasur helmin, o barnator(apo doktor?)
Nuk me duket se je Bardi i

Nuk me duket se je Bardi i vertete qe njoh une ketu.

Pune eshte keshtu. Edhe nqs Ben Malaj qenka keshtu si thua ti, pra u merakos kur u prek vete dhe jo te tjeret, kush qenka zgjidhja? Qe te iki edhe ai qe ka fol icik e te zevendesohet nga Vilajet Qyrku qe nuk do flasi fare? Pra ti kerkon nje njeri imperfekt po anti-autoritar te ike ne menyre qe autoritarizmi te jete perfet?

Pastaj, ti me mire se mua ke shpjeguar kete idene e shperndarjes se pushtetit. Problemi nuk eshte se eshte Malaj jo perfekt, problemi eshte qe kishte ngelur vetem ai. Kur pushteti shperndahet ne sa me shume duar, edhe nqs keta jane njerez jo perfekt, per hir te interesit te tyre kontrollojne njeri tjetrin qe te mos behet askush mbret. E nga kjo perfiton tere shoqeria. Kjo eshte me pak fjale ideja e shperndarjes se pushteti apo check-and-balance. Sikur te kishte 10 Malaj aty dje, Rama ate liste nuk e miratonte dot ashtu. E nuk do e benin thjesht per te miren tone, po se do i frikesoheshin te ardhmes se tyre.

Ose ose, ti pastaj beson se PS-ja ka vajt deri ne ate pike sa duhet te degradohet perfundimist nen pushtetin absolut te Rames si PPSH ne 1990 ne menyre qe te rithemelohet, e keto permirsimet te duken gjera te vogla.

Zgjidhja eshte kjo Albi: Ajo
Zgjidhja eshte kjo Albi: Ajo parti do rrenuar dhe ndertuar qe nga themeli, dhe Arben Malaj bashke me te tjeret LMN nuk u bene bashke per ta bere kete kur e kishin ne dore, por braktisen njeri tjetrin, derisa Rama i hengri nje nga nje. PS ashtu siç e njohim ne ose siç e deshirojme ne ka vdekur, mbetet veç ta kallim ne grope e ti hedhim te gjithe nga nje grusht dhe persiper. PS eshte nje kufome politike, qe ne ardhte ne pushtet, me paaftesine e arrogancen e Rames do ta çoje vendin ne lufte civile, ose do terhiqet si i dhjere nga pushteti pa kaluar 2 vjet nga mandati. Çdo shprese per ta reformuar kete parti une e shoh te shuar, dhe me vjen keq ta pohoj pas 12 vitesh anetaresi ne te. Por une nuk kam nevoje te kem teseren e saj qe te ndihem liberal, dhe gjithe ata qe jetojne e mendojne keshtu duhet te kontribuojne ne shkermoqjen e kesaj partie. Ex nihilo-them une- gjithçka ex nihilo.
Ok, e thashe dhe me siper qe

Ok, e thashe dhe me siper qe nqs ideja jote eshte se duhet rrenuar deri ne fund qe te ndertohet nga e para, atehere mbase ke nje fije te drejte. Une mbase ngelem akoma icik optimist se mund te ribehet dicka, po kjo eshte komplet subjektive.

Jam dakort edhe qe LMN u dorezua shume shpejt. Po Malaj te pakten ishte nga te fundit qe e la betejen, kshuqe te pakten per kete une kam nje lloj konsiderate ndaj atij njeriu.

Albi, me shkruaj ne FB, kam

Albi, me shkruaj ne FB, kam pershtypjen se kemi per cfare te debatojme sa per qartesim idesh, eshte gje e mirekullueshme qe te gjesh sivellezer ne ate qe mendon ne nje kohe kur idete qe kemi shprehur ketu nuk jane edhe aq ne mode(nder analistet qe shkruajne ne kete faqe, jo nder lexuesit qe qartazi nuk ndajne opinionet e tyre); ata qe per nje kohe te gjate i kam menduar si modele mendimi dhe gjykimi jane nje zhgenjim i madh keto kohe; nuk e kuptojne qe me berjen pale ne nje konflikt social ku nuk ka te mire, po legjitimojne te keqen dhe po shkaterrojne textilin social qe i ben njerezit te bashkejetojne ne kete vend. Duhet mendim alternativ, ne nje kohe qe ne si brez kemi mallkimin e te mos paturit prinder; jemi jetime (ne kuptimin qe modelet dhe idhujt qe kishim i kemi pare te na shkermoqen para syve brenda nje kohe qe s'te lejon te mesohesh me kete fakt).

"... Ne si brez kemi

"... Ne si brez kemi mallkimin e te mos paturit "prinder"; jemi jetime (ne kuptimin qe modelet dhe idhujt qe kishim, i kemi pare te na shkermoqen para syve brenda nje kohe qe s'te lejon te mesohesh me kete fakt..." Shume e sakte kjo thenie wow... Bravo Bardi!

Add new comment