Ka ndërruar jetë Harun Dojaka, ish-volejbollist dhe ish-trajner i Tiranës dhe i Dinamos

Postuar në 06 Maj, 2013 08:11

Harun Dojaka, ish-volejbollist dhe profesor i njohur i ketij sporti ka nderruar jete ditet e fundit.  Lajmi mesohet nga nje njoftim i Federates Shqiptare te Volejbollit. Dojaka punoi  për shumë vite me rradhë pranë ekipeve më të mira të volejbollit për femra në vendin tonë.

Shkruhet ne njoftimin e Federates: Do t’a kujtojmë me shumë respekt volejbollistin e palodhur  dhe trajnerin  e përkushtuar dhe apasionant, mikun, shokun e mësuesin tonë  të  paharruar. Si sportist në disa lloje disiplinash sportive ai është dalluar për vullnetin e karakterin e tij të forte. Në sportin e volejbollit ai si një nga lojtarët kryesorë të ekipit Tirana. Haruni për aftësitë e tij profesionale arriti të ishte një nga trajnerët e parë të volejbollit cilësor për femra. Ai për shumë vite ka punuar si trajner pranë ekipeve Tirana dhe Dinamo, duke qënë nga trajnerët e parë që hodhi themelet e këtyre ekipeve. Ai ka qenë një seleksionues i përkryer në përzgjedhjen e volejbollisteve të reja dhe shumë lojtare të seleksionuara prej tij kanë arritur të jenë lojtare kryesore të ekipeve Tirana dhe Dinamo, si dhe të ekipit kombëtar. Prof. Haruni i takon brezit të njerëzve të përkushtuar të sportit që sollën në pallatet e sportit e fushat sportive atë pasion, disiplinë e kërkesë të domosdoshme”. a.n.

 

Dinamoja e dikurshme (ne foto):

http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=185719&ref=onews

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Ngushellimet me te sinçerta, Arturit, per humbjen e babait te tij!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.