Agron Duka shpjegon se ç’është biseduar me tij e Ramës dhe pse vendosi të kandidonte për PR-në e Mediut

Postuar në 06 Maj, 2013 03:36

Pas vendimit për të kandiduar për Partinë Republikane, Agron Duka ka dhënë një numër intervistash, ku ai shpjegon këtë lëvizje të vetën. Ai lë të kuptohet se Rama ia kish premtuar kohë më parë kandidimin pas kërkesës që Duka i kish bërë me synimin për të “maksimalizuar votat e Partisë Socialiste” (Duka njihet për ndikimin që ka në zonë e Shijakut). Në momentin që Ramai i ka thënë se “do jetë i pesti në Berat”, Duka është larguar. “Ky pozicion nuk ishte as në pritmëritë e mija, as në pritmëritë e mbështetësve të mij”, thosh ai sot për Mapon.

Pas kësaj, ai zgjodhi të kandidojë për Partinë Republikane, ngaqë – kështu thotë në intervistat e veta – me Famir Mediun ka një miqësi të hershme, ngaqë programet nuk ndryshojnë shumë mes partive, ngaqë “ai është biznesmen, dhe nuk e vuan pjesën ideore” (frazën e fundit e ka thënë për Panoramën), dhe ngaqë do të ish një vetvrasje politike, nëse nuk do të përfshihej në këto zgjedhje.

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by Bard (not verified) on

<p>Do te doja nje koment te Zaloshnjes ne lidhje me kete levizje, si perkthehet ne rezultat ne qarkun e Durresit..</p>

Submitted by Anton (not verified) on

<p>Parashikoj qe do te te thote qe populli i te majtes merr gjithsesi 52%...</p>

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

<p>Ja ta jap une pergjigjen o Bard, asnje ndryshim nuk ka. Ketu ne Shqiperi votohet per partine dhe individet kalojne ne plan te dyte. Edhe kur Zogaj u largua nga PD ne qarkun e Lezhes u mendua fillimisht se do te humbiste vota PD-ja por ne fund mori po te njejtat.</p>

Submitted by ErionS (not verified) on

<p>Me kete veprim Rama humbi pike edhe vota ...pike si lider i percarjes dhe jo i bashkimit si mosmirenjohes&nbsp; dhe mosperfilles per ata qe kane kontribuar dhe kontribojne ne PS dhe vota duke qene qe perkrahesit e Dukes ne Durres dhe ne Shijak jane te nje numri te konsiderueshem. Te vjen cudi se si me figura qe kane investuar kaqe shume ne PS si Duka, Majko, Brace ky birmo i mban te varur deri ne minuten e fundit jo te coj aty, jo te coj ketu jo i pesti, jo i shtati...vertet uroj qe Rama te marre nje mesim te mire nga keto zgjedhje dhe te filloj te respektoj njerezit se nqs nuk respekton psh Duken ke injoruar gjithe mbeshtesit e tij ne Durres dhe ne Shijak qe perkthehen ne vota dhe qe eshte e barabarte me ato te Tirones se tij te dashur . Tung nga Bostoni</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.