Nuk e ka fajin ligji elektoral, pse kryetarët e partive i bëjnë listat si duan vetë, shkruan M. Nano, dhe shpreh çudi për „luajalitetin“ e anëtarëve të partisë ndaj liderit

Postuar në 05 Maj, 2013 09:00

Duke iu rikthyer ligjit elektoral, një ligj që ka probleme, siç e pranon dhe vetë, Mustafa Nano këmbëngul që të këqiat nuk na vijnë prej tij. Në një shkrim të sotëm te Shqip, shkruan se „këtij po i mveshin ca pasoja, që në të vërtetë nuk vijnë prej tij.“

Fuqinë që kanë kryetarët për të bërë listat e deputetëve si t’ua ketë ënda, shkruan Nano, nuk ua jep  thjesht e vetëm ligji.

Më shumë se ligji, faji është te Kryetarët që „janë kryetarë me një autoritet njimend absolut, gjë që do të thotë se secili anëtar është në garë për t’iu qurravitur sa më shumë, për t’i fituar zemrën, për t’u futur në rrethin e ngushtë të tij.“ Çfarë i pengon socialistët të thonë të tyren ndërsa kryetari bën listat vetë „me frymëzime ezoterike“, pyet Nano.

„Sipas meje, i pengon mënyra se si ata e shohin partinë, mënyra se si ata e kuptojnë luajalitetin politik, mënyra se si ata e shohin udhëheqësin e tyre,“ argumenton Nano.

k.c.

E plotë:

http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=256475

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

Do ta maresh vesh te marten, kur te fillojne te kryqezojne kryetaret e partive... Prit edhe dy dite...

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Edhe „Sipas meje, i pengon mënyra se si ata e shohin partinë, mënyra se si ata e kuptojnë luajalitetin politik, mënyra se si ata e shohin udhëheqësin e tyre,“ (argumenton Nano.)

Submitted by Bard (not verified) on

"Çfarë i pengon socialistët të thonë të tyren ndërsa kryetari bën listat vetë?" Kjo eshte pyetje?--po ja, po pergjigjem une me aq sa arrij te kuptoj: Fakti qe kryetari i partise, ka ne dore te te çoje dem 10-15 vite kontribut ne forcen qe militon, nese i prish atij qofte edhe pak humorin, nuk eshte nje pengese e mjaftueshme per te thene ate qe mendon? Nano me gjasme ben sikur nuk e sheh çfare ndodh me ata qe kundershtojne shefin, apo vertet nuk e sheh? Ne nje fare kuptimi, ka te drejte; te gjithe rrine urte me shpresen se dora e kryetarit do te tregohet bujare dhe nuk do t'i godase, por heret a vone secilit i vjen radha, dhe atehere eshte teper vone per te protestuar, kur te tjeret qendrojne stoike ne korin e heshtjes, ne te cilin  me pare bente pjese edhe fatkeqi i radhes. Paradoksi i ketij sistemi eshte qe te gjithe jane te levizshem, perveç kryetarit. Dhe thone pastaj qe nuk kemi bere hapa domethenes ne drejtimin e mireqeverisjes: Kur partite politike funksionojne me logjiken e diktatit, qeverisja qe vjen prej tyre, si mund te jete?

Nga ligji elektoral nuk burojne te keqijat? Ou? Po fakti qe zgjedhesve u imponohen perfaqesuesit ne parlament prej kryetarit te partise, kjo nuk quhet e keqe? Mesa di une, kjo nuk quhet thjesht nje e keqe e madhe; eshte antikushtetuese. "Askush nuk ka te drejte te nderhyje ne zgjedhjet e qytetareve", thuhet ne kushtetute. Apo mos e kemi amenduar dhe i kemi  vene shtojcen:"....perveç kryetarit te partise"

Submitted by anonim (not verified) on

Z.Nano mos u tall me ne kur thua cfare i ndalon ata (socialistet) te thone te tyren. Foli Erjon Brace ne Facebook por nuk mbaj mend qe ti apo grupi yt i bashkeautoreve te Respublica apo edhe te tjere gazetare i dhate ndonjehere te drejte mbi temat e tija. Keshtu fliste edhe Meksi ketu e 12-16 vite me pare por prape as ti as Zaloshnja qe i keni rrenjet tek partia qe Meksi krijoi nuk folet ndonjehere. Zaloshnja foli per Selamin megjithese ishte thjesht nje zar i Berishes (shyqyr qe koha e tregoi), ti u ankove per Serreqin apo Shehin (dy prej 10 PD-isteve te promemories anti-Meksi te shkurtit 1997) por prape tek Sala i ke sot. Keshtu ji pak me realist kur flet per demokraci. Ju edhe pas 1 prillit, qe mund te quhet dita finale e talljes se Ed Rames me PS-ne si popull, prape ishit me Ramen. Sepse ju pelqen pushteti, sepse keni inate kafsherore me Berishen (me thuaj nje tek pike pse Rama qenka me i mire dhe te lutem mos me trego qe Berisha vret sepse ka vrare edhe Nano, edhe Gjinushi, edhe Ruci, edhe Ceka, edhe Fino, edhe Ngjela dhe te tere qeveritaret socialiste te 1997-es por s'te kam degjuar ndonjehere t'i quash vrases!), sepse keni pika fiksimi qe i ktheni ne teza politike aftagjate, dhe se ne cdo rast keni frerat e kuajve tek syte.

Ti thua askush nuk i ndalonte socialistet te flasin apo te flisnin! Ju i ndalonit, ju me heshtjen e juaj zhurmuese! Tere mediat nuk i dhane jehone luftes se Braces. Te eliminohet Brace prej Fidel Yllit, nje hajdut ordiner qe kur ishte roje ne kryeministrine e Meksit! Dhe qe nuk ka asnje lidhje me socialistet pervesce kafeve qe u sherbente! Te largoeht Brace prej Besa Kokedhimes, vazjes se Kocos, nje prej figurave me te urryera ne tere boten e mediave shqiptare! Nje prej njerezve me te falimentuar. Por qe mburret perdite qe ai dhe Nari jane ideatoret e 1 prillit. Pse nuk thoni nje fjale per kandidaturen e Besa Kokedhimes? Pse nuk thate nje fjale per kandidaturat e fshehta te Metes gjate muajve shkurt-mars, qe nga Evisi deri Mimoza, duke kaluar nga Fredi e Celibashi i Mediut? Pse asnje fjale? Une mund te kuptoj heshtjen tuaj si rrjedhoje e plot arsyeve te jetes (interesa e inate perfshire) por atehere mos ju ankoni te tjereve pse nuk flasin! Edhe ata ne fund te fundit mbrrojne nje status quo te jetes se tyre private!

Submitted by Albi (not verified) on

Nuk eshte vetem ligji, po ligji eshte nje pjese e madhe e atij pushteti.

Nje kod proporcional kombetar qe ua lejon te pakenaqurve te kercenojne me parti te reja, apo nje kod mazhoritar qe nuk e ben te kollajshme fenomene si Parid Cara apo Evis Kushi, ua bejne me te veshtire kryetarve dominimin absolut. Kshuqe fillojme njehere nga ligji, pastaj mundesisht vazhdojme dhe me tej me demokracine partiake.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.