Një grup i quajtur “Islamic Ghosts Team” hack-on faqen e Avokatit të Popullit

Postuar në 05 Maj, 2013 05:44

Sipas njoftimeve të Balakanweb, faqja zyrtare e Avokatit të Popullit (www.avokatipopullit.gov.al) është e pahapëshme që prej mëngjesit të sotëm, pasi është sulmuar dhe pushtuar nga hackerat. Ai ose ata që e kanë bërë këtë akt e kanë identifikuar veten si “Islamic Ghosts Team” – “ekipi i fantazmave Islame”, kanë nxirë faqen e Avokatit të Popullit dhe kanë lënë një mesazh në anglisht, emrin e grupit dhe një frazë shekspiriane: “To be,or not to be” ( të jesh, apo të mos jesh).
Institucioni i Avokatit të Popullit bëri të ditur se do t’i drejtohet Prokurorisë me një kërkesë për të nisur hetimet mbi rastin. Vepër e lidhur me aktivitetin e institucionit? Apo një grup hack-erash të huaj në kërkim të pak vëmendjeje teknologjike?

k.c.

Comments

Submitted by Albann (not verified) on

<p>Jane kosovaret e Saliut,jane ataqe paguhen nga qeveria per sulm ne internet ndaj opozites......Saliu do luaje cdo gur per te mbajtur pushtetin...dhe s do kurseje as dhunen ne fund nese do deshtoje me format e tjera....thjesht shqipetaret kane nje psikopat ne krye.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.