Logjika e më të fortit zbret në Bashki. Bashkia drejt pasjes së 2 "kryetarëve" që s'njohin njëri tjetrin?

Postuar në 04 Maj, 2013 08:33

 

Dje këshilltarët e majtë akuzuan se Bashkia kishte ndërruar bravat e sallës së mbledhjeve për të ndaluar mbledhjen e Këshillit Bashkiak, që ata deklarojnë se e kanë kërkuar konform ligjit. Pasi kanë hyrë me forcë, kanë shkarkuar Kryetarin, Kosovrastin, dhe kanë zgjedhur me shumicëvotash Aldrin Dalipin. Kryetari i shkarkuar Njazi Kosovasti ka deklaruar për median: “Nuk e di çfarë ka ndodhur, isha në KQZ. Ta marr vesh ç’ka ndodhur dhe bisedojmë”.

Sot, pasi “ka marrë vesh” se ç’ndodhi, Kosovrasti ka deklaruar: “Ngjarja ishte e shëmtuar. Jo vetëm që nuk bëhet fjalë për një mbledhje të këshillit bashkiak, por kemi të bëjmë me një grumbullim të paligjshëm i qytetarëve” pa furnizuar fakte nëse kërkesa e të majtëve ishte bërë konform ligjit apo jo.

Me sa duket po shkohet drejt situatës së palogjikshme që Këshilli të funksionojë me 2 kryetarë që do ta fuste në kolaps Bashkinë.

k.c.

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

Do ta njohe, Kosovrasti, do ta njohe, kryetarin e ri. Nuk ka nga ja mban. Nuk ben dot mbledhje keshilli, pasi ka pakicen. Do te jete vete Basha, qe do ti thote: Lere kete pune. Ata jane shumica dhe na bllokojne...

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Çështë ky Kosovrasti edhe mbiemrin turli me presh e paska pa shihni na dashka batimin e regullave kësaj i thonë varja mëlçitë ujkut me dy këmbë</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.