Listat e deputetëve të PD, prag sherresh në koalicionin e djathtë?

Janë marrë vesh informacionet se kush mund të jetë në listat e PD-së dhe gumëzhitja duket se ka filluar në krahun e djathtë, sidomos nga ata që mund të mos jenë në këto lista.
Shqiptarja.com raporton sot për klimë tëacaruar brenda koalicionit të djathtë pas daljes së informacionit të listave për deputetë të PD. Ata që kanë marrë garancinë e kandidimit janë Dash Shehi i LZhK, Leka Zogu i monarkistëve, Shpëtim Idrizi dhe Nard Ndoka. Interesant është që Nard Ndoka ka nxjerrë jashtë liste Nikoll Lesin i LDK, pasi thuhet se Ndoka mund të kandidojë në Lezhë ndërsa Lesi nuk është në listë. Po jashtë ka mbetur dhe Arjan Starova, zv/Ministri i Jashtëm dhe kryetar i BLD. Shqiptarja.com parashikon konflikt pasi listat të bëhen publike të hënën.
Ndërsa sipas Panoramës emrat e rinj të PD në Tiranë janë Eduard Selami, Halim Kosova, Grida Duma, Jorida Tabaku, Kastriot Islami e Asllan Dogjani. Oerd Bylykbashi shefi i Kabinetit të Kryeministrit dhe Gjergj Lezhja kandidojnë të parët në Durrës.
k.c.
Comments
Sa te deshiruar jeni te
<p>Sa te deshiruar jeni te degjoni per sherre te PD-ja mer? Doemos duhet te ballancohen sherret e PS! Edhe kur nuk ka beni artikuj me paralajmerime...</p><p>Ju gazetaret jeni ofenduesit me te medhenj te popllit prandaj edhe shume rob do votojne pikerisht ata qe ju i "godisni" me keq. Mos kujtoni se poplli nuk e di se Edi Rama ka shumicen e gazetave ne kontroll. Mjafton te shohesh rastin se si trajtohet AKZ-ja!</p>
Mos prisni sherre ne PD , ai
Mos prisni sherre ne PD , ai qe po qeverisgjithe kete Shqiperi me dore te hekurt ska per ta lene te behet rremuje tek kopshti i vet! Jo tani po sa te jete Salistani ne krye ska per te ndodh gje.
Sherre ne PD !? Kjo nenkupton
Sherre ne PD !? Kjo nenkupton sikur ne tufen e deleve ka plasur blegerima, se dashi ua ben disave me hile. Ku ka sherre tek njerez qe u eshte cmontuar truri....
Add new comment