Berisha lë të kuptohet se Islami, Kadeli e Dogjani mund të jenë në listat e PD-së

Postuar në 02 Maj, 2013 11:43

Deputetët e PD-së nuk do të jenë të njëjtët. Do të ketë ndryshime. Këtë e tha vetë Berisha sot në një konferencë për shtypin, por pa specifikuar se deri në ç’masë do jenë këto ndryshime. “Nuk ka ndodhur ndonjëherë që listat e një legjislature të jenë të njëjta”, tha ai, duke përgatitur deputetët e tij për çdo të papritur. Mbi ç’kriter do zgjidhen kandidatët? Në këtë pikë Berisha nuk zhgënjen. Demonstron një cilësi që ia njohin të gjithë: mirënjohjen për ata që i kanë shërbyer PD-së e atij vetë. “Ka një frymë; kjo parti nuk jep asgjë tjetër përveç mirënjohjes së thellë për kontributin e secilit”, saktësoi ai. Dhe këtu mendja të shkon tek fati i tre deputetëve socialistë, Islami, Kadeli e Dogjani. Dhe Berisha ishte më i qartë se kurrë: “Ka një marrëveshje dhe unë marrëveshjet i zbatoj. Kam një marrëveshje me tre deputetë të PS-së, të cilët me qëllimin e tyre të përgjegjshëm ndaj vendit bënë të dështojë përpjekja e fundit e Edi Ramës për t’u bërë kryeministër i pavotuar”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Rrofte Siperfaqja (not verified) on

Do te shiheshin si mjerane, deputetet dhe tere demokratet ne pergjithesi,

nese Kastriot Islami dhe dy te tjeret do te shfaqej si zedhenes te tyre...

Berisha le te respektoj ato qe ka thene per "Kaçin e Zi" kur ky mbylli universitetin

per te mos hequr emrin Enver Hoxha, apo kur kercenohej me "thyerje skalpi"...

Berisha nuk ka asnje te drejte ta konsideroj partine si kulle te tijen,

dhe nese Treshja e deputeteve iu gjend ne nje moment te veshtire atij, si

kryeminister, le ta pershkruaj ate situate kur te shkruaj kujtimet e tij,

por jo ta kthej ne imunitet politik e monetar prej qytetareve sgqiptare,

dhe as si zhgenjim te demokratikasve apo simpatizanteve te PD-se.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.