Rama bën listën e "fëmijëve dhe dhëndurëve në ambasada". Ke ngrënë bukë në shtëpinë e Cekës? - pyet B.Fevziu

Postuar në 02 Maj, 2013 17:18

Edi Rama ka qenë sot në mbrëmje në studion e TV Klan me B.Fevziun dhe i pyetur për atë që ka ngjarë me djalin e Neritan Cekës përgjigjet: "Kemi të bëjmë me një person që nuk di fare se për çfarë është atje. Në mënyrën më kuptimplotë, ajo dëshmi tregon se kemi të bëjmë me një nivel mizerabël. Vëllai i Topallit shkon në Milano, dhëndëri i Topallit shkon në Paris bashkë me vajzën. Gruaja e Ministrit të Jashtëm në Ministrinë e Jashtme. Ne dimë mjaftueshëm për çka kemi detyrë të dimë, që në trupin diplomatik kemi të bëjmë me një hordhi dhëndurësh, kalamajsh që me demek shërbejnë në emër të Shqipërisë. Ka dhe më.. mbesa e Sokol Olldashit... doni të vazhdoj, gruaja e Halim Kosovës, etj. Ky është trupi diplomatik i Shqipërisë, këta janë njerëz që ankohen se ju shkulën veshin. Kjo nuk ka ndodhur! Këtu çështja nuk është se ju shkul apo s’ju shkul veshi këtij birbos. Mos qesh Fevzo, kjo është diçka e pabesueshme...

A ju thanë se ishte djali i Neritan Cekës, kini ngrënë në shtëpinë e tij? - e pyet intervistuesi i Klan më pas dhe Rama përgjigjet: "Mund të kishte ndodhur që të kem ngrënë, por nuk kam ngrënë. Rëndësi ka çfarë çorbe ka ngrënë Neritan Ceka që vajti atje ku ka vajtur. Ai u prezantua si një provokator dhe si një njeri pa asnjë disponim etik. Letra e Cekës është bërë si qytetar, në kohën që është ambasador. Si ka mundësi që ngrihet babai dhe shkruan letër për djalin 37 vjeçar. Unë se dija që ishte djali i mikut, se mbase dhe mund t’ia kisha shkulur veshin. E dyta, unë Neritan Cekën nuk e kam më mik..." a.n.

Comments

Submitted by bbb (not verified) on

Eshte apo jo mik Rama me gjeneralin e Cerrkut Neritan Petro Nini Migjen Lauarasi Ceka??? Ku ta dish...?Edhe me Ilir Meten shoku Edi nuk ishte mik para Rilindjes se 1 Prillit...Por si me magji me 1 prill, Meta u be befasisht 'aleat" dmth mik per te rrezuar Salen. Kjo tregon se sa dallaveraxhinj jane poltikanet tane ne tersi dhe shoku Edi ne vecanti. Biseda me Fevziun nuk qe interviste por si te thuash nje dialog kunjash dhe kacafytje idesh te kota pa buke, qe ta shpifnin. Megjithate Fevziu edhe pse medioker si gazetar, i beri nje pyetje Ed Rames per videon e Metes nese ishte manipulim apo jo. Kurse Rama nuk dha pergjigije...ndofta nuk don ta prishe aleancen e 1 Prillit

Submitted by çentrale (not verified) on

mire aty edi

Submitted by dritan (not verified) on

Nje ndihme e vogel per z Rama:

- Inid Milo, Diplomate në Misionin tonë në Gjeneve, e bija e Paskal Milos, ish Ministër i Punëve të Jashtme
- Antonela Dhimolea, Diplomate ne Ambasaden tonë në Pekin, mbesa e Paskal Milos
- Anton Koliqi, Diplomat ne Ambasaden tonë në Uashington, nipi i gruas se Paskal Milos
- Mamica Toska, specialiste e sektorit të Shërbimeve, motra e Igli Toskës, ish Ministër i Brendshëm i PS
- Ermal Dredha, Drejtori i Protokollit te Shtetit, i biri i Neki Dredhës, ish Kryetar i Bashkisë së Vlorës 1997-2001
- Greta Nako, diplomate në Drejtorinë e NATO-s, mbesa e Fatmir Xhafes
- Odis Mineu, Diplomat në Ambasadën tonë në Spanjë, ish kryetar i forumit rinor te PSD, kurshëri i Skënder Gjinushit

Submitted by Lex Rex (not verified) on

ok, 7 prurje nepotike te majta, shto ketu edhe Rexhina Nanon behen 8 (kjo e fundit ka 10 vjet atje, por keto 8 vite nuk e levizi Berisha se mos i mbetej qejfi Nanos)

Nga 8 te majte ne vitin 2005 jane bere 38 keto 8 vitet e Berishes. I bie qe shume shpejt te mos kete mundesi te punoje ne diplomaci asnje njeri tjeter vec te afermve te politikaneve.

Submitted by A (not verified) on

dritan, dakord me ty  për këto që shkruan, po s'është se Salës po  i përmenden emërimet nepotike të para 97'-ës, këto janë aktuale për të cilat mban ai përgjegjësi si kryetar ekzekutivi, kurse Rama ç'lidhje ka me emërimet e bëra në kohën e Nanos. Nano fundja u bë mik me Salën, e takoi në 2007, kurse tani e ftoi miqësisht të hapte krahun e t'i bashkohej atij në pension, një dorë janë.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.