Sondazhi i kompanisë IPR Marketing nuk u raportua nga mediat. Pse?

Të përditshmet e sotme, ato më të rëndësishmet e më të shiturat, nuk i kishin kushtuar ndonjë rëndësi kushedi se çfarë sondazhit të realizuar nga kompania IPR Marketing dhe të financuar nga televizioni Oranews. Disa prej tyre raportonin thjesht në faqet e brendshme (Shqipi, Dita, Mapo), ndërsa disa të tjera as që kishin denjuar të merreshin me të (Panorama, Shqiptarja.com, Shekulli). Në fakt, kjo është e para, e sipas shumë gjasash, e vetmja kompani e kontraktuar sondazhesh në këtë prag zgjedhjesh, dhe për fat është një kompani serioze që ekziston prej 20 vitesh në tregun e analizës e të sondimit të opinionit publik. Në këtë kuptim, sondazhi i mbrëmshëm do duhej të kish tërhequr vëmendjen e gazetarëve. Por nuk ndodhi kështu. Pse?
Arsyet duhet të kenë të bëjnë ose me një rivalitet mes televizioneve të Tiranës, pronarët e të cilëve bëjnë pothuaj që të gjithë dhe financimin e një të përditshmeje, ose me ndonjë shqetësim politik të lidhur me rezultatet e sondazhit, i cili në thelb fotografonte dy fakte kontradiktore: 1. klimën e qartë të ndryshimit dhe 2. barazimin aritmetik mes koalicioneve. Shkurt, secili prej koalicioneve ka pasur arsye të shqetësohet prej këtij sondazhi.
Re.Pu.
Comments
ZOTI ZALOSHNJA KUJDES NGA

ZOTI ZALOSHNJA KUJDES NGA SONDAZHE te TILLA sepse eshte pikerisht ajo qe Berisha do te donte te nxirrte. Nje rezultat te ngushte i cili ne ditet ne vijim do te ndryshoje ne favor te PD-se. Pavarsisht se sondazhi eshte komisionuar nga ORA news nuk duhet et harrojme se mund te jete pilotuar nga Berisha.

NUk duhet te biem ne gracka te tilla qe dekurajojne Opoziten dhe e hutojne dhe mbjellin faren e dyshimit te Fitorja dhe me keq te Rizgjedhjes se Berishes si Kryeminister.

Berisha investon te PODESTA ne amerike per te Blere konsensin Amerikan dhe s'na pilotoka dot nje sondazh ne Shqiperi.

Benefitet e pilotimit jane te nje rendesie qe ja kalon cdo gjeje tjeter madje edhe formimit te koalicioneve, sepse nuk ka gje me te rendesishme per Berishen sot sesa ti mesoj shqiptaret me iden se zgjedhjet jane kaq afer sa te mos pretendohet se do vidhen.

KUJDES KUJDES KUJDES

Per dijeni te lexuesve kjo

Per dijeni te lexuesve kjo kompani ne te njejtin tv ne te njejten kohe e nxirrte ne 2009 PD 5 pike pas PS por ne exit pollin e fundit PD e nxori fituese. Nuk besoj se per nje kompani serize rezultati mund te ndryshoje 8 pike per nje muaj

Pas tet vitesh ne opozite,

Pas tet vitesh ne opozite, une po prisja qe PS te ishte diku nga 55 perqindshi e jo 36 perqind. Dhe aq me teper qe votuesit vlersonin punen e opozites si te mire me 31 perqind dhe negative me 37 perqind. :(

Shpresoj qe Rama te kandidoje

Shpresoj qe Rama te kandidoje ne Vlore qe ta degjenerojme njehere

SAliut Tend (deleted) pas

SAliut Tend (deleted) pas qershorit biles do ti vendosim edhe disa Byzylyqe hekuri tek duart. Shendet more dele nga Vlora

Nese sondazhi eshte i sakte,
Nese sondazhi eshte i sakte, te dyja palet kane arsye te forta per ta shurdhuar rezultatin qe del; sondazhi thote qe dy koalicionet e medha dalin barazim dhe do te jete e pamundur per secilen te krijojne mazhorance, pa pjesemarrjen e FRD dhe AKZ. Nese kjo vertetohet, do ta shihni pas 23 Qershorit, per te disaten here, jo vetem Berishen, por edhe Edi Ramen dhe koalicionin e qelbesirave te zvarritet e te lepije gjithe gelbazen qe kane hedhur para zgjedhjeve ndaj ketyre dy forcave. Ashtu qofte, them une.
Opozita ka gabimet e saj, po

Opozita ka gabimet e saj, po nese populli voton perseri per Saliun atehere le te kalben me ate sepse e meritojne vuajtjen. Sondazhet me telefon ne Shqiperi me duken pak te besueshem.

Add new comment