Mehmet Kraja polemizon me tezat e studjuesit austriak Oliver Jens Schmitt në librin mbi Kosovën

Shkrimtari e publicisti Mehmet Kraja ka shkruar një artikull, që në thelb është një polemikë me studjuesin austriak Oliver Jens Schmitt, dhe argument është libri i këtij të fundit me titull “Kosova, një histori e shkurtër e një treve qendrore ballkanike”. Libri është dhe në libraritë e Tiranës e të Shqipërisë, por ai është shpërndarë e lexuar më së shumti në Kosovë. Mehmet Krajës i kanë bërë përshtypje një numër nënvizimesh e përfundimesh të studjuesit austriak, dhe ai ka veçuar tezat më të rëndësishme të Schmitt-it, që sipas tij janë të gabuara e të pasakta. Fjala vjen, Kraja kundërshton tezat se e drejta historike mbi Kosovën është në anë e Serbisë, se shqiptarët e Kosovës janë në pikëpamje identitare thjesht myslimanë shqipfolës, se shqiptarët e Kosovës e kanë arritur pjekurinë kombëtare vetëm me pushtimin e tyre nga Serbia në vitin 1912, se lëvizja kombëtare në Kosovë ka qenë e dobët, se shqiptarët e Kosovës kanë mbrojtur prore rendin e vjetër dhe interesat e Turqisë, se shqiptarët e populluan Kosovën duke ardhur nga Shqipëria veriore dhe e mesme, se lidhja mes shqiptarëve të Kosovës me pjesën tjetër të popullit shqiptar gjatë historisë kanë qenë periferike e pa asnjë domethënie, etj.
Shkrimin e plotë e gjeni të publikuar në linkun http://www.shqiptarja.com/kulture/2730/gafat-dhe-cinizmi-i-oliver-schmitt-it-per-kosoven-154723.html
Re.Pu.
Comments
Per te gjykuar se kush nga

Per te gjykuar se kush nga keto te dy ka te drejte, studiuesi i njohur zviceran i universitetit te Vjenes Oliver Jens Schmitt apo shkrimtari dhe publicisti i njohur kosovar Mehmet Kraja, se pari duhet tu referohemi PROVAVE HISTORIKE rreth ketij probemi.

Prandej pyetja qe shtroj un eshte kjo:

1- Cilat jane PROVAT HISTORIKE qe paraqesin serbet se toka e Kosoves asht e tyne?

2-Cilat jane PROVAT HISTORIKE qe paraqesin kosovart se toka e Kosoves asht e tyne?

Nga krahasimi i PROVAVE HISTORIKE del e VERTETA HISTORIKE.

O gjermon. Ca na flet per

O gjermon. Ca na flet per prova historike tani, e kujt eshte toka? Kosova eshte shtet i pavarur dhe sovran per qytetaret e Kosoves, kujt i duhen provat historike? Kjo eshte e vetmja e vertet historike. Schmitt si shkenctar historian qe eshte nuk do te zinte kur ne goje nje fjale te tille si e verteta historike, mos u trash kot, dhe lere shkencen te bej punen e saj.

E lexova artikullin dhe me

E lexova artikullin dhe me pelqeu pa mase.

Pal Tedeschinit i them se nese nisemi nga e verteta historike, kush e ka xane ma s'parit at tok, i tham se serbet kane ardhe diku nga shek i V ne ballkan e me vone ne Kosove. Ndersa na jena kene gjith'here asaj e kesaj anet. I tham se shum shqiptare i kane dhane nji dor te mire serbve kaher per me kriju krajline, e sot nipcet e tyne flasin serbisht.

Po ne kena nimu serbin, rumunin, malazest dhe grekun me ba shtete pas perandorive te medha te lashtesise. Vetem se kena nimu dreqin apo armikun gjith'here.

Kaq me te drejten historike derisa te dali naj tjeter e te na tregoje se kur e nga kena ardhe na ne ballkan.

Harrova me thane se tuj tu pergjegj ty Pal i jam gjegje edhe Schmittit.

Shkenca e Historise, si çdo

Shkenca e Historise, si çdo shkece tjeter, kerkon prova kur bahet nji pohim.

Keshtu per kete arsye ne debatin rreth Historise se Kosoves duhen paraqite PROVAT HISTORIKE nga te gjitha palet qe diskutojne. Nuk ka diskutim shkencor pa prova.

Ne kete rast nuk po flitet ketu se a asht e Pamvarun Kosova sot a nuk asht e pamvarun. Duket se je krejtesisht i pashkolle o "diturija" .

hahahaha me vure ne seder o
hahahaha me vure ne seder o gjeromon! krejt e pa shkollle jam, fermere ne profesion. ti flet per te verteta historike dhe shkenca e historise nuk njeh te verteta historike, njeh vetem fakte historik, qe te shkolluarit si ty i perkthejne ne te verteta historike, zoti dhe ti e dini se per cfare behet fjale.
Ndersa une njohe teze, antiteze dhe sinteze, qe me shtjellimin e duhur shkencore behet prape teze, kerkon nje antiteze e keshtu me radhe... po perse te shpjegoj une ty keto gjera, ti je i shkolluar dhe ne te pashkolluarit nuk te japim dot mendje?!
censuruar

censuruar

O Paul... Te keqen keni per

O Paul...

Te keqen keni per t'ja marre shqiptareve dhe Shqiperise...!

Por edhe pse token ia keni pergjysmuar, gjysmat e saj po bashkohen, per tmerrin tuaj!

Se, eshte Shqipja, gjuha shqipe, qe e ka mbajtur gjalle e imunitar kete popull.

Ja, shiko veten ti Paul: ke ardhur kush e nga ku dhe je i detyruar te mesosh shqipen!

Add new comment