A do ta jepte Jozefina dorëheqjen për "kaq pak gjë"?

Postuar në 03 Maj, 2013 03:59

Georg Schmid ka qenë deri vonë kryetari i grupit parlamentar të CSU bavareze. Të enjten e kaluar ai dha dorëheqjen për shkak të një vendi pune të gruas së tij. Ai e kishte punësuar atë si sekretare. Të hënën dha dorëheqjen edhe Georg Winter, shefi i komisionit për buxhetin në parlamentin bavarez. Ai kishte punësuar të bijtë si informaticienë.

Në Bavari deputetëve që nga viti 2000 u ndalohet me ligj, që të punësojnë familjarët, por ligji ka një përjashtim për kontratat, që janë nënshkruar deri para hyrjes në fuqi të ligjit në vitin 2000. Gjithsej 17 prej 92 deputetëve të CSU në parlamentin bavarez, kishin shfrytëzuar këtë përjashtim. Megjithese jo ne rrethanat e shkeljes se ligjit, por shfrytezimit te perjashtimeve te tij, pas publikimit shumica i kanë larguar nga puna të afërmit e tyre – mesohet nga media gjermane e cituar nga portal online i radios Deutsche Welle.

Aferën e zbuloi eksperti i së drejtës kushtetuese Hans Herbert von Arnim. Me librin e tij të botuar kohët e fundit, "Vetëshërbim", u bë e njohur se politikanët bavarezë kanë rroga më të larta se homologët e tyre në landet e tjera të Gjermanisë. Von Arnim gjithashtu përmendi praktikën, që anëtarët e parlamentit bavarez punësonin të afërmit e tyre. Publikimi mjaftoi per serine e doreheqjeve dhe largimeve vullnetare nga postet. a.n.

Comments

Submitted by Lex Rex (not verified) on

<p>Mire Jozefina se dihet, po dhenderrit te saj a nuk i vjen turp qe emri i tij permdendet thuajse cdo dite ne media ?</p>

Submitted by Gjon (not verified) on

<p>&nbsp;</p><p>&nbsp;Juve ju pelqen gjithmone pyetja<em> tendencioze</em> kurse une do t&#39;a shtroja keshtu: A do te kishin kurajo politikanet tane qe te benin &quot;kaq pak gje&quot;, ose akoma me mire: Cili prej politikaneve tane nuk ka perfituar nga posti per te sistemuar femije, vellezer, motra, shoke, shoqe, te aferm apo per te vene pasuri per vete dhe te afermit e tij?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.