Edi Rama flet për Topin e Spahiun në të përditshmen Shqip

Postuar në 02 Maj, 2013 05:29

Rama ka dhënë një intervistë të gjatë për Kamber Velajn e Shqipit, dhe aty ka folur mes të tjerash dhe për dy partitë që nuk kanë pranuar t’u atashohen dy partive të mëdha, për FRD-në dhe AKZ-në.

Për FRD-në: “FRD mund të ishte në koalicion me ne, nëse nuk do të kishte qëndruar e ngurtë në pozicionin e vet. Por ama nga ana tjetër, është absolutisht e qartë që FRD nuk bën lojën e regjimit…. Pra FRD është shumë më e tërhequr nga projekti i shpëtimit të Partisë Demokratike dhe rilindjes së saj në opozitë, se sa nga një projekt më i gjerë dhe më i madh, siç është projekti i Aleancës për Shqipërinë Europiane. Unë besoj se neve [nesër] nuk do të na duhen numrat e FRD-së…”

Për AKZ-në: “Fatkeqësisht, të gjithë patëm iluzionin se ishte një forcë, e cila ishte krijuar për të luftuar regjimin. Ndërkohë që nga negociatat që kemi bërë, jemi ndier vërtet shumë keq përballë kërkesash sa qesharake aq edhe provokative që na dhanë idenë se s’ishim në kushtet kur po negocionim me një opozitë, por ishim në kushtet kur po negocionim më kot me një forcë që kishte një axhendë tjetër… Arsyet pse AKZ nuk është në këtë front janë sa qesharake, aq edhe të shëmtuara.”

Intervsitën e plotë mund ta ndiqni në linkun http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/05/02/edi-rama-po-reflektoj-mbi-propozimet-per-te-kandiduar-jashte-qarkut-te-tiranes/

 

Re.Pu.

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

<p>Besoj se te gjithe e veme re kontradikten e madhe ne kete mes. Dy forca qe kane vendosur te rrine te pavarura, dy trajtime komplet te ndryshme. Njeres i konsiderohet normale, e respektueshme biles, vendimi per te hyre e pavarur ndersa tjetra shahet me nje fjalor prej rrugaci ordiner. Pse valle? Qartesisht sepse AK shihet si dikush qe merr vota nga e majta me shume. Qe do te thote qe ata nuk bejne lojen e Saliut, por jane thjesht nje elektorat i zhgenjyer nga Rama ashtu si FRD nga Berisha.</p><p>Te pakten te jemi te qarte se per ca po flasim e te mos vazhdojme kete hipokrizine. &nbsp;</p>

Submitted by Andon Nuriu (not verified) on

<p>Shume te drejte ka Rama ne keto qe ka thene, Topi dhe Spahiu nuk kane krahasim dhe asnje s&#39;duhet te beje gabimin qe t&#39;i krahasoje. Topi eshte njeri i nderuar dhe politikan dinjitoz, ndersa ai sorra faqezi nje sharlatan i korruptauar, nje demagog i ndyre, thjesht nje psikopat.</p>

Submitted by Ilir Meta (not verified) on

<p>Faqezi mund te jesh ti qe emrin e ke te krishtere dhe mbiemrin mysliman.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.