Krim kanunor në Kurbin: “Viktima duhej të ngujohej”, thotë autori i krimit

Postuar në 01 Maj, 2013 04:46

Ka tërhequr vëmendjen një krim në Kurbin, me autor Albert Tucin. Ky i fundit ka vrarë Besart Ndreun, që sapo kish kryer dënimin me burg për shkak se dy vite më parë, në ‘Qafë të Pazarit’ në lagjen ‘Sanxhak’ të Kurbinit, kish plagosur Albert Tucin, vëllain dhe djalin e xhaxhait të këtij të fundit. Tuci pra ka pritur që ai të lirohej nga burgu për të bërë atë që i thonë rregullat e Kanunit mesjetar. Ja arsyetimi që ai i ka bërë krimit të vet në polici, pasi u dorëzua: “Nuk kam qëlluar në drejtim të [tjetrit që u plagos], por vetëm në drejtim të Besartit. Nëse ky i fundit do zbatonte Kanunin, duke u mbyllur brenda, nëse do kishte kërkuar leje për të lëvizur, unë nuk do e vrisja dhe do kishte rrugë për të mbyllur problemin”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Shpendi (not verified) on

Kanuni eshte tradita ligjore e pashkruar e popullit ne kohen e izolimit nga qytetrimi europian per shkak te pushtimit turk-osman.

Populli shqiptar nuk zbatoi kurr sheriatin e pushtuesit turk-osman/arab, por zbatoi ligjet e veta shekullore autentike shqiptare.

Qeverite e sotme shqiptare te shekullit te XXI nuk jane ne gjendje te zbatojne ligjet europiane. Ky eshte shkaku i zbatimit te ligjve zakonore te te gjitha zonave shqiptare pa dallim ku me shume e ku me pak.

Submitted by Liku (not verified) on

pordhe me rigon o Shpendi....ne jeni akoma ne shekullin 1 ...dhe duam te shkojne ne Europe...na mbyti varferia e krimi....situata eshte si ne filmat horror. Popull budalla qe po e rrjepin e degjenerojne akoma edhe me keq horrat e kacaket  e tij. si psh cubi sali berisha. me thuaj kush popull i civilizuar dhe i edukuar ben gjema te tilla...kush shtet ne bote ka qeveri te tille qe le te vriten e te priten njerezit si qente dhe ferkon duart e vjedh c'te mund per vete....

Submitted by drini (not verified) on

ky djali nuk ka zbatuar kanunin. e para, ky i vdekuri eshte denuar per ate qe ka bere. e  dyta, ky vrasesi ka qelluar  me bresheri automatiku. e treta, nuk ka pasut te drejte ta vrase pasi i vdekuri nuk ka vrare njeri...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.