Bushati është kritik me Spahiun, por është kritik dhe me ata që brenda një nate e shndërruan “nga shqiponjë në sorrë”

Andi Bushati e thotë në mënyrë të përmbledhur qysh në fillim të shkrimit mesazhin që përcjell me gjithë shkrimin e tij me titullin ‘Shqiponja që s’fluturon lart’: “Ajo që po ndodh me Kreshnik Spahiun sot, mund të shihet si akti i parë i pushtetit të nesërm, i cili po vë në zbatim devizën: kush nuk është më mua, është armiku im”. Dhe me këtë i referohet faktit që “brenda një nate, asaj të vendosjes së koalicioneve, portreti i liderit të çartur të nacionalistëve, është ripikturuar nga e para; televizionet që e kishin ngritur lart, tani e kanë zhdukur nga ekranet; reporterët që gjurmonin me një pasion voyeur-isti mënyrën se si ish vendosur flamuri me shkabën dy krenare në ballkonin e apartamentit të tij, kanë harruar të informojnë se ai po organizon mitingun e tij ‘më të madh’”.
Bushati nuk e përjashton mundësinë që Spahiu të jetë blerë me paratë e Berishës (“Për pastërtinë e Kreshnikut nacionalist nuk mund të vërë kush bast’, thotë ai në shkrimin e tij), por [të gjitha dyshimet mbi të] “nuk kishin vlerë për ata që e ngrinin dje në qiell dhe që e nëpërkëmbin sot”.
Shkrimin e plotë e keni në linkun http://www.gazetatema.net/web/2013/04/30/shqiponja-qe-sfluturon-me-lart/
Re.Pu.
Comments
Bushatit duhet qe dikush t'i

Bushatit duhet qe dikush t'i shpjegoje se nuk eshte faji i opozites qe qyqja Sali e kish lene nje veze ne furrikun e opozites dhe çdo levizje e parakohshme per te nxjerre jashte zogun qe po fillonte te nxinte pendet do te ishte nje gjest i nxituar dhe i panatyrshem. Ne momentin e fluturimit kur te gjithe prisnin bashkimin e forcave opozitare, qyqari Spahi u ngrit ne ajer me nje piruete dhe klithme qe çuditi ata qe e kishin kujtuar si nje specie e afert. Te vazhdosh te besosh se zogu ne fjale do te kthehet ndonje dite i penduar duke kenduar faljen pikelluese nuk eshte teresisht e gabuar. Ka ardhur koha te leshoje vezen e rradhes ....

Ne momentin e fluturimit kur

Ne momentin e fluturimit kur te gjithe prisnin bashkimin e forcave opozitare

Kush e besonte kete? E besonin Ram-istet, per arsyet e tyre personale. Po nderkohe kishte plot te zhgenjyer edhe ne kete faqe qe kane shkruar shpesh se AKZ do perfundonte si G99 po te futej ne koalicion. Biles ne kemi kerkuar nje lloj bashkimi me FRD-ne qe te krijohet vertet nje pol i trete i forte.

Pra kjo qe thua ti perforcon pikerisht thelbin e shkrimit te Bushatit, qe Rama dhe Berisha kane polarizuar politiken shqiptare deri ne ate pike sa eshte e pamundur te dale dicka e re.

Aty me qendro. Pse nuk u

Aty me qendro. Pse nuk u bashkua me FRD-ne "droni" Spahi. Sipas meje Topi i di fare mire arsyet dhe ndoshta ka qene ai qe ka vene veton ndaj nje aleance te tille duke pasur informacionin e nevojshem per kete karagjoz qe ka vegjetuar ne strofkullen e korrupsionit, ate te drejtesise.

Sa per teorine e Bushatit sipas te cilit Spahiu nuk mund te behej pjese e nje koalicioni te majte(thua behej fjale per partine e Topit) apo se linte sqima e te qenit ne nje alence me Ilir Meten i bie qe "avokati i djallit" nuk i ka lexuar fare 6 kushtet per te (mos) fluturuar bashke me PS-ne.

Si Enveri me

Si Enveri me mehmetin,kadriun,kocin,todin,beqirin etj......brenda nates nga shoke ku pinin uje ne gjurme te kalit.............i bente armiq te partise e te popullit dhe u shkulte dhembet.Diktatorin e keni ne horizont,mendohuni para se te votoni....................Me mire nje Putin (sala) se nje Stalin (edi)

Eshte cilesi e njerzve te

Eshte cilesi e njerzve te mencur te ndryshojne mendim. Shume vete u mashtruan pasi Spahiu tjeter tha me fjale dhe tjeter beri me vepra.

Keto lloj lojrash politike nuk i ben asnje vend ne Evrope dhe prap ne Shqiperi jemi dakort ti pranojme sikur te mos vidheshin zgjedhjet.

Eshte shume e vertete kjo.

Eshte shume e vertete kjo. Disa media, me orientim te majte le te themi, e propaganduan fuqishem Spahiun gjate vitit te fundit. Cuditerishte javen e fundit kemi pare lajme vetem per kundershtaret e tij, te larguarit nga AK ose dhe nje mospermendje totale e AK. Pikerisht kjo dreq sjellje e atyre qe trumbetojne ndryshim nuk te ben te jesh shum optimist per qeverine e neserme..:(

Ne zgjedhjet e vitit 2005 ky

Ne zgjedhjet e vitit 2005 ky Andi ka bere nje deklarate apo arsyetim???? ku thote:" .....edhe sikure keta te PD-se te vjedhin pasi te vijne ne pushtet, eshte e mira te vijne ne pushtet sepse do te vendosin nje ekuiliber midis dy kraheve politik nga pikpamja e fuqise ekonomike". Do te desha ti beja nje pyetje dhe ju lutem te ja transmetoni ( kam besim per kete pasi ju mbaheni per asnjanes : politik,ekonomik, krahinore, fetare.....etj.) Dhe pyetja ime eshte : Si i vlerson ai ekuilibrat ekonomik tani?Mos harroni, atehere ishin Fatosi (sot pa adrese ), Andis (sot i larguar), Anastasi, Shpetimi ( sot i yti).....etj

Nuk mund presim integritet

Nuk mund presim integritet nga nje media imorale. Keto televizione / gazeta / "blog-e" kemi. Pastaj bushati ne shume raste ka qene vete pjese e problemit dhe jo e zgjidhjes, kshu qe ndryshimin ne fillim ta kerkoje tek vetja.

eshte nje aritmetike sh. e

eshte nje aritmetike sh. e thjeshte dhe e sakte : te gjithe ata qe nuk e pertypin dot maskaraden elektorale te misheruar ne paktin PS-LSI jane vota qe rrjedhin nga opozita drejt AKZ-se. Kete Rama dhe arsenali i vet mediatik e ka kuptuar me se miri prandaj bresherite i jane drejtuar qarte e prere Nik xhelatines ne menyre qe te mballoset njefaresoj e me aq sa mundet fucia e shpuar qe synon te marre pushtetin. Por me koalicionin e vet mahnites Rama s'beri gje tjeter vecse i dha moral imoralitetit politik te Berishes dhe e vetmja rilindje qe solli ishte percarja rishtazi e bllokut opozitar. 23 Qershori eshte dhe verdikti perfundimtar qe verteton nese sindroma e Rames eshte vertet miti i Sizifit apo se fundmi do te arrije te ndertoje dhe ai harkun e vet te triumfit por kurresesi te shqiptareve te neperkembur e te tallur si bageti elektorale. Ne jemi popull qe kemi nevoje me teper se kurre per nje kulture politike dhe kjo mund te behet vecse duke perbuzur ne menyre te qarte te dyja kampet politike qe kaq fort na kane baltosur.

Add new comment