Makina amerikane e asimilimit vazhdon të funksionojë mirë - shkruan Zakaria

Derisa të mësojmë më tepër për vëllezërit Tsarnaev, ne jemi të prirur të shtrojmë pyetje më të gjëra lidhur me arsyet e rënies së tyre të qartë në terror, - shkruan në fillim të një artikulli në të përditshmen Ëashington Post Fareed Zakaria.
Në artikull shtrohet çështja çfarë tregon ngjarja e maratonës së Bostonit për islamin radikal dhe komunitetet myslimane dhe jepet përgjigjja: duket se jo shumë.
“Ai dhe familja e tij, në fund të fundit, ishin pjesë e migrantëve çeçenë në Shtetet e Bashkuara dhe janë mirë të përshtatur, i nënshtrohen ligjit dhe janë plotësisht amerikanë, shkruan autori në Ëashington Post dhe më pas bën një krahasim prej të cilit del se në thelb numri i të vrarëve nga terrorizmi është shumë më i vogël se të vrarët me shkaqe të tjerë: “Prej 11 Shtatorit 2001, terrorizmi i inspiruar nga jashtë ka marrë afro një duzinë jetësh në Shtetet e Bashkuara. Por mëse 100 mijë vetë janë vrarë nga armët dhe më tepër se 400 mijë vetë në aksidentet automobilistike” – shkruan autori dhe shton:
“Hulumtimet e opinionit disa herë kanë treguar se imigrantët myslimanë në Shtetet e Bashkuara, e kanë përqafuar thelbin e vlerave amerikane. Makina amerikane e asimilimit vazhdon të funksionoj mire”. a.n.
Comments
Makina amerikane e
<p>Makina amerikane e asimilimit!!!</p><p>Nje makine e shemtuar, e eger, dhe qe ne fund te fundit arrin te te marre vlerat, shpirtin. Makina amerikane e asimilimit eshte thjesht nje propagande qe funksionon shume mire me naivet, ata qe nuk kane njohurite e duhura, qe mendojne se amerika eshte gjithcka, per secilin, se amerika eshte me e mira etj etj. Gjeja me e mire qe mund te besh ne amerike eshte te ruash identitetin tend dhe te mos behesh pjese e nje kopeje gjigande delesh qe endet e hipnotizuar nen efektet e nje reklame tru-mpirese.</p>
Identiteti me i mire ne
<p>Identiteti me i mire ne Amerike eshte te behesh amerikan. Ketu ne Europe kam njohur disa "patriote" shqiptare qe kembengulin ne ruajtjen e "traditave tona te mira".! Por me keto tradita ata kuptonin ato te fese myslimane. Pra kesaj i thonte te hash buken e kaurrit dhe te besh duvane e turkut. Ne fakt islamistet nuk mund te integrohen kurrsesi ne nje shoqeri perendimore. Ndersa myslimanet, sigurisht qe po.</p>
Add new comment