Berat: E nxjerrin nga salla, ngaqë guxoi t’i bënte një pyetje Berishës

Postuar në 01 Maj, 2013 04:13

Quhet Polikseni Zoto, është nga Berati, është ish e përndjekur nga regjimi komunist, dhe  - kjo është e dhëna më e fundit ‘biografike’ e saj – ka marrë pjesë në një takim që Berisha ka patur me gratë e qytetit të një mbi një dritareve. Dhe Shqipi informon: “Kryeministri foli për të ardhmen, vendin që duhet të ketë gruaja në shoqëri dhe prioritetet që shpalos programi i PD-së për këtë forcë. Ndërsa priteshin pyetje nga salla, një nga të ftuarat, pikërisht Polikseni Zoto, i është drejtuar Kryeministrit, duke e pyetur nëse programi që paraqet PD-ja është vërtetë në favor të gruas, pasi deri më sot, kur vetë PD-ja ka udhëhequr qeverinë, ka pasur vetëm emërime nepotike në administratë. Ajo është shprehur se për të zënë një vend pune duhet miku dhe korrupsioni dhe nuk merren parasysh aftësitë profesionale.”

Çfarë përgjigje ka dhënë Berisha? Asnjë përgjigje. Shqipi thotë se “menjëherë janë ngritur në këmbë krerët e Partisë Demokratike, të cilët ia kanë rrëmbyer mikrofonin nga dora ish të përndjekurës, duke e nxjerrë me forcë jashtë sale”. Berisha ka ndjekur skenën me maskën e buzëqeshjes në fytyrë. Pa thënë asnjë fjalë.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Shpendi (not verified) on

Nuk ka se si te kete DEMOKRACI EUROPIANE ne nje vend qe per 500 vjet rresht jetoj nen feudalizmine errete aziatik  osman.

Submitted by Anton (not verified) on

Paska qene me te vertete e pavarur Poli :)

Edhe ish e perndjekur e , gjynah duhen futur ne administrate keto ish te perndjekurit se jane shume te afte

Submitted by Leonardo (not verified) on

Si atëhere kur deshnin të asgjesonin sekretarin e parë dhe u hodhë nga salla të të marin të keqen dhe përgjigjja i shte të limtë goja kurse ky buzëqesh si një kloun

Submitted by Anonim (not verified) on

PO pse ore Respublica, po te pyesim Edin cfare pazari ka mbyllur me Ilirin (apo me plot te tjere ne Parti) a thua valle nuk na nxirrni nga salla?

Submitted by Reni (not verified) on

O zoti Anonimi mos bej gerr gerr por shko te sala yt dhe bej bee si dele

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.