Për PD-në KQZ-ja me 4 anëtarë është në rregull. “Vendimet që duan 5, do t’i marrë Kolegji” – thotë juristi i Berishës

Postuar në 30 Prill, 2013 13:18

Oerd Bylykbashi, këshilltar i Kryeministrit u shpreh qartë sot se PD nuk e ka ndërmend të negociojë me socialistët për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kjo pasi, sipas tij, “zgjidhja është në Kod, por PS po bllokon” etj.

Fjalët e Blykbashit: “Ajo që thotë zoti Rama është një farsë, nuk ekziston termi i kryetarin konsensual. Konsensualiteti mund ndodhë gjatë votimit por nuk është një mekanizëm që kërkohet dhe kur kjo nuk arrihet kalohet në një mekanizëm tjetër. Kryetarja aktuale është votuar nga Parlamenti me një procedurë të ligjshëm dhe i gjithë ky debat nuk ekziston më…Në mënyrë fare të qartë Kodi, e zezë mbi të bardhë thotë: KQZ funksionon kur ka 4 anëtarë, që votojnë, që janë prezent në mbledhje pra bëjnë kuorumin dhe jo më kot e thotë këtë dhe merr vendime me 4 anëtarë. Sigurisht, kur i duhet që të ketë 5 vota do të duhen 5. Nëse kjo nuk është e mundur zgjidhja është gjithmonë në Kolegjin Zgjedhor".

Kjo duket si përgjigja e PD-së së Berishës për një propozim të disa ditëve më parë të socialistëve për të zgjedhur një KQZ me bazë parimin 3+3+1 kryetar konsensual dhe të përfaqësuesve ndërkombëtarë Ëollfarth e Sequi që apeluan sot për situatën në KQZ. a.n.

Comments

Submitted by best (not verified) on

Keto mund ti quash ndryshe "pordhe me rigon" ne gjuhen popullore

Nese kryetarja e KQZ eshte zgjedhur ne menyre teligjshme nga parlamenti, edhe anetari qe u shkarkua me procedure si diversnat dhe pa u pyetur me komision per te kaluaren e tij, ishte i zgjedhur po me vota dhe ne menyre teligjshme

Bylykbashie ka nje hall te madh, sepse e di shume mire se per vendimet me 5 vota kolegji nuk shprehet gjalle ne bote

Kolegji Zgjedhor do nje vendim qe temarre vendim, do nje ankimim qe temarre vendim

Kush do e beje ankimimin, vete kate 4 qe do votojne me 4 vota kur duhen 5?

Si do i thone kolegjit keta, poteankimojme vendimin qe kemi marre vete sepse si beme dot 5 vota???

Nuk jetojme ne Tixhikistan, por 70milje nga Roma, qyteterimi i hershem dhe pak kilometra nga Athina greke e lashtesise

Ti therrasin mendjes keta palopushtetare qe bejne papagallin dhe paguajne me shuk parash gjoja palo ambasadore si Volfarthi sepse ndryshe kete here cekani do bjere mbi ta dhe jo mbi popullin

Ta harroje Bylykbashi se behen zgjedhje me nje KQZ me 4 anetare, nuk ndodh dhe ska per tendodhur gjalle ne bote

Nese Berisha e ben, fundi dihet me 24 qershor se cfare do te ndodhe.....dhe te mos shpresoje me tePodesta, se ata mire i kane kepucet e kuqe (shenja e Diabolos)

Submitted by Shen Kozmai (not verified) on

Fakti qe jemi pak kilomtra larg romes dhe athines nuk na ka sherbyer per asgje,ata kane bere zgjedhje e kane votuar qe para 2000 vjetesh,ndersa neve akoma nuk e dime shijen e zgjedhjeve te ndershme (ne keto 100 vite qe jemi shtet asnjehere nuk kemi bere zgjedhje te lira e te ndershme).

Sa per kqz e dime qe sali berisha do ti zaptoje institucionet,por dhe edi rama duhet te jete serioz e ti lere lojrat, jo i heq anetaret jo nuk i sjell etj etj,ne fund te fundit po te jemi pak te ftohte e kuptojme qe nuk ka ndodhur asgje...Para dates 1 Prill ne kqz ishin 4 te mazhoraneces dhe 3 te minorances,..... edhe sot me 1 Maj prape kemi te njejten situate 4 te mazhorances dhe 3 (qe mungojne) por qe jane te minorances.

Sa per ate se cfare mund te ndodhe me 24 qershor,besoj se shqiptaret nuk do marrin me armet per te vrare njeri-tjetrin per bythen e politikaneve.

Submitted by arvanites (not verified) on

Nqs ShBA dhe BE nuk nderhyjne per ceshtjen e KQZ atehere ne heshtje ato po pranojne vjedhjen e zgjedhjeve.

Submitted by Eriseld (not verified) on

Bylykbashi eshte shef kabineti, jo thjesht keshilltar i K/ministrit

Submitted by Shqiptari (not verified) on

Shqiperia eshte nje sistem diktatorial i paster. Diktati eshte vendosur me te dyja kembet. Nje popull meriton ate qeveri qe ka. Ne te kunderten, reflekton me mjete demokratike dhe popullore per vendosjen e nje sistemi demokratik dhe te lire. Ne krahasim me popujt e tjere Europian, populli Shqiptar eshte dhe mbetet nje popull i prapambetur. Kjo prapambetje dhe injorance shfaqet ne menyren se si po "vepron" apo "reagon" perballe ketij regjimi te tipit Lukashenko. Fatkeqesia ne kete rast qendron tek ajo 5% e popullesise e cila mbart cilesi intelektuale dhe perparimtare. Zoti qofte me ne!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.