Rama zotohet se “21 janari do të jetë amaneti i viteve në opozitë”. Dhe bën një mea culpa para të vetëve

Postuar në 30 Prill, 2013 09:02

Rama ka tentuar sot të bëjë një rikompaktësim të partisë, duke thënë në një mbledhje të Grupit Parlamentar se pas 23 qershorit do të ketë vend e nevojë për të gjithë. “Nga ky grup do të dalë skuadra fituese e 23 qershorit; askush nuk do mbetet jashtë rrugës tonë pas 23 qershorit; gjithësecili do marrë përgjegjësitë e mëdha për të garantuar suksesin e mandatit tonë qeverisës”, tha ai, dhe mendja ta thotë se me këtë ai ka synuar të ngrohë sadopak ata që kanë mbetur, apo do të mbeten, kokëmënjanë e qejfprishur. Në këtë pikë, ai ka bërë dhe një mea culpa përpara të vetëve. “Nëse ka ndodhur, dhe [me siguri] ka ndodhur, që të kem gabuar me ndonjërin prej jush, [ky është rasti që t’] ju kërkoj sinqerisht ndjesë. Për mua gjithë pjesëtarët e këtij grupi janë dhe do të mbeten rrugëtarët drejt fitores më 23 Qershor”.

Por theksin e ka vënë tek 21 janari, dhe me sa duket ka dashur të qetësojë shpirtrat e trazuar të atyre që kanë zënë të mendojnë se, për shkak të koalicionit PS-LSI, ajo ngjarje do të harrohej e hidhej pas shpine. “Kemi humbur njerëz si të ishim në fushë lufte me armikun, jo vend pluralist. 21 janari mbetet amaneti i madh i këtij 4 vjeçari në opozitë, dhe një nga synimet për drejtësi”.

Por … ka një ‘por’ interesant: “ata [Berisha e Co.] nuk janë të gatshëm të lënë pushtetin, sepse nuk përballojnë dot hijet që kanë pas vetes. I ndjekin hijet e 21 janarit, i ndjekin hijet e Gërdecit, hijet e atyre të vrarëve në një vend ku krimi ka marrë kontrollin, ku policia është tërhequr e tradhtuar nga një kupolë në Ministrinë e Brendshme që shkëmben favore me krimin”.

Re.Pu.

Comments

Submitted by bbb (not verified) on

"Amanetin" e 21 janarit, Rama ja ka lene ne dore Ilir Metes, i cili pritet te marre ministrine e drejtesise pas Zgjedhjeve...

Submitted by Beni (not verified) on

Me gjithe respektin e mundshem ndaj kryetarit z. Rama, kushdo qe ja ka sugjeruar kete autokritike per 21 janarin ka qene i pakujdesshem tek fakti qe z.Rama eshte bere i pabesueshem per publikun e gjere. Si mund te bej autokritike per dicka kur ai nuk kerkon falje per dicka tjeter sic ishte shkulja e veshit ne mes te europes te z. Ceka?? Nje kryetar qe nuk e ka per gje t'i shkuli veshin tjetrit ne nje asamble te tille, ketu ne Tirane nese do te ishte kryeminister nuk do ta kishte per gje ta denigronte ne kufijte e denigrimit njerezor.

Megjithate duke mos dalur nga konteksti shkrimit une nuk e besoj dot z. Rama qe do hetoj 21 janarin kur ate per te cilin e nisi 21 janarin e ka ne qeveri dhe nuk jam i vetem ne kete pohim. Arsyet jane te shumta dhe nuk besoj se jemi aq naiv sa mos i shikojme gjerat sic jane, pervecse militanteve dhe atyre qe perfitojne nga ngritja e z. Rama ne karrigen e kryeministrit.

Submitted by Zapbone (not verified) on

Terbimi i im eshte se te gjithe po pregatisin te vij ne fuqi psikopatin e rradhes. Dhe te gjithe ato te paret do te ngelen cyryk e do te sakatohen.

Submitted by dritan (not verified) on

Mos moreeeee shenoje kete amanet tek blloku i Ilirit qe mos e harrosh

Submitted by Gjon (not verified) on

Kjo "mea culpa" sikur nuk ka shume vlere per ata qe ka perzene nga PS!

Mua me duket si joshja e fundit per te terhequr edhe te pakenaqurit, nen premtimin e ndarjes se tortes se pasur financiare qe do t'i sjelle ardhja ne pushtet. Pra "Rilindja" do te sjelle pasuri per te gjithe pushtetaret e ardhshem, por ne kurriz te kujt?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.