Konventë e FRD-së: Topi sulmon PD-në, por nuk harron as PS-në (sidomos për Gërdecin)

Postuar në 30 Prill, 2013 08:33

Më pak se dy muaj para zgjedhjeve dhe një vit pas themelimit, FRD-ja ka mbajtur një Konventë elektorale. Fillimisht, Topi ka shpjeguar vendimin për të dalë më vete në zgjedhje, gjë që në FRD është mirëkuptuar e mbështetur: “Të futesh në koalicione pa asnjë moral dhe princip, pa asnjë kohezion programor, nuk ka kuptim; nuk mund të kthehemi në njerëz që …fyejnë [njëri-tjetrin] dhe dalin të nesërmen sikur nuk ka ndodhur asgjë; është moral që nuk na përket ne, por i përket politikës së vjetër, që nuk ofron asgjë për shqiptarët”.

Kreu i FRD-së hodhi një numër ‘spicash’ për PD-në gjatë fjalës së tij: “Të gjithë e dinë që e djathta është në krizë, pasi investoi shumë për ish-komunistët, zyrtarë që për hir të interesave të pushtetit kanë braktisur çdo nocion të së djathtës; kjo e djathtë në pushtet zgjodhi aleancë me ish-komunistët dhe gjysmën e opozitës së majtë, ndërkohë që dëboi ish-dhjetoristët dhe ish-të përndjekurit; kjo e djathtë në pushtet nuk e njeh nocionin bazë të demokracisë, votën dhe oponencën; nuk nxit dhe as mbështet një partneritet aktiv dhe të sinqertë me SHBA-të dhe BE-në”.

Por ka patur për të thënë edhe për PS-në. “Pas shpërthimit të Gërdecit me 15 mars të vitit 2008, në momentin kur opozita shqiptare duhet të kishte qenë më shumë aktive se kurrë në pozicionin e saj për të nxjerrë të palarat e pushtetit, për atë që ndodhi në Gërdec, dhunimin dhe masakrimin e pushteteve, kjo e majtë në vend që të bënte opozitën, u fut në proces duke i dhënë oksigjen pushtetit, që vijoi dhe me 21 prill të vitit 2008, kur u u bënë bashkautorë të dhunimit të Kushtetutës dhe bashkëautorë të rënies së institucioneve njëri pas tjetri”, tha ai.

Re.Pu.

Comments

Submitted by peti (not verified) on

Po mire mor zoteri , ti ku ishe kur digjej Gerdeci? Apo flisje me heshtjen tende?

Para se te flasesh per moralin e te tjereve , fol per moralin tend. Perndryshe s'je vec nje mashtrues me kostum te ri.

Submitted by Albi (not verified) on

Konkretisht, cfare duhet te bente me shume per Gerdecib?

Pastaj nuk mund te flase me njeri per moral pas ngjalkoalicionit.

Submitted by rrakatiqja (not verified) on

KOMPROMISI HISTORIK:

Zoti Topi i ka kerkuar zotit Rama qe ne rast fitorjeje te zhvendos Universitetin e Bujqesise nga Koder Kamza ne ish Institutin e Studimeve Bujqesore ne Lushnje.

Kaq do i mjaftonte zotit Topi. Ndertonte ca pallate aty pari dhe sajonte nje universitet bujqesor privat  sepse askush nuk do te donte te degdisej ne Lushnje.

yaziklar onlara!

Submitted by Anonim (not verified) on

po me dhjetoristet cfare ka ky? ky vete ne PD u fut ne 1996, direkt si minister i Sales.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.