Marrëveshja me Serbinë? Kosova mund të merrte me Preshevën, praktikisht ka marrë zeron - thotë kongresisti amerikan

Me marrëveshjen me Serbinë, Kosova praktikisht ka hequr dorë nga pjesa veriore e saj, - thotë kongresisti republikan, Dana Rohrabacher, ne nje interviste per radion amerikane Europa e Lire, qe transmeton edhe ne shqip.
"Të pranojmë se Kosova nuk ka marrë absolutisht asgjë për atë që ka dhënë. Ajo çfarë ka dhënë është e drejta për të qeverisur pjesën veriore të vendit dhe dy komunitetet brenda tij. Kosova nuk kanë fituar sovranitet, përkundrazi. Kjo marrëveshje minon kërkesën e Kosovës për sovranitet, sepse nuk i jep autoritetin për të ushtruar sovranitetin. Nëse arrini marrëveshje, e cila nuk ju mundëson që në praktikë të realizoni sovranitetin, atëherë nuk keni sovranitet. Andaj, Kosova, në esencë, ka dhënë veriun.
Megjithatë, nuk them se nuk është dashur ta bëjë një gjë të tillë. Mendoj se banorët e veriut të Kosovës, të cilët këtu janë në pyetje, duhet ta kishin të drejtën për vetëvendosje. Do të duhej të kishte votime dhe njerëzit në veri, me siguri 90 për qind e tyre, do të votonin për të qenë pjesë e Serbisë. Dhe, Kosova ka pasur shansin e vërtetë që të marrë diçka në këmbim të kësaj. Ka grupe të kosovarëve në Serbi që duan të jenë pjesë e Kosovës - thote ai dhe pyetjes pasuese: "Mendoni në Luginën e Preshevës?" i pergjigjet nder te tjera: Po, ndoshta edhe në pjesë të tjera, por kryesisht në Luginën e Preshevës. Do të mund të bënin një shkëmbim të barabartë të territoreve dhe të popullsisë nëse do të pajtoheshin për rregullimin e kufijve. Por, në vend të kësaj, kanë marrë asgjë, zero. (a.n.)
Comments
Kembimi i territoreve do te

Kembimi i territoreve do te kishte qene zgjidhja me e mire, per te gjithe.

Senatori duhet te dije se

Senatori duhet te dije se kosovaret me qeveritaret e tyre jane nje shekull mbrapa civilizimit dhe bisedimeve politike kur behet fjale per ceshtjet e tyre si komb kosovar dhe republika allasoj zululandere. Duhet te mos harrojme Vlora Citakun qe na paska llogari ne Twitter me ''Habemus paktum''. Mezi ka pritur te shkruaj mesazh, e shnderroi veten ne VIP me kete ''Prime Herald''.

Fundja fundit, kjo krahine serbie nuk e meriton as Autonomine me keta dyrdymene qe ka ne Qeveri e vaj halli te mendosh se Citaket me Tac qeverisin nje popull analfabet.

Në qoftëse qeveria Kosovës

Në qoftëse qeveria Kosovës nuk është në gjëndje të udhëeqi në veri duhet të japi dorëheqëje mbase qeveria që do vijë mbas zgjelljeve mund të qeverisë dhe sa për mendimin e shkëmbimeve teritorjale nuk besojë se Kosova ka hyrë në tokën Serbe por është kjo që është futur pa të drejtë në tokën Kosovare dhe kësaj i thonë nam atë që smë ke

Leonar, ne ç'vit eshte

Leonar, ne ç'vit eshte percaktuar se territori ne veri te Kosoves se eshte toke kosovare?

Add new comment