Spahiu e gjen veten nën rrebeshin e kritikave të atyre që janë larguar nga AKZ-ja

Postuar në 30 Prill, 2013 06:04

Njerëzit që janë larguar këto ditë nga AKZ-ja kanë zënë të bëjnë denoncime të forta në adresë të Kreshnik Spahiut. Ndonjë syresh rrëfen dhe anektoda. Ish-sekretari i Shkencës dhe Çështjeve të Mjedisit në AK, Dëfrim Shkupi ka dhënë një intervistë për Shekullin, dhe aty tregon ca momente nga përvoja me Spahiun. Ja disa anektoda:

1. Gjatë një mbledhjeje të Asamblesë së qytetit të Durrësit, zonja Anila Myhedini, një intelektuale e shquar, është çuar në mes të mbledhjes dhe e ka kritikuar Spahiun hapur duke i thënë; ‘Ti je diktator z. Spahiu’. Një ditë më vonë vet Spahiu dha urdhër ta përjashtojnë nga partia zonjën Myhedini, ky ishte një turp.
2. Gjatë mbledhjeve të Sekretariatit, ka pasur raste kur kishim të ndezur dhe televizorin, dhe në momentin që shfaqej fytyra e tij duke folur në ndonjë stacion televiziv ai na urdhëronte të mos bënim zhurmë “se kam dalë unë në televizor”.
3. Kur na mblidhte na thoshte që, duhet që të gjithë Sekretarët e Sekretariatit të paguajnë nga 1 milionë lekë për partinë në muaj, po ne nuk kishim që t’i jepnim kaq para partisë. Spahiu gjithmonë kohët e fundit na thoshte që, unë kam harxhuar shumë pará me partinë dhe do t’i nxjerr të gjitha një më një, do ta shes shumë shtrenjtë partinë një ditë. Sa i përket kandidaturave për deputetë, ishte sanksionuar tashmë që 100 deri në 200 mijë euro do të duhet të paguanim secili që donte të hynte në listat e kandidatëve për deputetë, pasi sipas tij, ai kishte harxhuar paratë e tij për partinë dhe organizimin.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

po po, kritika te nxitura nga Rama dhe Koco qe nuk paguan gazetaret e tij. Kini kujdes njerez, Rama ka keshilltar kryesor Kocon, i cili do ti mesoje qe si te vere administraten ne pune pa paguar rrogat!!!

Submitted by peti (not verified) on

po ty o Anonim kush te keshillon, Ai(trapi) apo Ajo(leshi) ?

Submitted by Anonim (not verified) on

He more fatosi i Erjonit, e bere detyren per sot? Shiko se dhe ti do behesh kurbani i mospagimit te rrogave kur Koco te jete ne pushtet ;) pasi te kesh marre noj post roje objekti apo sekretar zyre

Submitted by Anonim (not verified) on

Do ishte mire qe z. Kreshnik nqs jane te verteta keto tregime te na sqaronte se me cfare te ardhura te kursyera prej tij ka mbajtur partine deri tash. dhe nqs eshte e vertete se donte deri ne 5 deputete ne listat e PS i bie qe ka derdhur deri ne 500,000 EUR ne arken e partise te cilat deputetet duhej t'ia kthenin

Submitted by PATRIOTI I VERTETE (not verified) on

Ore NIKU bolsheviku po mire mor derzi te degjojme se cfare thua. Po si e shpjegon ti qe "shtetasi Berisha" qe ti do arrestosh edhe pa gjyq nuk thote asnje fjale per ty e! A thua te injoron apo si dhelper qe eshte i leverdis te besh kondrapedalin e opozites. I ke sherbyer doktorit aq shume kur ishte ne opozite deri ne 2007 sa nje zot e di si do lash mekatet! Nuk e ke problem te perdoresh edhe flamurin per pushtet dhe ky eshte fundi i poshtersise ne politike.

Niku nuk ka turp te kerkoje para "per partine" perderisa dihet boterisht qe u ka marre parate ne xhep edhe gjyqtareve per emerime e transferime bashke me Bamirin e njesoj si bejne pushtetaret e tjere qe na e shpifen me arrogancen dhe paturpesine e tyre per te vjedhur shtetin dhe xhepat e funksionareve e te njerzve te thjeshte.

Sigurisht duhet pranuar se, njesoj si Berisha qe e ka mbajtur dhe ngritur ne karriere per besnikeri e sherbime te shquara, edhe NIKU ka aftesi te lindur per oratori dhe demagogji. Pikerisht ky soj njerezish nuk e ka problem te  luaje me hallet, zhgenjimet dhe deshiratb e njerezve.

Submitted by N.Vjosa (not verified) on

Në se janë reale sa thuhen më sipër,atij duhet ti vihet një hu në b...th dhe një tapë në gojë,

Submitted by Albi (not verified) on

Cudi vallaj. Ju te Respublicas nuk komentoni as edhe njehere asgje per kritikat qe i jane bere Rames nga brenda, per problemet e tij ne PS. Muci perdor termin perules "probleme personale" biles. Po shume po ju shqtesokan ceshtjet e demokracise se brendshme te nje particke. Hajde ta marr vesh populli i shkrete nqs demokracia e brendshme eshte apo jo e rendesishme.

Submitted by anon (not verified) on

Cfare cikli te cuditshem qe bejne parate e zeza! Gjithe ky qarkullim dhe ne vend qe te pastrohen nxirrosen me tej. Gjasme kemi dhe kontroll te pasurive, qe e paskan shume te veshtire per te gjetur fillin e shthurrjes se ekonomise informale e ndeshkimin e peshkaqeneve te pushtetit. Sa te panginjur jane !

Epiteti me i qelluar i Berishes ishte ai per Nikun 'faqezi' ! Dhe Niku nisi te laje surrane me shurre.

Submitted by Anonim (not verified) on

Ore me degjoni mu, Rama ka Kocon mbrapa dhe ai do i mesoje se si te mos paguaje njerezit dhe te dale nga kriza qe do e gjeje buxhetin. Kjo do jete skema. Rama fiton dhe do qeverise me formulat "e suksesshme" te Kocos

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.