Gjykata e Tiranës dënon edhe vëllanë e dytë të viktimës së 21 janarit

Gjykata e Tiranës ka gjobitur me 1 mln lekë të vjetra vëllain e Hekuran Dedës, Hilmi Deda. Vendimi është dhënë sot pas padisë për “shpifje” që kishte ngritur ndaj tij, efektivi i Gardës, Fatos Skeja. Për të njëjtën akuzë, Zabit Deda, vëllai tjetër i Hekuran Dedës është gjobitur pak kohë më parë për shpifje nga Gjykata e Tiranës.
E perditshmja Panorama shkruan ne faqen e saj online: "Gjykata e denon Hilmi Deden me 1 milion leke gjobe dhe e detyron gjithashtu të përgënjeshtrojë deklaratat e tij dhënë në media. “Strumbullari” i padisë për shpifje të Skejës kanë qenë deklaratat publike të familjes Deda dhe pretendimet se Fatos Skeja u ka ofruar para dhe foton e vrasësit në këmbim të një vizite të Kryeministrit në banesën e tyre. Deklarata e Hilmi Dedës ka patur këtë përmbajtje; “më 23 janar 2011, në orën 11:30 të natës, na erdhi në shtëpi, piu edhe kafe. La edhe një 10 mijë lekësh. Pasi doli në rrugë kërkoi të bisedonte me mua dhe me vëllain e madh. Ishte dhe vëllai i vogël aty. Na premtoi një shumë lekësh: ‘Prisni Berishën. Pranoni Kryeministrin, pasi keni një shumë parash, që i kam mbajtur në valixhe dhe do ju tregoj fotografinë që ka qëlluar mbi Hekuranin”. Re.Pu.
Comments
Instrumentalizimi i viktimave

Instrumentalizimi i viktimave nga politika asht nji krim, te cilin e bajne te dy krahet ne forma te ndryshme.

Mjer shqiptart qe nuk jane ne nivel ta kuptojne.

Vrasja e kater te

Vrasja e kater te pafajeshmeve eshte krim.

Lirimi i vrasesve eshte krim ne katror.

Denimi i viktimave qe kerkojne drejtesi eshte perdhunimi me monstruoz i te drejtes per te jetuar ne barazi.

Te gjithe duhet te dalim ne mbrojtje te dinjitetit te neperkembur te familjes Deda.

Ajo shurra qe i thote vetes gjykatese, te mos na thote neser qe e bera per buken e kalamajve, se buka e kalamajve nuk blihet me milionat e vrasesve.

E uroj nga zemra ta gjeje tek femijet e saj, por te jete e sigurt se ate dite nuk do te kete ne krah askend, pervec parave te pergjakura te mbledhura mbi kockat e njerezve.

Add new comment