Analfabetizmi funksional në masën 57%: 15 vjeçarët shqiptarë nuk kuptojnë atë që lexojnë

Postuar në 28 Prill, 2013 04:21

Gazetat e sotme i referoheshin një raporti të Bankës Botërore lidhur me gjendjen e arsimit në vende të ndryshme të botës, Shqipërisë gjtihahstu, dhe kishin dalë në faqe të parë me tituj të tipit: 57% e adoleshentëve shqiptarë janë analfabetë. Në fakt, bëhet fjalë për ‘analfabetë funksionalë’, dmth për të rinj që dinë të lexojnë e të shkruajnë, por që nivelin e alfabetizimit e kanë të tillë, që nuk u shërben për asgjë në rropatjet për të jetuar.

Ky përkufizim i ‘analfabetit funksional’ bëhet për të saktësuar dukurinë, por jo për ta zhdramatizuar atë. 57% është një përqindje e frikshme. Shqipëria është në fund të tabelës së klasifikimit të vendeve të botës mbi bazën e këtij kriteri, dmth ne kemi numrin më të madh të analfabetëve funksionalë. Lëmë pas vetëm Kazakistanin, Azebajxhanin dhe Kirgiztanin.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Gjrgji (not verified) on

Kjo eshte shume e vertete. Arsyet jane te shumta: dalja nga kafazi, duke e menduar shkollen si aneks te burgut te madh Shqiperi; analfabetizmi i prinderve neper fshatra e rrethinat e qyteteve etj. Por analfabetizmi filloi te lulezoje qekur u vendos Matura Shteterore, ku ne saje te kopjimit(me sinmulimin edhe te shtetit) nuk mbetet me njeri ne klase; ne sajte te universiteteve private e shteterore, ku blihen diploma me para pa asnje pike djerse; per shkak te sloganeve te Berishes-Shqiperia dixhitale, gjuhet e huaja etj, sa fshataret thone: djali im eshte i zgjuar, ka facebook, i ben zbore internetit; te tjere thone, te mesoje ate gjuhen e huaj pa ç'i duhen te tjerat;  Keshtu lendet fondamentale: gjuhe e matematike, jane prone e nje grupi shume te vogel nxenesish. Disiplina-zero, fiktiviteti ne maje, mesuesit kane frike nga nxenesit e te afermit e tyre, sepse erdhi koha e muskujve, jo e mendjes...Mund te shkruash me dite e nete per dobesite e arsimimit ne Shqiperi. Kush do ta zgjidhe kete handikap???...

Submitted by I3VI5 (not verified) on

Problemi me arsimin eshte se asnje politikani nuk i intereson nje popull i arsimuar. Sa me i arsimuar te jete populli, aq me pak i beso budallalliqeve qe politikanet thone c'do dite. Pasojat e ketij niveli skandal te arsimit so do ti shohim pas 10 vitesh ku keto injorante te fillojne jeten. Ne fakt, nje pjese te madhe te fajit per kriminalitetin e shtuar sot, e ka arsimimi i dobet i popullsise keto vite tranzicioni.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Kjo është mosha e internetit që bërtetë me të madhe ky dallkauku ynë nga mëngjezi deri në darkë

Submitted by drini (not verified) on

e po shyqyr qe shpetuam nga enveri. ta shijojme edhe ne nje here lirine e vertete..

Submitted by klodi (not verified) on

heren tjeter merreni lajmin nga burimi origjinal. top channel nxjerr lajmin, gazetat kopjojne top channel dhe ju u referoheni gazetave. kjo pune po ndodh ca si shpesh dhe nuk eshte profesionale.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.