Agim Koçillari akuzon se Spahiu “nuk të fuste kandidat për deputet pa pasur 100 mijë euro”

Mbrëmë u hap “kutia e Pandorës” në AK dhe sot të tërë mediat janë fokusuar tërësisht në deklaratat e të dorëhequrve, sikurse dhe të mbeturve në Parti.
Ish-Sekretari për Çështjet Shëndetësisë në AK-së, profesor Agim Koçillari, ka dhënë një intervistë për Plarent Sheun te gazeta Shekulli e sotme ku akuzon se Kryetari i AK-së, Kreshnik Spahiu iu ka kërkuar nga 100 mijë euro për t’i futur në listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 23 qershorit.
Thotë Koçillari:
“Një tjetër pyetje dhe debat që i parashtruam Spahiut ishte se, “përse nuk pyetet populli se kë do të kandidojmë për deputetë”. Spahiu na ka thënë gjithmonë aty në parti që, “pa pasur 100 mijë euro unë nuk ju fus në lista për deputetë”.Sa i përket tre femrave që përflitet se i ka kërkuar Edi Ramës që t’i bëjë deputete nuk jam në dieni dhe nuk di gjë. Di vetëm që neve na ka thënë në një mbledhje të Sekretariatit që po nuk patëm 100 mijë euro nuk iu fus në lista të kandidatëve për deputet. Këtë e konfirmojnë dhe të tjerët…”
Ai vendoste vetëm në AK pa pyetur asnjë, sipas Koçillarit, i cili e përshkruan AK si një parti pa kurrfarë strukture. “Ai gjithmonë ka ngritur vetëm një problem çështjen kombëtare në ajër dhe pa thënë asgjë konkrete. Merr vendime pa pyetur fare Sekretariatin. Për shembull, çështjen e bashkimit të Shqipërisë me Kosovën e vendosi vetë pa na pyetur fare ne. E vendosi në darkë dhe në mëngjes na mori dhe na çoi në Morinë…”
k.c.
Intervista te Sh:
http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=21924&kat=87
Comments
I paskan mbaruar donacionet,

I paskan mbaruar donacionet, dashka akoma financime...

Krijo nje parti qe te behesh milionere! I zgjuar paska qene i xhelatinosuri me te pergerat e pushtetit.

Nqs AK kete rradhe rrezikon

Nqs AK kete rradhe rrezikon te behet LSI e 2009 dhe 2005 kjo eshte merite e Berishes dhe propagandes se tij qe arriti me zhurmuesit neper media te orientoje vemendjen se gjoja AK eshte force me afer te majtes se te dhjathtes. AK do gerryeje njesoj elektoratin si majtas dhe djathtas. Rama duhet thtoje me shume vemendje insinuates te dhene nga Bahskurti para disa ditesh ku i bente thirrje nder te tjera te kishte kujdes me retoriken kunder AK pasi do te kemi edhe alenca dhe koalickioni pas zgjedhore ne horizont e jo vetem para zgjedhore. PS, si force opozitare edhe ne kushtet e tanishme duhet te beje pakt ne tavoline per te mbrojtur votat e AK, me komisionertet e saj, ne shperblim te alenace pas zjedhore nqs kjo parti arrin te behet force serioze parlamentare. PS duhet te ule tonet dhe te nderprese diversionin brenda AK. Personalisht jam i mendoimit se AK eshte nje force e mbeshtur nga budallenj me brire, por Shqiperia ka mjaftueshem budallenj sa per te bere goxha dem. Budallenj apo jo, nqs keta votohen PS duhet t'i mbroje voten ne kembim te aleances pas zgjedhore. Pra i duhen garantuar votat nga opozita dhe jo sulmuar, pasi sulmohet apo jo elektoratit budalla qe ajo ka nuk mund ti zihet bese se cka ndermend te beje. Ne kushtet e sotme, kur nuk eshte ne koalicion, duhet marre si e mireqene ekzistenca e AK dhe te mendohet hapur dhe ndershmerisht per koalicion post zgjedhor nqs ajo del te jete nje force serioze. Kaq. Stop diversionit sepse percarja dhe armiqesia mes opozites eshte ne favor te Saliut. Shpresoj qe Rama te mos vazhdoje te mbetet tere jeten naivi qe ne fund ia hedh nej fshatar si Berisha duke ia bere mendjen sallate me Kac Islamet e rradhes qe i ngaterron neper kembe...

E vendosi ne darke dhe ne

E vendosi ne darke dhe ne mengjes na dergoi si ushtare te bindur qe ishim ne kufi.

Kam respekt per redaksine, po

Kam respekt per redaksine, po mendoj se ka mundesi te tregohet pak me e moderuar, gjerat nuk mund te jene kaq bardh e zi. Dje ishin "te mire" se shanin pushtetin njesoj si PS, sot dolen "te keqinj" se nuk u futen ne cadren e PS.

Nje korrigjim i vigel per autorin e shkrimit: Vendimi per te festuar 100 vjetorin e pavarsise ne Morine ka qene prej shume kohesh, mbaj mend e kam degjuar muaj perpara. Nuk mund te jete e vertete qe Niku u zgjua mengjesi e 28 Nentorit dhe i morri zvarre per ne kufi, kur protesta ishte e pralajmeruar. Po nejse.

I kam lexuar te gjithe artikujt e fundit ne lidhje me AK ne shume gazeta, dalin shume gjera per Spahiun qe besoj nje pjese jane te verteta. Po nje gje pyes kudo e nuk marr pergjigje. Pse keta kuqezinjte apo ish-kuqezinjte e indinjuar u kujtuan te shajne AK dhe Spahiun tani, pikerisht pas vendimit per te dale vetem ne zgjedhje. Duket me shume si pune renditjeje ne listat per deputete, nje kafshate pushteti qe u tret ne ajer.

Kane dhe nje mundesi tjeter, meqe e kishin kaq merak aleancen me PS, te shkojne te futen ne PS si anetare te thjeshte, jo ne listat e deputeteve se aty nuk hyjne dot. Se Berishen e kane share deri dje, nuk i pranon me. Po nuk i pranoi PS, besoj LSI ka vend patjeter. Se LSI eshte bere " e mire" tani. Si mund te besh koalicion me Ilir Meten, Nasip Nacon, Gjinushin, apo me Bollanon. Apo nga ana tjeter, ku renditen Jozefina Topalli, Nard Ndoka, "Mbreti" me Dash Shehun, dhe Kosta Barka.

Zgjidhni.

Add new comment