Kreshnik Spahiu, sipas Ago Nezhës

Postuar në 28 Prill, 2013 04:41

Ago Nezhën që ka bërë divorcin me Aleancën Kuqezi, gazetat e kualifikojnë si “sekretar për çështjet e Bujqësisë në Aleancën Kuqezi, Kryetar të shoqatës atdhetare kulturore ‘Labëria’, dhe akademik”. Ai ka shkruar sot një artikull të publikuar në Dita, ku bën denoncime të forta në adresë të Kreshnik Spahiut, që “vjen nga Saliu e shkon te Saliu”. Në shkrim, Nezha vë në gojën e Spahiut një shprehje prej xhambazi: “unë e shes shtrenjtë përfaqësimin në parti; po s’fitova nga aktiviteti politik, nuk kam pse qëndroj në krye të partisë”.

Nezha përshkruan e komenton, mes të tjerash, edhe tubimin e 7 prillit: “Për tubimin që organizoi  me rastin e 7 Prillit, e kompozoi vetë skenarin dhe nuk pranoi asnjë korrektim kur u diskutua në sekretariat. Doli para turmës minore, me një pamje madhështore, i pa shoqëruar, nga asnjë prej figurave kryesore të partisë. Kjo sjellje ra për keq në sytë e shikuesve, dhe u komentua gjatë, kur kryetari i partisë, parakalonte  përkrah kuajve. Një butafori diabolike. Donkishotizma anakronike. Ndaloi para kryeministrisë, me taborrin e tij në krah dhe aty mbajti një fjalim se si do i bëjë ‘gjëmën’ Berishës. Dhe se Berisha, sipas tij na qenka trembur dhe ka emigruar larg për të mos e kapur në ‘lak’ Spahi Saliu.”

Shkrimin e plotë të tij mund ta lexoni në linkun http://gazetadita.al/spaletat-e-spahiut-ne-oborrin-e-saliut-...

Re.Pu.

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

Ja erdhi 1 Maji dhe Kreshniku qe i ben fjalet vepra do te nxjerr ne shesh 1 milion shqiptare. Lum Berisha. Do te dale te mbaje nje fjalim....

Submitted by anon (not verified) on

<p>Me l Maj do te shikoni Nikun si do t&#39;i nxjerr gjoksin armikut, atje ne ringun para kryeministrise, dhe Berisha i trembur nga kreshniku i maleve do iki i trembur, dhe Niku do ngjise shkallet e ...disfates butaforike mbeshtjelle me ngjyra ekzaltuese, te cilat e zvogelonin si liliput berbelites...qe desh te gjigandohej me ndjenjat patriotike te nje kombi liridashes...</p><p>O faqezi, shko te te laje surratin Berisha me (deleted)</p>

Submitted by aulix (not verified) on

<p>Gallate e vertete nese parada e 1 majit do jete me e madhe ne numer se ajo e prillit!!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.