Banorët e nxjerrë në rrugë vazhdojnë në grevë urie: “Mediat nuk u lejuan të ndiqnin takimin tonë me Bashën. Policia po na dhunon.”

Postuar në 28 Prill, 2013 03:15

 

Prej të enjtes pasdite 9 persona janë në grevë urie. Ata kanë kërkuar ndihmë nga ambasadori i SHBA, prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Avokatit të Popullit (i cili i vizioti dje e bisedoi me ta)

Janë 13 familje, 70 njerëz total, që u nxorën në rrugë nga përmbarimi në zbatim të akti normativ, që parashikon nxjerrjen e tyre dhe kthimit të pronave tek pronarët.

Banorët pretendojnë se është ushtruar dhunë ndaj tyre, sipas blogut historia-ime.com.

Mirela Aliaj, 47 vjeçe e cila vuan nga diabeti dhe tensioni është në grevë dhe ka shfaqur problemet e para shëndetësore. Ajo është në grevë së bashku me vajzën e saj. Akuza e Mirelës është: “shtëpinë po ma merr një hajdut, nuk e di se nga doli. Kam 70 vjet në atë shtëpi. Plaçkat që i kam blerë me aq mund m’i kanë nxjerrë në rrugë. Duam që të largohet policia nga këtu, e shohim që duan të na nxjerrin me dhunë nga greva, por edhe nëse më nxjerrin do të shkoj aty në rrugë pranë plaçkave të mia dhe do të vdes aty!” Lidhur me vizitën e kryetarit të bashkisë Lulzim Basha dhe propozimit që iu bëri ai ata thonë se nuk do ta pranojnë kurrë. “Po pas tre muajsh ku të shkojmë ne”, thotë Mirela. Më tej grevistët shprehen të indinjuar nga fakti që mediat nuk u lejuan të ndiqnin takimin me Bashën. “Doli jashtë dhe dha një deklaratë, përse vetëm ai duhet të dëgjohet, po ne!”

k.c.

Comments

Submitted by Vlora (not verified) on

<p>P ca eshte kjo pune keshtu, po krijohet nje precedent shume i keq me keto grevat e urise. O njerez mblidheni mendjen nese prona eshte e tjetrit duhet te ikesh qe aty, se je ozurpator</p>

Submitted by Anti-indiferenti (not verified) on

<p>O Vlora, cfare te shqeteson me shume ty qe nuk ka me drejtesi apo qe po behet nje precedent i keq me grevat e urise. &nbsp;Do Zoti ta bejne edhe ty sic ja u beri qeveria ketyre edhe hajde na meso neve ketu pastaj se cfare eshte OZURPATORI. &nbsp;</p><p>Pronari eshte me letra fallco. Toka ka qene e shtetezuar qene kohen e Mbretit Zog. Pallati eshte ndertuar per oficeret italiane te aviacionit. Pas luftes u shtetezua dhe ju dhe atyre familjeve qe rrojne aty prej 70 vitesh. &nbsp; Edhe sikur pronari te ishte i vertete shteti ka detyrimin tu japi shtepi ketyre familjeve me cmimet qe blene gjithe shqiptaret shtepite me 1992+ inflacionin e 20 viteve, ose alternativa tjeter ti japi kompensim ne toke ose para.</p>

Submitted by arvanites (not verified) on

<p>Shteti ka per detyrim ti ndihmoje keta njerez. Te gjithe qe jetonin me qira ne kohen e monizmit arriten te privatizonin ato banesa ndersa disa familje te cilat jetonin ne shtepi me pronar u detyruan te dilnin ne rruge.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.