“Shkrihet” Aleanca Kuq-e-Zi, 17 drejtues japin masivisht dorëheqje, 6 departamente pushojnë së ekzistuari.

Portali online i gazetës Dita, njofton se sipas burimeve të brendëshme, 17 drejtues të lartë të Aleancës Kuqezi kanë dhënë dorëheqjen. Pas kësaj dorëheqjeje masive, ndër ta edhe Presidenti i Aleancës për Kryeqytetin, 6 departamente të kësaj partie janë shkrirë plotësisht. Më poshtë lista e të dorëhequrve (me gabime drejtshkrimi [sic] në origjinal, siç i është dërguar gazetës).
1- Dashamir Uruci, ish Kryetari i Organizates Kosova, Ambasador i paqes, sekretar per ceshtjet ekonomike me Aleancen kuq e zi dhe President i asamblese te Partise per kryeqytetin,
2- Prof. Dr. Ago Nezha, Mjeshter i madh, Sekretar per ceshtjet e Bujqesise ne Aleancen Kuq e zi, Kryetar i shoqates atdhetare kulturore Laberia,
3- Dr. Maksim Qoku, Sekretar per ceshtjet Zgjedhore prane Aleances Kuq e zi,
4- Prof. Dr. Defrim Shkupi, Sekretar per ceshtjet e Mjedist prane Aleances Kuq e zi,President i shoqates “Gjeologet inxhinieri”,
5- Prof. Dr. Agim Kocillari, Sekretar per ceshtjet e Shendetesise prane Aleances kuq e zi,
6- Av. Ali Aliu, anetar i Keshillit Kombetar, te Aleances Kuq e zi,
7- Prof. Medi Shehu, Dekan i Fakultetit te infermierise,
8- Zonja Rudina Kraja, Kryetare e forumit te Grave prane Aleances kuq e zi,
9- Av. Rojmir Hamzaj, anetar i Keshillit kombetar dhe Nensekretar i departamentit per ceshtjet juridike prane sekretariatit te ceshtjeve zgjedhore,
10- Z. Genc Rama, shef i departamentit te ekonomise dhe anetar i keshillit kombetar prane Aleances kuq e zi,
11- Z. Ermir Tafaj, nensekretar per Ceshtjet organizative prane departamentit te ceshtjeve zgjedhore te Aleances kuq e zi,
12- Zonja. Silvana Halleshi, kryetare e aleances kuq e zi per rajonin n. 2 te Tiranes.
13- Zonja. Elvira Luli, sekretare politike per qendrat e votimit.
14- Z. Pellumb Goxhaj, sekretar politik per rajonin numer 2 te Tiranes,
15- Z. Shefit Rustemi, anetar i Keshillit drejtues Vlore,
16- Z.Vitri Zyka, anetar i Keshillit kombetar Vlore,
17- Z.Viron Curraj, anetar i Keshilit kombetar Vlore.
Departamentet që shkrihen pas këtyre largimeve nga partia Aleanca Kuq-e-Zi:
1- Departamenti i Ekonomise
2- Departamenti i bujqesise
3- Departamenti i ceshtjeve zgjedhore
4- Departamenti i shendetesise
5- Departamenti i shkences
6- Departamenti i mjedisit

k.c.
Comments
Keq puna! Nje gje nuk mora

Keq puna!

Nje gje nuk mora vesh, ky autori i shkrimit K.C. i gazetes Dita, kush eshte? Nga i mori vesh kaq shpejt?

Keshtu thane edhe per Pashajn dhe Bashkurtin, po te nesermen dolen prape ne mbledhje ne Fier.

Nje parti kaq heterogjene si AK, ku thelbi eshte anti-berishizmi, eshte e pritshme qe do kete rrjedhje. Po qe te ikin njerezit vetem pse nuk u be aleance me PS, LSI, dhe PBDNJ, eshte e cuditshme.

Me shume respekt per redaksine.

NYC

K.C eshte Koloreto Cukali. Ka

K.C eshte Koloreto Cukali. Ka pas punuar tek Shekulli te djelave njehere e njekohe.

Eshte kaq e trishte qe nje
Eshte kaq e trishte qe nje levizje e tille, qe mund te kete ngjallur qofte edhe per pak kohe nje shprese perkunder establishmentit, po shkrihet ne nofullat e politikes se dites dhe nen hanxharet mediatike qe sherbejne me zell copes se bukes, por jo interesit te publikut. Megjithate, fajtori i vetem qe e shendrroi ne paçavure nje levizje si AKZ, eshte lideri i saj, nje sharlatan qe terhoqi pas vetes ne batakun e tij moral njerez me integritet dhe zemra qe e duan kete vend. Politika e ketij vendi s'ka qene kurre me e ndyre, me 23 qershor do te kete bojkot masiv, dhe kjo i sherben pikerisht pustetit gangster qe eshte instaluar ne kete vend dhe qe do çertifikohet edhe njehere me 23 Qershor, pavaresisht se kush do fitoje zgjedhjet.
Bard, pse te mos e shohim

Bard, pse te mos e shohim ndryshe historine e Spahiut dhe Topit? Pse te mos mendojme qe e krijuan vete (Berisha ose Rama, te dyve u intereson njelloj!) qofte Spahiun qofte Topin per te zene rrugen te tjereve qe ishin realisht "armiq" me Berishen e Ramen? Ne fund te fundit te dy kane qene gjithmone sharlatane dhe kane qene dy shkaterruesit kryesore (ne 5-7 vitet e fundit) te sistemit te drejtesise. Ne nje Shqiperi me 3 milione banore, max. 700.000 qytetare, nuk eshte se ka shume hapesire per disa parti anti-sistem. Me daljen e ketyre dy sharlataneve nuk ngeli me hapesire per te tjere.

Pse nuk nxirrni te verteten
Pse nuk nxirrni te verteten qe financuesi ishte Gaz Demi dhe PS. Dhe kur ktij rrushit ju ngref ne doli vete, PSja dhe Edit i iku petlla, dhe po jep urdher te gjithve te ikin. Ah mor popull si nuk e merrni vesht qe po shkoni nga shiu (Berisha) ne bresher (Rama).
Do jet vone kur ta kuptoni (si gjithmone)
Anonim jam dakord me ty mbi

Anonim jam dakord me ty mbi faktin se Rama s' eshte tjeter vecse thellim i menxyres ku ka rene ky vend dhe sot me shume se kurre eshte e nevojshme te luftohet sylesheria politike me qytetari dhe nje opinion shoqeror te bazuar ne vlera. Vota e bardhe dhe crrenjosje e lidereve dorehekurt per te crrenjosur mentalitetin klientelist qe ka pushtuar vendin e qe i pengon seriozisht progresin social-ekonomik, ja cka nevojitet sot, por per fat te keq jane te pakte racionalistet nderkohe qe gelojne pa mase tifozet e politikes.

Prapa dielli gjithe

Prapa dielli gjithe zullumqaret, ambiciozet, karrieristet, spiunet, tradhetaret e ideve dhe subjekteve me ideale, qe mund t'i vene çdo emer levizjes se tyre per te mbritur te karrigia e pushtetit! Ne se ben gjera te tilla Gaz Demi, i shitur te komunistet, nipi i Ali Demit e Tahir Demit, harram e paste qumeshtin e nenes çame dhe buken me bollek qe i dha Shqiperia e varfer!!! Nuk them dot: TURP, se nuk jam i sigurt.

Njeri nga te dorehequrit, i

Njeri nga te dorehequrit, i pari me duket, e percaktoi sakte kete parti qe nisi si levizje nacionaliste; Eshte nje parti me dy ngjyra sic ka emrin: kuq e zi. Me te kuq nuk kishte parasysh ngjyren politike qe nenkuptojme automatikisht ne, por anetare e militante per nje te ardhme me te mire pa Saliun; ndersa me te zinj kishte parasysh ata qe ne pershkruajme si te zinj qe nga legjendat ( bajlozi i zi) e deri me sot, qe shkojne kunder aspiratave popullore. Dhe tek te zinjte kishte parasysh Nikun e xhelatinosur, Nikun e antikorrupsionit teorik, Nikun e nenkryetarit te keshillit te larte te drejtesise qe favorizonte padrejtesine, Nikun qe donte te bashkonte ne nje vathe qengja e ujqer, pula e dhelpra, qene e mac, Nikun qe ia morri kolonel Pashes devizen personale te shitjes se trojeve detare grekeve, Nikun qejfli qe propozoi per deputete bjonde,brune e kacurrelse ne liste, Nikun qe u kerkoi kandidateve mijera euro per nje firme, Nikun qe do te na rrezoje Berishen me l Maj, Nikun...qe u be si nacionalisti me i madh shqiptar boll qe financimet per fltete palosje, autobuza, flamuj e kenge e valle, xhel e boje te kuqe e te zeze te kishte me bollek, Niku qe do ta rrezoje Berishen e fusi ne burg politik (si jurist qe eshte) duke u votuar nga e majta dhe duke i hdhur ato vota si pleh ne kopeshtin e Berishes qe e rriti, e vaditi dhe po e korr tanime si produkt te fares se vet bio.

Niku o shoke e miq qe gjithe jeten ka qene ne pushtet e gjeti aresyen pse do te flaje me mullixhiun, se e ka fajin Dulja, shtetasi shqiptar me kombesi greke, Dulja qe lufton per te drejtat e nje pakice, Dulja i ka vene pengec nje kreshniku malesh te nje shteti te madh, Dulja si miu qe tremb macokun...Niku, rrefeu he burre ne hyzmet te kujt je vec shqiptareve, rrefeu se nga kush financohesh, rrefeu se nga pompohesh e fluturon si laraske e zeze e pjeses se zeze te aleances tende...

Niku, fikun e hane zogjte dhe e zgerlaqen e ne fund e glasatojne...

Niku, mos u tall me simblet kombetare...

Niku...koha te iku...

Add new comment