“Kush nuk është miku im, është armiku im”

Postuar në 27 Prill, 2013 11:21
Ilir Hashorva

Se sa e fuqishme është lëvizja e Kreshnik Spahisë, ende nuk dihet, por duket se në sytë dhe mendjen e Edi Ramës ajo është e fuqishme. Reagimi i ashpër e impulsiv i tij ndaj mos përfshirjes së asaj lëvizjeje në grupimin e tij, e tregon këtë. Edi Ramës as nuk do t’i shkonte kurrë ndërmend të reagonte në ndonjë farë mënyre ndaj refuzimit të përfshirjes në grupimin e tij, ta zëmë, të 38 partive, nga 40 parti që ka gjithsej ai grupim, por mospërfshirja e AK-së duket se e ka tronditur thellë, jo vetëm se ajo parti mendohet edhe nga të tjerët të ketë njëfarë peshe, por edhe se ajo do t’i sillte edhe një dimension moral grupimit socialist, të cilit ia kishte ulur në mënyrë të ndjeshme përfshirja në të e partisë së Ilir Metës.

E gjithë e majta mendon se Kreshniku duke mos u futur në grupimin e Edi Ramës, u bë apo ishte vegël e Berishës, ndërkohë që ai ka folur dhe flet më shumë se kushdo kundër Berishës, madje kërkon arrestimin e tij. Kreshniku nuk tradhtoi asnjë fjalë të dhënë, asnjë parim të tij që të priste atë qëndrim aq armiqësor prej grupimit socialist. Edi Rama nuk thotë asnjë fjalë kundër FRD-së, që gjithashtu është kundër Berishës dhe megjithatë nuk u fut në grupimin e tij. Madje as Berisha vetë nuk e kritikon atë që nuk u fut në grupimin e tij dhe nuk thotë se FDR-ja, apo Bamir Topi, janë vegla të socialistëve. Nuk do të thotë se po të mos bashkohesh me PS-në, je automatikisht me PD-në. Në asnjë mënyrë, jo. Nuk janë asnjëherë vetëm dy mundësi dhe gjërat nuk duhen parë kurrë bardhë e zi. Për të hequr qafe Berishën, nuk ka vetëm një rrugë dhe Berisha nuk hiqet qafe vetëm duke e hequr nga posti, por duke asgjësuar krejtësisht trashëgiminë e tij korruptive, praktike, politike, shtetërore, filozofike, atdhetare, morale që po le pas dhe këtë nuk mund ta bëjnë ata që sillen si ai.

Gjuha që përdori Edi Rama për të ndëshkuar Kreshnik Spahinë, që nuk u bë pjesë e grupimit të tij, duke e quajtur atë “sorrë” e “xhuxhmaxhuxh” dhe njerëzit e tij “diversantë” (duke përfshirë këtu edhe Myslim Pashën, atë që bëri atë që nuk e bëri dot e gjithë Partia Socialiste, bashkë me të gjitha partitë e grupimit të saj, në mbrojtje të territorit shqiptar), jo vetëm që nuk i shkon për shtat një politikani të matur, por të kujton gjuhën që përdor Sali Berisha për të etiketuar, sharë, denigruar dhe fyer kundërshtarët e tij. Reagimi i pamatur i Edi Ramës të kujton shpërthimin impulsiv të tij në mitingun e zhvilluar në Tiranë, disa vite më parë, në kohën e Fatos Nanos, kur i doli ajo britma e pakontrolluar “Doktor.....” për të cilën më pas tha se ishte penduar dhe se “nuk ndjehej krenar”. Le të kemi parasysh këshillat që dha Rexhep Qosja në intervistën e fundit në Top Channel i cili pak a shumë tha se fjala e udhëheqësit duhet të jetë qetësuese, e butë, pajtuese, edukuese, jo acaruese, jo e vrazhdë dhe kjo këshillë nuk ishte vetëm për Sali Berishën të cilit iu referua në atë çast, por për të gjithë.

Edi Rama me qëndrimin që mbajti ndaj Kreshnik Spahisë, tregoi se edhe ai, si Sali Berisha, është larg të qenit demokrat, jashtë të qenit tolerant, larg personit që respekton lirinë dhe të drejtat e tjetrit. Ai, ashtu si dikur komunistët, është i parimit: “Kush nuk është miku im, është armiku im”. Ky parim është i mbrapshtë, është sektar, është diktatorial, është totalitar, është i mbushur me urrejtje ndaj të ndryshmit, ndaj atij që nuk është si ti, ndaj atij që nuk të vjen mbrapa, ai asgjëson të gjitha mendimet e mira që mund të ketë paraqitur herë pas here Edi Rama me të cilat ka tërhequr edhe ata që nuk kanë qenë socialistë, i bën ato mendime të zhvlerësohen dhe si të paraqitura thjesht për kapital politik.

Qëndrimet e politikanëve tanë ndaj kundërshtarëve të tyre të çastit, ashtu siç tregoi edhe rasti i tanishëm i Edi Ramës ndaj Kreshnik Spahisë,  kanë qenë dhe janë gjithnjë të ashpra, vulgare, të pamatura, janë qëndrime që nuk lënë asnjë mundësi për ndryshime e për bashkime të arsyeshme, të pranueshme dhe të buta, në të ardhmen. Por ata e kanë gjetur zgjidhjen, ata i ndryshojnë qëndrimet e tyre pa u sëkëlldisur fare. Kujtoni fjalët që thanë ndaj njëri tjetrit Sali Berisha e Fatos Nano, kujtojeni prapë Fatos Nanon dhe Sali Berishën; kujtoni fjalët që thanë ndaj njëri-tjetrit Ilir Meta e Sali Berisha, kujtojeni prapë Sali Berishën me Ilir Metën; kujtoni fjalët që thanë ndaj njëri-tjetrit Ilir Meta e Edi Rama, kujtojeni prapë Edi Ramën me Ilir Metën dhe do të vini re se sa të pa skrupull janë, se sa çiliminj duken, se sa material u japin programeve satirike. Mendoni sikur Edi Rama të ketë nevojë për Kreshnik Spahinë pas zgjedhjeve për të larguar Sali Berishën, me ç’fytyrë do t’i drejtohet?

Shqipërisë i duhen udhëheqës të mençur, udhëheqës të urtë, udhëheqës atdhetarë, udhëheqës largpamës, udhëheqës të moralshëm që ta bëjnë edhe popullin të mençur, të urtë, atdhetar, largpamës, të  moralshëm. Se kur do të dalin këta dhe se a do të mund të dalin ndonjëherë, asnjë nuk e di. Disa janë mjaft pesimistë, dhe nuk mund të them se nuk kanë të drejtë.

Comments

Submitted by Blendi (not verified) on

Te mos e egzagjerojme, mendoj une. Rama ndoshta nuk e mendon me gjithe mend ate lume fjalesh qe derdh kunder Spahiut. Por sic u permend ne artikull (me te drejte per mendimin tim), Spahiu mund te marre jo pak vota, nje pjese te tyre edhe majtas.

Ne kushtet kur Spahiu refuzoi nje koalicion me PS-ne (nuk po spekuloj nese me aresye bindese apo jo), Rama detyrohet te ngreje nje kufi te qarte mes koalicionit te tij dhe AK-s ne menyre qe te humbe sa me pak vota te majtas drejt AK, ose te thithe zgjedhes potencial te saj ne drejtim te PS-se. Kete e ben duke perdorur edhe mjete retorike te fryra. Pra mendoj se retorika e Rames eshte me teper pragmatiste elektorale ne kete rast. Cdo kryetar partie ne Shqiperi ne te njejta kushte do te vepronte me siguri njelloj.

Tung,

Blendi

Submitted by i mireinformuari (not verified) on

Ore Hashorva, ku jeton ti vlla? ke shkruar: "duke e quajtur atë “sorrë” e “xhuxhmaxhuxh” dhe njerëzit e tij “diversantë” (duke përfshirë këtu edhe Myslim Pashën...) Po te kishte propozuar Myslym Pashajn ne listat e sigurta te PS-se Kreshniku, do ta kishte pritur me krahe hapur PS-ja. Por sic tha Sokol Balla, Kreshniku deshte te fuste ne listat e sigurta te PS-se nje bjonde, nje brune e nje kacurrelse... Informohu vlla para se te shkruash keto gjera te pasakta per Myslym Pashajn. Dhe ju te respublica.al mos botoni artikuj me shtremberime te tilla.

Submitted by Anonim (Antibat... (not verified) on

Plotësisht dakord bile ka dhe një anë tjetër, ana matematike. Në këtë sistem, për të marrë një mandat shtesë ka dy mundësi: ose do shtosh votat e tua, ose do ulësh votat e kundërshtarit. Dalja e AK në vete çan votat e opozitës dhe automatikisht rrit mundësinë që Saliu të marrë një mandat shtesë.

Pavarsisht se titulli është ironik, në këtë sistem zgjedhor, "Kush nuk është miku im, është armiku im". Në fakt, titulli duhet të ishte "Armiku i armikut tim, është miku im".

PS, në këto kushte, ËSHTË E DETYRUAR, të bëjë të qartë publikisht që vota për AK nuk është votë për opozitën por votë për qeverinë. Të gjitha moralizimet (sikundër ato të këtij zotërisë që ka shkruar shkrimin) çojnë ujë në mullirin e Saliut. Kush thotë të kundërtën, ose nuk kupton sistemin, ose bën lojën e Saliut.

Sa më shumë AK të "pëllasë"  kundër Saliut, aq më shumë i rrit mundësinë Saliut që të qëndrojë në pushtet duke çarë votat e opozitës. Unë parashikoj që AK, që nga ky moment, do ta kemi prezente si "opozitë" në të gjithë emisionet e Klan, ABC etj. Aty do të shikojmë se si "kreshniku i maleve" do të "bëjë copë" Berishën dhe do të sulmojë PS si aleate me Berishën duke argumentuar që : - AK është e vetmja forcë që mund të fusë Berishën në burg!!! E kemi parë këtë film me LSI në zgjedhjet e shkuara.  Pamë dhe se çfarë ndodhi më pas. Kush nuk është pështirosur atëherë, ka mundësinë të pështiroset tani.

Submitted by Anonim (not verified) on

Duke supozuar qe kjo qe thua ti eshte e vertete atehere perse Edi Rama nuk kerkon ai me shume se Spahiu arrestimin e Berishes? Nqs mjaftoka ky premtim nga ana e Spahiut per te marre vota te PS-se perse nuk e ben Rama kete premtim?

Edhe une jam dakort pjeserisht me llogjiken tende, por edhe me autorin jam dakort. Nuk mund te ndalojme njerezit te bejne politike sepse i bejme dem Rames!!! Rama le te beje punen e tij, nqs ka votues te PS-se qe do te ikin drejt Spahiut, per te cilin kemi thene te tera talljet, a nuk mund te arsyetojme qe per keta votues Rama eshte akoma me keq se Spahiu??? Ne fund te fundit Rama e dinte qe i ka hyre me kohe rruges se acarimit te nje pjese te votuesve te majte, sidomos pas dasmes me Meten. Te njejten llogjike perdorte Berisha vite me pare kur donte uzurpimin e PD-se dhe e pame sa te mira na solli.

Submitted by Blendi (not verified) on

Tani, mund te kete shume aresye pse Rama nuk kerkon publikisht arrestimin e Berishes. Nga mendja ime po them une disa:

- Berisha eshte individ teper i rrezikshem dhe i pleksur keq me boten e nendheshme te krimit. Me aq para sa ka vjedhur, me siguri ia del te ruaje veten dhe familjen e tij edhe nese neser bie nga pushteti. Edhe ne opozite ka qene i ruajtur mire. Kete e treguan edhe nje artikull e nje fotografi e disa diteve me pare ketu ne faqen e "Respublica". Nje hap i Rames ne drejtim te penalizimit te Berishes mund t'i kushtoje atij (te parit) koken. Personalisht nuk besoj se sa kohe Berisha te jete gjalle, do te dale nje hetues qofte edhe ta therrase ne hetuesi apo prokuror t'a procedoje ate apo familjaret e tij. Eshte pune me shume rrezik kjo ne kete Shqiperine tone. Berishen mund t'a nxjerrin ne gjygj vetem nderkombetaret, nese Sala "kalon lumin Jordan", dmth ben ndonje masaker tjeter si ajo e 21 Janarit (p.sh. humb zgjedhjet e nuk do te ike paqesisht). Atehere mund te akuzohet per krime kunder njerezimit dhe i thote Hages: hapu!

- Te thuash ne fushate "do arrestoj Berishen" kur te fitoj pushtetin eshte demagogji e paster. Eshte ajo qe beri Sala ne 2005 kur tha qe do te arrestoj Nanon kur te vij ne pushtet! Nuk mund te arrestoje dot nje kryetar partie fituese apo edhe kryetar qeverie, aq me teper nje ish kryeminister apo kryetar opozite ne nje te neserme. Nuk e ka ate tager. Arreston vetem policia me urdher arresti te prokurorise, kur kjo e fundit eshte e bindur se eshte kryer veper penale! Kreshniku nuk thote se per cfare do te arrestohet Berisha, ku jane provat dhe pse nuk i con ne prokurori!

E keqja e shumices sone eshte se duke qene emocionale duan (me te drejte) te shohin ne biruce sa me shpejt Berishen e klanin e tij. Prandaj dhe meqe Rama nuk ua premton kete ne fushate, do te votojne per Spahiun, qe medemek ka ndermend t'a beje. Por kjo eshte vote e humbur se jo vetem qe nuk con ne burgosjen e Berishes (edhe nese Spahiu do te behej vete kryeminister), por duke gerryer votat e se majtes, mund te rrezikoje edhe rrezimin e Berishes ne zgjedhje. Prandaj Rama duhet t'a godase fort Spahiun ne fushate, edhe nese ky i fundit nuk eshte vegel e Sales. Rruge tjeter nuk ka, ndryshe rrezikohet rotacioni.

Mua personalisht do te me mjaftonte rrezimi i Berishes si fillim. Edhe nese ai nuk burgoset menjehere, nuk prish pune fare. E rendesishme eshte te largohet Sala nga menaxhimi i puneve te qeverise. Veprat penale te kryera nga ai (drejtperdrejt apo indirekt) jane te tilla qe nuk parashkruhen. Me siguri nje dite do te dale dikush, i cili te pakten te rihape dosjet e rruges Morine-Kalimash, Gerdecit, 21 Janarit dhe te jape nje drejtesi qofte edhe parciale, qofte edhe ne kushtet kur Berisha te mos jete me fizikisht ne kete bote.

Tung,

Blendi

Submitted by AnonTr (not verified) on

Pajtohem me mendimet e tua Z.Ilir. Deri tani vetem nje gje eshte e qarte. Qe Edi Rama beri aleance me Ilir Meten fytyren e korrupsionit.Njeriun qe ishte pro Berishes per 3 vjet e 10 muaj dhe i dha Berishes ne dore te gjitha pushtetet qe deshironte. Edi Rama thote qe gjyqi i 21 Janarit nuk ka filluar ende por nuk e permend fare gjyqin e video korrupsionit te atij qe e quante dikur paterice e Berishes e qe sot e ka bere aleat.Sa per Spahiun nuk e dime se kush eshte.Mund te jete vegel e Berishes e mund te mos jete.Vetem koha do e tregoje. Por ajo qe dime sot eshte qe Spahiu eshte kercenimi kryesor per te marre votat e asaj pjese te elektoratit te majte qe e sheh me perbuzje aleancen me LSI(Levizja per Skrap e Imoralitet).

Submitted by Bashkimi (not verified) on

Me habit nje fakt: ne mjaft shkrime te arrira apo jo, por edhe ne shkrime shume te mira te autoreve jo shume te njohur, nuk behen komente. Ato shkojne ne heshtje. Duhet te priten shkrimet e Mero bazes, Mustafa Nanos, Ardian Vehbiut e ndonje tjetri, qe te behen komente. A flet kjo per nje hierarki te gazetarise, flet per nje polarizim ekstrem ne kampe armiqesore, flet per nje varesi vasalesh ndaj princave te blogjeve,flet per nje lloj diktatori mediatik dhe nje komentuesi servil... Zoti na ruajt ne se eshte ndonje çet komentaresh qe ulerasin per ata qe i paguajne. Edhe me keq akoma ne se eshte mungese civilizimi...

Submitted by katarakti (not verified) on

Nuk e ka edhe aq gabim. Rama qe pranoi ne gjirin e opozites veglen dhe patericen qe mbajti ne pushtet per 4 vjet me rradhe Sali Berishen, nuk duhej te perdorte nje fjalor dhe mllef kaq te vrazhde ndaj Kreshnik Spahiut. Normalisht duhet te kishte shprehur keqardhjen e tij qe AKZ-ja nuk iu bashkua opozites. Dhe kaq. Ato epitetet ishin te gabuara dhe teper te tepruara.

Submitted by Tiku (not verified) on

ky shkrim do te vlente per vende si Gjermania, Franca ose Shba etj. Ne kete moment kritik kus SB ka uzurpuar te gjitha institucionet, vendi eshte kthyer ne nje Trecerek-Diktature bashkimi i te gjitha forave kunder SB eshte e vetmja zgjidhje. Problemi qendron se votat qe do vene tek AKZ jane komplet te humbura, sepse do ta kene shume veshtire te marrin sikur edhe nje deputet. Ato vota dhe 1000 te jene jane te domosdoshme per largimin njehere e mire te SB. Dhe largimet nga AKZ keto dite tregojne se mbeshtetja ndaj saj eshte ne renie.

Submitted by Labi (not verified) on

Nje analize e ketille eshte nga te paktat qe shikon nga shtypi apo pseudoanalistet shqiptare ( analiste qe shkojne pas drejtimit te eres e Jo te progresit).
Nje analize e tille ndihmon ne krijimin e nje opinioni te shendoshe publik. Cdo gje mbi fakte e jo emocione!

Submitted by Bard (not verified) on

Shyqyr qe me ne fund u gjet ne kete faqe nje shkrim per te qene, nje qe refuzon cinizmin matematikor parazgjedhor, nje qe ne spektrin e ngjyrave me te cilin shfaqet realiteti sheh me shume se bardhe e zi. Po te ish per logjike matematikore, regjimi i Enver Hoxhes do ish ende ne pushtet, por ja qe ne fund te fundit statistikat nuk vendosin kur kupa nuk mban me. Zoti e shpetofte kete vend nga ciniket statisticiene, daltoniket pragmatiste, dhe peshtyresit profesioniste, sepse te bere se bashku, ata jane me te rrezikshem se Sali Berisha.

Submitted by Luke (not verified) on

Jam dakort me komentuesin e pare Blendin. Rama ne kete rast kerkon te coje uje ne mullirin e vet. Duke qene se AK shan Saliun, nuk mund te marr votat e PD.  Keshtu eshte rrezik per PS, duke u distancuar Rama ben mire, cdo politikan do e bente kete. Sa per gjuhen e perdorur nga Rama, nuk mund te pretendojme sikur jemi ne SHBA, Kanada, Angli etj., kur kemi nje kryeminister qe shan nga robt cdo njeri qe eshte kunder tij.

Submitted by RP (not verified) on

shkrim shume i nevojshem,sikur Rama te kerkonte ndjese do bente nje gjest te mençur.Akuzat se Spahiu eshte bklere nga Shkelzeni duan baze te forte besueshmerie,ose ndryshe reciton ne hava komedite pahijshme,qe ne vend te lyeje vetullat i nxjerr edhe syte.Personalisht me ka lene nje shije te keqe ai shkrim,ndersa me duket pozitiv fakti qe AK doli e vetmene zgjedhje.Pas zgjedhjeve seç kam nje siguri qe Rama do ta haje me dhembe kete ngutjen e sorres.

Submitted by anon (not verified) on

Autori i shkrimit mos eshte kandidat i ak ne Berat ?!

Per shume parti me duket se ke kandiduar gjate viteve dhe s'ke fituar asnjehere...

Submitted by Leonardo (not verified) on

Zoti Hashorva dakort me thënjet e Ramës po gjithë ata që janë larguar nga ky patrioti i devotshëm nuk the asgjë gjërat nuk zgjidhen me të bërtitur por duke dhënë zgjidhje të problemeve

Submitted by Don Xhebraili (not verified) on

I nderuar zoti Hashorva, keni shume te drejt per shqetsimin qe ngrini mbi menyren e te folurit te zoti Rama, keni shume te drejt ta kritikoni dhe ndoshta ti shkulni edhe veshin Kryeministrit te ardhshem te vendit tim (jo per gje por duhet te mesohet qe i vogel me shkulje veshi, qe neser mos te na hedhi shqelma per kritikat qe do te vijojn) per menyren se si ai e kategorizoi shtetasin Spahiu, ate shtetas tek i cili un personalisht, nje emigrant dhe zgjedhes fare naiv pash nje force pozitive ndryshimi, nje grusht te fort per ti rene malit qe s' bzan!

AK mu duk si nje politik nga nje planet tjeter, e ndryshme me ate ç'ka jemi mesuar te shohim, nje parti qe nuk ben "pazare". Por isha gabuar, edhe un si shume te tjere.
Shtetasi Spahiu ben pazar sa i luan fen si te gjith politikanet e tjer, pra eshte edhe ai nje pjes e getos qe na lindi dhe rriti, ka edhe ai njezet perqindshin e tij te zhargonit te rruges qe na karakterizon ne te gjithve, si edhe ju zoti Harshova. E kam fjalen per ate pjes e jona qe mundohemi ta fshehim sapo na bie rasti por qe ngre koken kryenece saher dikush ta sjell ne maj te hundes.

Thoni te drejten zotri, nuk i keni then asnjeher ju ndonje kolegut tuaj, me ze apo nen ze "burr shker..at" ???
Nuk njihemi, por jam shum i sigurt qe e keni ber!

E pra, qytetari Spahiu na e solli te gjithve ne maj te hundes.

Ne kete kohe kur Sali Berisha eshte me i fort se kurr, par kjo nga kendveshtrimi opozitar, e vetmja gje qe ne presim nga politikanet tan eshte nje bashkim pa kushte (pazare) dhe pastaj ndoshta te harrish te kerkosh "burgosjen e shtetasit Berisha"....te tjerat jan dokrra.

Zoti Rama i ka then fare pak (edhe pse hapur ne diten me djell. Kur e bejn te tjeret, pse te mos e bej edhe ai) qytetarit Spahiu, sepse koha ndoshta do ta tregoj se ai ka merituar shume me teper!!!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.