Milo: maxhoranca e re jo më shumë se 73 mandate, FRD rezultat modest, AK neglizhoi polin e tretë duke shpresuar se do arrinte marrëveshje të mirë me PS...

Postuar në 27 Prill, 2013 05:21

 

Në një intervistë të gjatë për MAPO-n e fundjavës, Paskal Milo shprehet se nuk e ka pranuar shkrirjen e partisë së tij PSD me PS, 1 ditë pas zgjedhjeve, për arse principesh morale. Një një pjesë të konsiderueshme të intervistës ai jep konsideratat e veta për aktorët e zgjedhjeve të Qershorit. Sipas Milos, FRD nuk do të ketë një rezultat aq sa pretendohet, “besoj se do të jetë modest,” thotë ai, por që ka rëndësi për pas zgjedhjeve, kur PD-ja, “me rastin e humbjes do t’i nënshtrohet një procesi, ose një përpjekje, për të hapur një kapitull të ri, për t’u demokratizuar.” Pra funksioni i FRD do jetë për të demokratizuar PD-në e opozitës.

Për AK, Milo shprehet se me gjithë respektin që ka për disa ide të sajat, “bëri gabim që nuk u rreshtua në kampin opozitar, ose që neglizhoi krijimin e një poli të tretë, duke pasur shpresë se do të arrinte një marrëveshje më të mirë me PS-në...”

Milo beson se rezultati do të jetë i ngushtë, me jo më shumë se 73 mandate për maxhorancën e re dhe të tjerat për opozitën e Berishës.

k.c.

Comments

Submitted by Daja (not verified) on

<p>Asnje here nuk ka qene largpames ky Milo. Qe kur formoi partine e tij.&nbsp; Si mor vetem 73 deputete? Pa levizur nga vendi jane te pakten 75 deputete e pakta dhe 80 e shumta po nuk u manipulua me lista.</p>

Submitted by ervin (not verified) on

<p>Or Daj ato 80 jane deputete apo qofte zgare, tymi i te cilave te ka ekzaltuar euforine? Veru veshin njerezve te mencur dhe mos i neglizho ato cka ata thone</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.