Bungo dhe Kulla sjellin në Tiranë “Shshsht! Ule zërin!”

Sonte, të premten, dt. 26 prill 2013 Teatri Bylis i qytetit të Fierit, në sallën “Kadri Roshi” të Teatrit Kombëtar, nisi të shfaqë për publikun e Tiranës shfaqjen e tij më të fundit “Shshsht! Ule zërin!”, një dramë satirë të autorit Pëllumb Kulla. Shfaqja vijon të shtunën dhe të djelën.
Pjesa paraqet një mjedis të pashkelur më parë. Ngjarjet zhvillohen në një ambasadë shqiptare diku në një vend të Europës Perëndimore, menjëherë, pas përmbysjes së komunizmit, gjatë “ndërrimit të qiejve”, kur shteti shqiptar përjeton vetëpastrimin e tij nga mbetjet e thella komuniste në mentalitet dhe infrastrukturë.
Veprimet skenike përfshijnë vetëm territorin dhe ndërtesën e ambasadës, ku personeli edhe jeton edhe kryen funksionet zyrtare. Kjo rrethanë i jep autorit spunton që në gojën e personazhit qëndror, ambasadorit, të shprehet: “Është një Shqipëri e vogël, e përmbledhurr, si në një epruvetë., Kjo godinë, ky rreth njerëzish, i ka të gjitha: e ka të shkuarën pa nevojë për të vajtur deri në muze; e ka të tashmen, pa dallim nga çdo mjedis në atdhe, demagogji, orekse për pasurim, luftë klasash, klane, armë, thyerje deposh, përgjime. Dhe pastaj e ka të ardhmen të kërcënuar dhe nga e shkuara edhe nga e tashmja”
Shfaqja është vënë në skenë nga regjisori Leka Bungo. Astrit Hasani (ka një arritje dinjitoze në rolin e ambasadorit të ri) Robert Ndrenika dhe Viktor Zhusti janë aktorët kryesorë. Spektakli zgjat një orë dhe njëzetedy minuta dhe nis ora 20.00. a.n.
Comments
Sapo e pashe kete shfaqje.

Sapo e pashe kete shfaqje. Teatri perplot. Roberti i magjishem. S'kam fjale. Ata jane pasuria jone.

Ne mes asaj gjullurdie te

Ne mes asaj gjullurdie te paprincipte gjoja-politike,

Pellumb Kulla nepermjet Leka Bungos, Robert Ndrenikes, Viktor Zhustit, Astrit Hasanit dhe dinjitozeve

te tjere nga "Teatri Bylis",

ofron nje OAZ PREHJE dhe MEDITIMI aq te nevojshem per nje shoqeri te lodhur e stermunduar

prej gjoja-politikes qe shkon dhe e karikaturizon veten ne imazhin artistik te nje amabasade ,

pikerisht kur nje amabasade reale shnderrohet ne Lajm te Pare te Pluhur-Alizmit...!

Add new comment