1515 km apo 10.400 km?

Postuar në 26 Prill, 2013 13:27

Artan Lame bëri me dije sot se "së bashku me disa specialistët është përllogaritur çdo pëllëmbë rrugë e vendit dhe rezulton se gjithsej janë ndërtuar dhe rikonstruktuar 1515 km rrugë duke filluar nga ato me 4 korsi e deri tek rrugët rurale me 1 korsi".

“Autostrada, (rrugë të kategorisë “A”), të ndërtuara: 0 Km. Ato që ne në të folmen e përditshme i quajmë autostrada, jo me standardet Evropiane, por as me Kodin Rrugor të RSH nuk janë të tilla. Rrugë kombëtare me 4 korsi, (rrugë të kategorisë “B”), ose superstrada: Gjithsej 135 km. Rrugë kombëtare me 1 dhe 2 korsi, ose rrugë të kategorisë “C”: Gjithsej 560 km. Në përllogaritjet tona, natyrisht që mund të ketë edhe ndonjë pasaktësi, por që nuk shkon më shumë se 50 apo 100 km gjithsej. Kjo për arsyen e thjeshtë se Qeveria ka vendosur një terr informativ të plotë në këtë fushë.  Në deklaratën e tij Kryeministrit Berisha është shprehu se “kemi ndërtuar 10.400 km rrugë të të gjitha llojeve”.  Por rezultoi se gjithsej janë ndërtuar dhe rikonstruktuar 1515 km”, u shpreh Lame. a.n.

Comments

Submitted by I3VI5 (not verified) on

<p>Ka nje menyre shume te thjesht per te provuar qe kyeministri ia fut kot. Ndertimi i rrugeve, kushton nga 1 milion ne 20 milion dollare (durres - kukes) per kilometer. Ja te marim nje mesatare me mik $2 milion / km, do duheshin $20 miljard per te ndertuar aq rruge sa thote kryeministri. Po te mbleshesh te gjithe buxhetet e shtetit keto 8 vitet e fundit, nuk bejne as $15 miljard. Si u ndertuan aq rruge kshu?! hahaha</p>

Submitted by XY (not verified) on

<p>Te lumte I3VI5, arsyetimi eshte i thjeshte dhe i sakte. Cudi si nuk i paska shkuar ndermend Zaloshnjes me pare. Sa per Salen, mos ja ver re, se aq ja pret, atij&nbsp; dhe keshilltareve te tij medioker, qe&nbsp;jane gati te thone se gomari mund te fluturoje, madje me gjithe Salen ne shpine.&nbsp;Me pare, ne kohen e komunizmit, keta tipat, kete metoden qe perdore ti e kane pas quajtur&nbsp;&quot;kontrollit me ane te lekut&quot;, por&nbsp;u paska dale nga mendja. Tung</p>

Submitted by Anton (not verified) on

<p>Nje rruge fshati kushton nja 50-100 here me pak shoku jone IVI kshu qe beji dhe njehere llogaritjet dhe na thuaj</p>

Submitted by XY (not verified) on

<p>Edhe ti Anton nuk e ke dhe aq gabim. Por qe te merret parasysh argumenti yt duhet te nna thuhet se cilat jane kategorite e rrugeve qe jane ndertuar, sa kushton secila kategori per njesi dhe sa kilometra gjatesi jane ndertuar per cdo kategori. Dhe keshtu mund ti bejme prape llogarite. Mbase eshte me shprehese qe rruget te maten me njesi te siperfaqes (dmth me kilometra katrore) per ti pershire edhe gjeresine, madje akoma me mire edhe me njesi te vellimit (me kilometra ose metra kub) qe te mund te kuptojme se sa i trashe ka qene asfalti i hedhur.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.