"Viena-gate": Komision Hetimor Parlamentar për “kapjen prej veshi të dikujt nga dikush”!!!!

Berisha kërkon, me sa duket, ta mbajë të ndezur debatin e “betejës” së Vienës, dhe për këtë, ka urdhëruar deputetët e Partisë Demokratike të mbledhin numrin e nevojshëm të firmave për të ngritur një komision hetimor për atë incident. Mund të duket si shaka, por është e vërtetë. Lajmi sapo ka dalë, dhe në të thuhet që do të bëhet realitet “zotimi” që Berishës i doli pa dashje dje gjatë debatit parlamentar mes tij e Ruçit. Ja si erdhi ai tek ideja e këtij komisioni parlamentar që do të hetojë “kapjen prej veshi të një diplomati nga ana e kryetarit të opozitës”. Ishte duke debatuar me Ruçin, ishte në rrjedhat e përroit të tij psikik, dhe fap i erdhi ideja: “Nëse doni, ne mund të sjellim në parlament 30 dëshmitarë të asaj që ndodhi. Nëse doni, urdhëroni të krijojmë një komision parlamentar që ta hetojë këtë çështje.” Siç shihet, ideja fillimisht i vjen si një lutje bërë opozitës: Nëse doni, urdhëroni ta krijojmë. Dhe pas kësaj, aty për aty, i jep dum punës: “Ne do ta krijojmë Komisionin hetimor parlamentar”.
Dhe Komisioni hetimor parlamentar po krijohet.
Re.Pu.
Comments
Opo lere se keto komisionet

Opo lere se keto komisionet parlamentare kane qen t suksesshme fort ne fakt. Ik o Sali vish kemishen e forces n psikiatri, merr dhe ata te "komisionit hetimor te 21 janarit" me vete. Dava trapash qe nuk jan as per kryetar komune, e drejtojn fatet tona. Ptu!

Kam nje ankese per atoq e

Kam nje ankese per atoq e jane administratore te kesaj faqeje....si ka mundesi qe kur doni te ofendoni dike apo ta ulni (fjala vjen sic po doni te beni me Egenin Ceken) vendosni foto te tij par shume e shume viteve? Doni ta intimidoni....por ju vjen keq kur Xhozi ju intimidon juve apo mentoret tuaj.....sa te ulet, sa pak luajal e c'eshte me e keqja....jeni bere si ajo shprehja "Bej si them une por jo si bej une"...ne fakt jeni nje Xhozefine e vogel

Neni 4 i ligjit nr. 8891,

Neni 4 i ligjit nr. 8891, date 02.05.2002 "Per organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore te kuvendit"

Parime të përgjithshme

1. Komisionet hetimore të Kuvendit ngrihen dhe funksionojnë mbi bazën e parimeve kushtetuese dhe rregullave të përcaktuara në këtë ligj.

2. Rregullat e parashikuara në Kodin e Procedurës Penale për hetimin zbatohen drejtpërdrejt nga komisionet hetimore të Kuvendit, për aq sa ky ligj nuk parashikon ndryshe.

3. Vendimi përfundimtar i komisionit hetimor të Kuvendit shoqërohet gjithmonë me mendimin e pakicës dhe shpallet publikisht.

4. Komisionet organizohen dhe funksionojnë, sipas rregullave të parashikuara në këtë ligj.

5. Komisionet hetimore të Kuvendit paraqesin rekomandime në seancë plenare dhe, kur këto miratohen, i dërgohen Prokurorit të Përgjithshëm për marrjen e masave të mëtejshme.

6. Komisionet hetimore nuk mund të ngrihen gjatë 4 muajve para mbarimit të mandatit të Kuvendit.

7. Prokurori i Përgjithshëm informon Kuvendin për ecurinë e hetimit mbi çështjet e rekomanduara për hetim.

RePu: ky dikush qe kap per

RePu: ky dikush qe kap per veshi eshte kryeministri i ardhshem dhe ja kap veshin dikujt qe eshte funksionar shteteror. Edhe perse? Sepse funksionari nuk ka qene dakord me c'ka thene dikushi e ky eshte ndjere i provokuar.

Kur te behet ky dikushi kryeminister do te kape me shkelma te gjithe ata te tjeret qe do ti konsideroje miza te bezdisshme. Kjo eshte e qarte. E kjo eshte shume shume e rende e nuk eshte kaq e thjeshte sa e ben RePu ne kete koment.

Nuk e kuptoj pse duhet nje komision parlamentar. Por kuptoj shume mire qe ministria e jashtme duhet te ngreje padi e te kallzoje ate dikushin qe guxon e prek me dore, per shkak te detyres, dike qe eshte diplomat. Ministria e jashtme duhet te mbroje me vepra e jo vetem deklarata per shtyp diplomatet e saj. Se si ka filtruar ky diplomat ne diplomaci eshte tjeter pune, qe duhet pare ne nje moment tjeter.

Ai qe eshte kapur nga veshi

Ai qe eshte kapur nga veshi (nqs eshte e vertete) eshte perfaqesues i shtetit shqiptar dhe jo i Sali Berishes dhe PD. Per ate qe te gjithe jane njesoj dhe politika i ndalohet me ligj. Me thuaj ti pak mua kush eshte detyra e diplomatit, te veje e ofendoje kryetarin e opozites. Ai duhet te ishte ne krah te Rames dje, ashtu sic duhet te jete neser nje diplomat jashte shtetit neser me opoziten e PD.

Detyra e diplomatit eshte te
Detyra e diplomatit eshte te kundershtoje e te reagoje kur shajne e anatemojne veendin e tij. Por shqiptaret jane armiqte e vetvetes .Rama eshte kryesharesi.
komisionet hetimore jane

komisionet hetimore jane gjeja me idiote qe prodhon politika shqiptare.

Ku me arrite me ate komision? Per Gerdecin per 21 Janarin si te duken apo nuk jane gje - para veshit te shkulur te cunit te Hitlerit (Neritanit) ?

Sa te paska dhembur veshi mor varkar; me shume bertet ti se ceka muslyman!!!

Nuk eshte faji i Berishes

Nuk eshte faji i Berishes se Rama ben budallalleqe kur e di shume mire se eshte ne fushate elektorale.

Keto komisionet hetimore jane

Keto komisionet hetimore jane bere si thirrjet "ujku,ujku" por pertej ketij fakti eshte per tu analizuar sjellja arrogante e atij qe pretendon te marre pushtetin dhe te jete ndryshe nga Berisha. Nuk di kush do ta haje kete gjelle bajate por me siguri do ti ndjeje shpejt pasojat zhgenjyese

Add new comment