Më shumë bëjnë demagogji se janë alternativa - thotë Lubonja për Topin e Spahiun

Postuar në 26 Prill, 2013 08:53

Fatos Lubonja ka dhene nje interviste per seksionin shqip te radios gjermane Deutsche Welle, ku nder te tjera pyetet per FRD-ne e Bamir Topit dhe Aleancen Kuq e Zi të Kreshnik Spahiut. Pyetjes: Si e shikoni performancën e tyre deri më tani? - ai i pergjigjet:

“Në mendimin tim loja e tyre e deritanishme është zhgënjyese. Pse e them këtë? Sepse tani pas rreth dy dekadave tranzicion, kur dy forcat tradicionale PD dhe PS janë konsumuar, madje kompromentuar me sjelljen e tyre, unë kam pritur se këto dy parti të reja politike do të ishin si alternativa ndaj kastave të konsumuara politike. Që këto dy parti të reja t’i qëndronin fort në opozicion kastës së vjetër së konsumuar. Por me sa shikoj kritikat e tyre janë të zbehta, rutinore dhe më keq akoma, nga këto forca të reja është pritur deri në momentin e fundit ndonjë pazar koalicioni, që të jenë si të thuash satelite me kushte, gjë që e ul kreditin e tyre në opinion. Mua më duken më shumë si zgjatime të kastës së vjetër që bëjnë më shumë demagogji. Le ta themi se ato nuk është se kanë ngjallur ndonjë optimizëm në opinion. Por gjithësesi të shohim se çfarë do të ndodhë me to pas 23 qershorit.” a.n.

http://www.dw.de/lubonja-mosfunksionimi-i-kqz-s%C3%AB-mund-t...

Comments

Submitted by bbb (not verified) on

O mo Fatos...me ngjan me ata indianet e Meksikes me kete kapelen qe ke vene ne koke...FRD eshte me ndryshe se AK dmth me duket me serioze.

Submitted by Taulant (not verified) on

Pershendetje jam nje lexues i rregullt i Respublica edhe me ra ne sy ky shkrimi, rreth bamir topit dhe  kreshnik spahiut. Deri sa nuk e kishte refuzuar ramen , kreshnikut i thureshin lavde ne kete webfaqe, kurse tash cdo gje qe ka te bej kundra atyre del ne ballinen e Respublica

Submitted by Dritan (not verified) on

Nuk qenkeni nje lexues i rregullt, sepse ketu asnjehere nuk eshte ngritur ne piedestal AKZ  dhe lideri i saj misterioz dhe hipokrit Spahiu.

Submitted by skelari migrues (not verified) on

O Tau, e ke gabim. Ne kete faqe Kreshniku eshte trajtuar ashtu sic eshte, pak a shume nje karagjoz mashtrues. Mjafton psh te kujtosh artikullin e M.N. kur Kreshniku u shpall "qytetar nderi" ne New York. Dhe ne kete media, me sa kam pare jane pasqyruar opinione te larmishme, sic esh..te edhe ky i Lubonjes.

Submitted by Diferenca pa Moral (not verified) on

Askush nuk e ka luksin te jete zoteruesi i Se Drejtes Absolute ne Tirane,

por Lubonja nxitohet, mbase pa e kuptuar u sherben dy Partive qe sipas fjaleve te tij "jane konsumuar".

Bamir Topi ka artikulime shume te qarta, por nuk degjohet se nuk bertet, nuk ngjiret, nuk shan, nuk fyen, sic bejne te tjeret.

Po, eshte e vertete se Kresh Spahiu bertet, madje bertet shume, por zeri i Myslim Pashes, se paku ne nje bisede te tij te djeshme

me shtypin, eshte per tu marre ne konsiderate.

Se paku kete te fundit, Fatosh Lubonja do duhej ta degjonte se vjen nga e Majta, dhe Lubonja here pas here,

sipas meje naivisht, ose per shkak te origjines se tij, pavarsisht prej viteve burg te ndershem, ben thirrje se i mungon Shqiperise!

Merret vesh, Lubonja nuk ka si pelqen Bamir Topin, se Topi dhe zera te tjere, vijne prej te djathtes serioze,

dhe premtojne se do luajne rol shume pozitiv pas zgjedhjeve te 23 Qershorit.

Berisha, por edhe Rama-Meta, duhen "dobesuar sa me shume" perpara zgjedhjeve, qe pas tyre te mund te behen te kontrollueshem.

Them se shtypi serioz, ai qe shqetesohet me shume per Shqiperine se per karriken e Njeshave,

duhet te bejne presion pozitiv ne kete kahje.

Qe pastaj te mos kene sebep te qahen per dhunen e autoritarizmin e Te Medhenjve!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.