Vendimi i AK-së sipas Bashkurtit

Dje pasdite u tha se mosdakordësi me vendimin e Spahiut kanë patur veçanërisht dy nga figurat kryesore të AK-së, Lisen Bashkurti dhe Myslim Pashaj. Por gjatë orëve të mbrëmjes pozicionet janë zbutur. Në një lidhje telefonike me “News 24” Bashkurti deklaroi:
“Dua të konfirmoj së nuk kam dhënë dorëheqjen nga Aleanca Kuqezi pavarësisht vendimit që është marrë për të dalë të vetëm në zgjedhje. Unë kam qenë për një zgjidhje më të mirë dhe kam qenë pjesë e negociatorëve me të gjitha partitë opozitare. Vendimi në kryesinë e AK-së nuk kaloi pa përplasje mendimesh por në fund u mor një vendim që do të tregohet në zgjedhje nëse ka qenë apo jo i duhur. Unë kam folur në telefon me zotin Rama edhe në orët e fundit dhe i kërkoj atij dhe drejtuesve të tjerë të opozitës që të mbajmë një kod etik me njëri-tjetrin pavarësisht vendimit për koalicionin..."
Me pas ka shtuar një fjali që duhet zbërthyer çfarë ka parasysh: "Nëse ky kod etik nuk do të ruhet nga opozita, atëherë do të ketë konsenguenca edhe për pas zgjedhjeve” - tha Bashkurti.
Kurse Myslym Pashaj mungoi në një studio televizive ku ishte ftuar në mbrëmje. Drejtuesi Rezar Xhaxhiu transmetoi karrigen bosh dhe tha që aty duhej të ishte z.Pashaj. a.n.
Comments
Kjo perkthehet qe Kreshniku

Kjo perkthehet qe Kreshniku ma beri m..in ne koke mua dhe AKZ. Por tani une nuk kam rruge tjeter por vetem te luftoj te korigjoje sa mundem me shpresen qe AKZ do fus 2-3 deputete ne parlament dhe une te jem nje prej tyre.

Me vjen keq te them Lisien qe kjo shpresa e fundit qe ti po lufton nuk do te funksionoje. AKZ vdiq. Lisien ti je politikan dhe diplomat i zgjuar, nuk duhet te beje gafen ta lije Kreshnikun pa markuar mire ne castin vendimtar. Kreshniku kastile e mori vendimin pak caste para skadimit te afatit ne menyre qe ju burrat me mend te AKZ-se te mos kishit cfare te ndryshonit me. Gare e shkelqyer Lisien, por te vune sterkembeshin ne finish.

Zoti Lisien ! Kam

Zoti Lisien ! Kam patur dhe kam respekt per ju dhe llogjiken e perdorur ne trajtimin e shume ceshtjeve qe shqetesojne jo vetem politiken shqiptare por shume me gjere.Mirepo me çuditi driteshkurtesia dhe antillogjika me te cilen e trajtuat ceshtjen e koalicionit me partite opozitare.

Po mare ceshtjen me kryesore te kundershtimit tuaj. Ate se ne grupim ndodhej PBDNJ. Ç'te keqe ka? Ju regjistroheshit ne ate grupim dhe askush nuk ju ndalonte qe fushaten dhe mitingjet ti benit me vete. Askush nuk ju ndalonte te mos i flisnit me goje Dules , bile edhe Rames. Keshtu ju do te maksimalizonit voten tuaj. Nese te vetmuar rrezikoni te mos merni asnje deputet, ne ate aleance mund te kishit mare deri pese deputet.

Argumenti se ne ate grupim eshte Dule, nuk shkon. Perndryshe ju duhet qe te mos merni fare pjese ne fushatat zgjedhore ne Shqiperi, pasi ketu garon edhe Dule. Ju mbase duhet te garonit ne Yzbekistan.

Humbet respektin e fituar deri me tash. Megjithate, 1 Maji erdhi dhe ju do te dilni ne shesh me 1 milion protestues per te rrezuar Berishen. Kujdes mos ju del situata nga duart. Edhe kjo do te jete nje test per ju. Kujdes 1 milion asnje me pak! Ose 10 mije km rruge asnje me pak! Ose njesoj edhe ju.Program me genjeshtra, me genjeshtra, me genjeshtra....

Po kod moral perse s'kerkon
Po kod moral perse s'kerkon Bashkurti?
E quan normale ai talljen qe i eshte bere perkrahesve te AK-se prej kreut te saj?!
Meqë kryesia paska qenë

Meqë kryesia paska qenë kundër të mblidhen dhe ta heqin Spahiun nga AKZ!!! Te gjitha keto llafe pazari ishte normale qe do te fillonin nese AKZ s'do te futeshe ne Koalicionin e turpit te Rames qe per karrigen e KM eshte gati te lepije jo vetem ate qe ka pershyre por edhe ku ka pershtyre! Historite e 5 Deputeteve / Dules / Xenit mund te ishin zgjidhur fare mire nese pasi K.Spahiu doni ne TV me pikat kushtezuese, PS te kishte replikuar publikisht nese i pranonte apo jo dhe dopio gjashta i mbetej AKZ! Lereni Spahiun te triumfoje ose te digjet vete!!! Flasim mbas 23 Qershorit!

Nuk duken normale

Nuk duken normale sugjerimet, aq me pak kritikat per partite e reja: pse nuk bashkohen me Memat e tyre?

Sado qe kodi zgjedhor i ndeshkon krijesat e reja, dalja me vehte ne zgjedhje eshte prove e shkelqyer mevetesie, natyrisht nese kapercehet me sukses.

Cfare do t'i mbetej Kuq-e-Zinjve po te vashkoheshin me PS-ne (vec qe Liseni do dilte ne krye te vazhduesve te BRPSH-se dhe Myslim Pashaj te dilte ne krye te Veteraneve te Luftes se ftohte?)!

Ose, cfare do t'i mbetej Bamir Topit, po te kthehej ne PD (vec si mirenjohje qe e bene president apo si ndjese qe doli nga tufa me dele blu?)

Lerini te masin peshen e tyre reale, dhe te jeni te sigurt se te dy keto parti do percaktojne shume pas 23 qershorit.

Add new comment