Shënim: Pse u zhgënjeva nga Kreshnik Spahiu

Postuar në 25 Prill, 2013 01:26

Është e vërtetë se Aleanca Kuqezi ka patur kuota të larta në sondazhe, si publike edhe private. Është e vërtetë se fushata e saj nacionaliste, paçka se folklorike, ndikoi në të gjithë politikën shqiptare, për t'i trajtuar më shpesh çështjet kombëtare. Është e vërtetë se teza e saj e kufizimit të mandateve ekzekutive e legjislative solli një risi në debatin politik shqiptar.

Për këto arsye, kam qënë një nga përkrahësit e Aleancës Kuqezi në media. Por Kreshnik Spahiu i përdori të gjitha këto, si gjithë demagogët e tjerë të kësaj bote, për të bërë presion që të fuste shoqet dhe shoket e tij në listën e deputeteve te PS, e jo Myslym Pashajn apo Lisien Bashkurtin. Dhe këto mandate i donte në tavolinë, perveç mandateve ekstra që mund të përfitonte duke u futur ne koalicionin opozitar. Dhe kjo s'është hamendja ime - këtë gjë e di dhe pikë.

E.Zaloshnja

Comments

Submitted by ILIRET (not verified) on

Me largimin e kolonel Pashaj dhe te diplomatit Bashkurti, tollumbacja AK fillon e shfryhet dhe Kreshnikut i ngelet ne dore vetem spangua qe e mbante ate ne ajer...

Submitted by Artur 68 (not verified) on

Ka nje nivel te palaçollekut qe zeron çdo konsiderate ndaj personazhit dhe te  çon drejt nje reflektimi se sa e lehte eshte te gabosh ne nje ambjent te korruptuar siç eshte politika shqiptare.

Nuk mund te bej me aq faj karagjozin e kesaj parodie politike se sa aktoret qe e rrethonin(me apo pa dijenine e tyre). M. Baze ne editorialin e rredhes jepte disa shpjegime interesante dhe linte te kuptonte se akoma me interesante ishte njohja e prapaskenave qe leviznin fijet e marionetes Spahi. Ne keto dy muaj te mbetur do te ishte nje detyrim patriotik shkundja e sorres per t'i hequr edha ato pupla qe i kane ngelur rreth bishtit dhe kjo ne rradhe te pare i takon atyre personave qe te pakten ne i njohim si me integritet dhe ky eshte sherbimi me i mire per kombin dhe nderin e tyre :perpjekja per zbardhjen sado te pjeseshme te tentatives me flagrante te vjedhjes ne mase se votes opozitare.....

Submitted by arvanites (not verified) on

Duhet sqaruar se votat qe do marri AKZ do shkojne dem pasi nuk do te perkthehen ne deputete per Kuvendin e Shqiperise, kjo pasi pragu elektroal per te futur nje dpetutet eshte shume i larte (perjashto Tiranen). Pra ata qe do votojne AKZ per te rrezuar Berishen ne fatk do i bejne nje favor atij duke shperdoruar voten e tyre.  Si rrjedhim Spahiu ben lojen e Sales.

Submitted by Sky (not verified) on

Bravo Zaloshnja, ka shume rendesi per publikun fakti qe edhe juve ashtu si Mero jeni i zhgenjyer nga Spahiu. Nuk ka asnje mundesi tjeter pervec se Spahiu te jete nje vegel e Saliut per te coroditur opoziten. Nuk ka tradheti me te madhe kombetare sabotimi i rrotacionit te pushtetit qe te cilen Spahi po e ben me shume zell. Ata qe mendojne se Saphiu eshte njeriu qe do te qendroje ne krye ne AK me mandat te kufizuar genjehen. Mjafton te shohesh pozat e "prijesit" te vetem qe kerkon te imponoje. Une do te shtoja qe Spahiu eshte futur ne politike per te sabotuar edhe projektin e Bamir Topit prandaj kujdes.

Submitted by aulix (not verified) on

Zaloshnja ne politike zakonisht dhe rregullisht ne politiken shqiptare nuk ka apo behen "mea culpa". Deri diku vlen edhe per analistet kjo.

Sinqerisht vlen per tu analizuar me mire kjo ceshtja e Akz-se. Realisht nuk e konsideroj aspak kete parti as si vetvendosja ne Kosove e as si Grillo ne Itali dhe e konsideroj deri diku aventure. E vetmja kosto e kesaj aventure eshte ndonje dem qe mund ti krijoje Ps dhe koalicionit te saj. Them se ndonje elektorat gri dhe tendecioz majtas i  zhgenjyer nga aleanca Ps- Lsi shto dhe karrieristet qe militojne ne kete parti nuk do ndikoje aspak tek vota fikse e Ps, Lsi, Pds, Psd, Pbdnj e tek mikroskopiket e tjera. Duke qene se sipas parimit qe matematika nuk eshte opinion asgje nuk ndryshon ne numrin e deputeteve qe pritet te marre e majta. Matematikisht e majta arrin 72 deputete nese 67 te ps i shtojme 3 te lsi, 1 te grekve, plus nje qe vjen nga kontributi lsi-pbdnj. Praktikisht mund te beje vaki qe llogarite nuk dalin.

Submitted by pellazgu (not verified) on

rron shqiponja ne maj te malit, rron dhe miza n byth te kalit!

nuk jemi miza ti ngjitemi rames, jemi dhe do ngelemi shqiponja!

Submitted by bbb (not verified) on

Zoti Zaloshnja...Keni ndonje fakt ju kur thoni se donte 5 vende ne listat e PSse per shoket e tij?! Se keshtu pa fakte nuk besohet asgje...Ne te kundert perse qenka e moralshme qe LSI te fuse ne listat e saj diversante te korruptuar si Naci, Haxhinasto, Manjani shoke te Ilir Bllokut?

Submitted by Diferenca pa Moral (not verified) on

Prape u Zhgenjye Zaloshnja?!!!

Submitted by anon (not verified) on

S'me besoje Zaloshnja kur komentoja qe kreshniku ishte si fikun i rekur.

Dhe me e keqja eshte se ai e beri sot ate qe duhet te bente neser.

Dhe tjetra shyqyr qe s'te kam besuar...se...

Submitted by Doku (not verified) on

Me gjithe respektin per redaksine dhe z. Zaloshnja ne pergjithesi, ketu matematika qe po perpiqet te shtrohet eshte gabim.

Nuk e marr vesh kete llogjike:

Meqe nuk bene aleance me PS, jane te paguar nga PD? Ku bazohet kjo? Po te donte robi te ishte ne listat e PS, futej ne PS si Veliaj, nuk bente parti me vete.

Pse u dashka te futet patjeter ne nje mega-aleance, vetem sepse PS humberka vota. Pastaj, cili program brenda aleances i perputhet atij te AK?

Reagimet histerike te PS tregojne se i kishin bere hesapet gabim, keto perallat me sorra, rosa dhe pata jane sa per te acaruar publikun.

Si mund te besh aleance me PS, kur brenda eshte PBDNJ, qe thote qe ceshtja came nuk ekziston, apo LSI, dallaveraxhinje pa cipe, nuk gjen nje te paperlyer. Apo me vete PS qe e akuzoi AK se "perpiqet te krijoje nje lufte te ftohte ballkanike". Se qellimi i jetes sone eshte te mos besdisen fqinjet tane engjellore matane kufirit!

Fakti qe Berisha cuditerisht ka bere bashke Legalistet dhe Republikanet (pseudo-republikanet) nuk do te thote qe PBDNJ dhe AK duhet te dalin bashke ne zgjedhje per analogji.

Ato historirat me thesin me para nuk e di sa te verteta jane, po AK nuk e ka mirre punen po dolen Bashkshkurti dhe Pashaj.

Me respekt,

NYC

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.