Tahiri është i pari socialist që flet për AK-në: Spahiu i bën llogaritë pro Saliut

Priten reagime më shpjeguese të socialistëve lidhur me dështimin e negociatave të tyre me AK-në. Kreu i kësaj të fundit ka dalë për të bërë me dije që “AK-ja do garojë e vetme”, dhe si motiv të dështimit të marrëveshjes ka dhënë “praninë e PBDNJ-së në të njëjtin koalicion”. Merret vesh se ka gjëra që s’po thuhen ende. Vetëm dje, Spahiu bëri me dije gjashtë kushte, ku nuk përfshihej prania e PBDNJ-së e kur dihej që PBDNJ-ja ishte e pranishme në këtë koalicion të opozitës. Ndërsa sot u kap kryesisht tek ky motiv.
Cilat janë arsyet e vërteta? Në orët në vijim do të merret vesh diçka më shumë. Deri tani, nga socialistët është shprehur veç deputeti Saimir Tahiri, dhe e folura e tij ka qenë plot maraz dhe pakënaqësi. “Nik Spahiu doli një sorrë”, tha ai, sipas Temës online. “Kaq, për të mos thënë më shumë. Se ka shumë për të thënë”, lëshoi ai frazën, që lë të kuptohet se socialistët dhe akz-istët nuk janë marrë vesh për gjëra të tjera.
“Kush nuk rreshtohet kundër Saliut sot, është (në heshtje) pro Saliut. Dhe në qoftë se goja të nxjerr vrer kundër Saliut, llogarit po i bën pro Saliut.”, u shpreh Tahiri në këtë prononcim të tijin të parë.
Re.Pu.
Comments
Po juveo Tahir qe moret ne

Po juveo Tahir qe moret ne koalicion patericen e Saliut, Ilir me bllokun e tij te korrupsiont, lojen e kujt beni??? Po boll or burr se late nam...i s=dhate dorene perseri LSI dhe hajdutve te saj, e beni akoma moral...Mjat!!!

Po per Ed Ramen qe u
Po per Ed Ramen qe u dashurua me Lir Meten ca ka me then ky ushtari?!
E degjova sot si qyfyre

E degjova sot si qyfyre ;

Para se te nisej per tek ps , i thote shoferi Nikut :

-Shiko pak mbas nese me ndizen te gjitha sinjalet.- dhe ndez bllokazhin.

Niku nga prapa, duke hedhur syte majtas djathtas e me nje dore tek kacurrelat e xhelatinuara, i pergjigjet:

-Po, jo, po, jo, po, jo, po, joooo...

Pak si teper nervozizem

Pak si teper nervozizem brenda nje partie qe e ndjen veten thuajse fituese ne zgjedhjet e qershorit, apo....

Add new comment