SHËNIM: Çmenduria fiskale

Postuar në 23 Prill, 2013 13:03

Në këtë prag fushate, shumë më fort se katër vjet më parë, qeveria ka vendosur që të ulë apo përgjysmojë një sërë taksash. E nisi me tatimin mbi të ardhurat personale, duke e hequr këtë taksë të sheshtë për pagat deri në 300 mijë lekë të vjetra në muaj. E vazhdoi me përjashtimin nga tarifat doganore për makineritë, mjetet, lëndët e para e produktet që vijnë nga importi për bujqësinë dhe sektorët e tjerë prodhues. Tani heq taksat mbi automjetet. Pse u kujtua kaq vonë për 800 mijë fermerët dhe zotëruesit e automjeteve dhe nuk e bëri këtë që në fillim të mandatit të vet, këtë e di vetëm qeveria.

Çfarë dinë mirë ekspertët ndërkombëtarë dhe është e udhës ta dinë të gjithë shqiptarët është se kjo politikë dorëlëshuar fiskale paraqitet krejtësisht e papërgjegjshme, një aventurë dhe pothuajse çmenduri fiskale. Për specialistët e Bankës Botërore kjo është shumë e dëmshme për ekonominë, pasi për të balancuar humbjet, qeveria ose do të shkurtojë shpenzimet, ose do të rrisë nivelin e borxhit të pashlyer. Vetë krye-ekonomisti i kësaj banke, Indermit Gill është shprehur pak ditë më parë se “Ndryshimi i taksave në mes të vitit fiskal vetëm sa shton presionet në balancat fiskale të vendit, që duhet ta kompensojnë me uljen e të ardhurave buxhetore, ose duke shkurtuar shpenzimet, ose siç ka ndodhur në të kaluarën, duke rritur detyrimet e prapambetura të qeverisë. Kjo do të zhbënte çdo impakt të mundshëm pozitiv, i cili është synuar nga ulja e taksave”.

Thënë me fjalë të tjera, këto “investime zgjedhore” që nuk janë asfalt dhe prerje shiritash, por shumë më keq, aventura fiskale, nuk është se realisht lehtësojnë biznesin. Shumë më tepër ato godasin ekuilibrat e brishtë makroekonomikë të vendit, duke e bërë gjendjen shumë të paqëndruar dhe perspektivën financiare të shtetit tonë pas 23 qershorit 2013 tejet të turbullt e të paparashikueshme. Në këto kushte, aventura fiskale humb arsyen e saj, kthehet në çmenduri fiskale. E.Shehu

Comments

Submitted by edi ramadani (not verified) on

<p>Shikojeni kete foto me kujdes... O zot, ne duar te kujt jemi!</p>

Submitted by riza (not verified) on

<p>Ne regull e ka qeveria se hoqi 20% shpenzimet e vetas qe mernin nenpunsit e emruar nga LSI.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.