Na fyejnë duke na gënjyer - thotë Qosja për Berishën e Boden

Ne intervisten e gjate me Rudina Xhungen, Rexhep Qosja flet edhe per genjeshtren publike, sidomos kur ajo ka te beje me zhvillimin ekonomik dhe shqiptohet nga kryeministri dhe ministri i financave.
Tha Qosja ne studion e Xhunges: "Gënjeshtra dhe mashtrimi me të dhënat - është fyerje. Te popujt me tradita kulturore, sot në Evropë dhe perëndim, konsiderohet vepër penale. Unë e dëgjova një ditë ministrin Ridvan Bode... Kanë nisur të gënjejnë edhe ministrat si kryeministri i tyre. Ai tha, investimet më të mëdha të huaja që bëhen në rajon janë investimet në Shqipëri. E tha shumë i gëzuar e serioz duke lexuar. Por kjo ishte një gënjeshtër e madhe, tepër e madhe. Unë mund t’i jap katër shembuj të katër shteteve në Ballkan ku investimet e të huajve janë 5 herë, 6-7 herë më të larta se në Shqipëri sepse në radhë të parë e kanë zhvillimin më të madh, e dyta janë shtete më të mëdha, e treta kanë lidhje shumë më të madhe, e katërta e kanë gjendjen ekonomike më të zhvilluar, më të përparuar. Kë po gënjen more ministër? Do të doja t’i thosha atij ministri, kush jemi ne, edhe ne dimë diçka, por ti gjithsesi do të na gënjesh. E dëgjoj kryeministrin kur thotë se në sajë të modelit ekonomik që kemi shpikur ne, Shqipëria nuk ka pësuar krizë financiare si Gjermania, Franca, Anglia, Italia e shtete të tjera të Evropës. Po mirë, një mendje e shëndoshë do thoshte, krizë financiare nuk pësuan as Shqipëria, as Mali i Zi, as Maqedonia e as Kosova. Po pse nuk i kapi? Berisha thotë sepse ka një model ekonomik shqiptar. Asnjë ekonomist, asnjë nobelist i ekonomisë në botë nuk diti ta trillojë, dhe e trilloi atë model ekonomik Sali Berisha me Ridvan Boden. Si nuk kapi kriza financiare as Maqedoninë, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Kosovën? Kjo ka ndodhur sepse nuk kanë prodhim. Kriza kapi vendet me zhvillim të lartë si Amerikën, Japoninë, Francën, Anglinë, Gjermaninë etj. Po pse kjo? Sepse këto shtete prodhojnë shumë dhe gjithçka. Ai që është i zhvilluar dhe i pasur, ai edhe e pëson krizën. Ai që nuk ka gjë, nuk ka se çfarë të pësojë. Po kë po gënjen kryeministri..." a.n.
Comments
Ty po te fyjne turqit ne

Ty po te fyjne turqit ne shtepine tande dhe nuk po ban za o Qose !!!!!!!!

I vetmi qe po na fyen ne

I vetmi qe po na fyen ne shtepi je ti Paul. Shko e merr u me punet e Tirolit, na ler ne hallin tone. Dhe Qoses nuk ia ke bere koken qe t'i drejtohesh ashtu, kupton?

Je qe je, meqe te punon kyci per linqe akoma, na sill pak ndonje prove c'po kerkon turku valle, konkretisht? Ke ndonje leter, liste, dokument apo vetem lloqe azili?

"Qetesohu" turk !!!!

"Qetesohu" turk !!!!

Add new comment